128 vjet më parë u krijua Società Nazionale Albanese në Kalabri

E enjte, 28 Mars, 2024

128 vjet më parë, në prillin e vitit 1895 u themelua Società Nazionale Albanese (Shoqata Kombëtare Shqiptare) nga një kongres arbëresh, i mbajtur në Kalabri, e cila u drejtua nga Jeronim de Rada. Në shkurt të vitit 1897, drejtues i shoqatës u zgjodh Anselmio Lorekio, i cili në këtë kuadër, themeloi edhe gazetën “La Nazione Albanese”. Tre vjet më vonë, “Società Nazionale Albanese” u transferua me seli në Romë, nga ku pati një jetë shumë aktive deri në vdekjen e Lorekios (1924). Fryma aktive patriotike u pasqyrua në të përdyjavshmen “La Nazione Albanese”, e cila në historinë e shtypit shqiptar, njihet si gazeta që ngriti në shkallë cilësore nivelin e shtypit mbi Shqipërinë në gjirin e arbëreshëve të Italisë. Faik Konica me revistën “Albania” hedh themelet e gazetarisë shqiptare politike, kulturore, shoqërore, letrare e artistike në gjuhën shqipe. Gazetaria shqipe pasurohet me të përdyjavshmen “Albania e vogël” (numri i parë më 1 nëntor 1899), fletore me kahje të dukshme politike, që Faik Konica e boton në vitet 1899-1903 krahas revistës “Albania”. Po atë vit, më 1897, dalin edhe dy fletore: e përjavëshmja “Shqipëria”(1897-1899) e Bukureshtit në gjuhët shqip e rumanisht (numri i parë 10 maj 1897) dhe gazeta shqipe “Zani i Scyptarit” në Borgo Erizo, zëdhënëse e komunitetit shqiptar të Zarës në Dalmaci. Avokati arbëresh Genario Lusi më 1 maj 1898 hedh në qarkullim gazetën dyjavore “La Nuova Albania” (Shqipëria e Re), “Organ i Komitetit politik shqiptar të Napolit”, që do të vijojë gjatë viteve 1898-1899 dhe 1904 me disa ndëprerje. Anselmio Lorekio më 1899 fton në Romë dy prej personaliteteve të njohur të Rilindjes kombëtare, Mehmet Frashërin dhe Dervish Himen, të cilëvë u beson  në Romë gazetën dygjuhëshe, shqip e frëngjisht “Zen’i Shqipenisë” (Echo d’Albania). Burimi origjinal, këtu: