Arbëreshët, Eparkia dhe misioni shekullor i ruajtjes së identitetit

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Në datën 11 Prill 2023, me rastin e ceremonisë “Vallja” pranë Eparkisë së Ungrës, rreth orës 9 e 20 minuta bëri një vizitë Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Vjosa Osmani.

Zonjën e Parë e priti përzemërsisht  Peshkopi Donato Olivieri në Katedralen San Nicola Di Mira. Ja si u shpreh Ai: E nderuara Presidente e  Republikës së Pavarur  Vjosa Osmani-Sadriu.

Mirë se na erdhe në  zemrën e Arbërisë sonë shekullore  të kulturës  dhe rilindjes  kombëtare shqiptare.

(Siç e shikojmë Peshkopi vë në planë të parë, vëllazërinë e një gjaku, kombin.)

Pastaj vazhdon: “Vizita Juaj në këtë qeli episkopale nderon  historinë e popullit besimtar arbëreshe, i cili gjatë gjashtë shekujve ka ruajtur dhe mbrojtur gjuhën”. (Vëmë re se alfa e besimit është gjuha arbëreshe, boshti i kishës.)

Peshkopi në fjalimin e tij shton: Shumë studiues arbëreshë kanë ardhur të studjojnë në seminaret që zhvillohen Kosovë, për mësimin si dhe për kulturën shqiptare pranë Universitetit të Prishtinës.

Arbëreshë, njerëz të kishës, morën pjesë edhe në çështjen e Pavarësisë së Kosovës, siç është At Antonio Bellusci i cili  për punën e tij u nderua me medaljen e artë nga i ndjeri Presidenti Ibrahim Rrugova. Peshkopi përmendi edhe profesorin Latif Berisha, të cilët kanë shkrirë energji për shpërndarjen e kulturës shqiptare në Arbëri.

Në fund Peshkopi e falenderon dhe i uron me zemër Presidentes lidhje kulturore dhe shpirtërore  gjatë  qëndrimit të Saj në zemrën e Arbërisë si edhe në Eparkinë Bizantine.

E mbyll fjalimin e tij me fjalët: Zoti krijoi qellin dhe tokën,  bekohe popullin vëlla të Kosovës, jepi prosperitet dhe paqe në liri. I lutemi shenjtores Mëmë Tereza me gjak shqiptari, për të përhapur mirëqenie dhe të ndihmojë të sëmurët kudo në botë.

Eparkia arbëreshe bizantine e Ungrës është ngritur në vitin 1919, por kultura bizantine arbëreshe ka një kulturë të gjatë dhe të rëndësishme në mbajtjen gjallë të gjuhës, ritit, identitetit. Gjithmonë ka vendosur në plan të parë gjuhën arbëreshe. Institucioni i kishës bizantine arriti të krijonte një gjuhë koine arbëreshe në 1968, që mos të humbisnin gjuhën. Për të ruajtur identitetin dhe forcuar Eparkinë si institucion i botës arbëreshe ajo krijoji  organin e saj   dy gjuhësh “Lajme\ Notizie” si edhe liturgjinë  të mbahej përveç gjuhës italian, dhe greke është edhe ajo arbëreshe.

Eparkia, është pjesëmarrëse në të gjitha aktivitete që organizon bota arbëreshe, përfshirë edhe  ato aktivitete të arbëreshëve të konvertuar në ritin latin,  ku ajo gjithmonë dërgon  përfaqësuesit e saj, sepse qëllimi i Eparkisë  është të mbajë gjallë identitetin arbëresh.

Nëse do ti kthehemi historisë do të shohim se populli shqiptar ka qenë i besimit të krishtere. Dokumentat dhe historianët rrëfejnë se deri në 1440 kishat në Kosovë ishin të popullit shqiptar. Në gadishullin shqipfolës, ritet filluan të mbaheshin në gjuhën sllave, ndërsa në jug vazhdonte riti në gjuhën greke.

Pjesa veriore e Shqipërisë, Shkodra deri në Durrës besimi mbahej në riti latin.

Durrësi ishte vetmi territor  ku praktikoheshin dy ritet;  latin, edhe  bizantin grek.

Me pushtimin otomanë, shumë u konvertuan në fenë islame, shumë të tjerë u dëbuan.

Kosova, ka një popullsi të besimit  Islam. Myslimanët janë 96% e popullsisë (kryesisht synite, dhe një pakicë e vogël sufiste), krishterët ortodoksë 1.5% dhe katolikët janë 2.2% në bazë të regjistrimit te fundit. Ndoshta nuk ka asgjë të keqe të besosh lirshëm në fenë që do, dhe  besimi ngelet  diçka personale  deri në ato momente kur ajo nuk  bëhet tendencë, nuk përdoret strategji, apo  të  abuzohet  për qëllime politike – ekonomike, për ndryshe nuk quhet më besim.

Sipas  hulumtueses Edith Durhamit gjatë shtegtimeve të saj nëpër Ballkan vuri re se kur ajo  pyeste popujt se kujt etnie i përkisnin ata përgjigjeshin sipas besimit të tyre; orodoks, të krishterë, etje. Shqiptarët ishin të vetmit që përgjigjeshin: Jam Shqiptar!

(Më tërhoqi kjo foto,  Presidentja  e Kosovës, Peshkopi Olivieri, dhe në një kënd të saj, është Papa  Klemente Albani.

Bota arbëreshe e Eparkisë mbledh rreth vetës të gjithë arbëreshët, të kujt besimit qofshin ata.

Eparkia bashkon nuk ndan.

Në fund të fundit Feja e shqiptarit është shqiptaria!

Nga – Ornela Radovicka, Qëndra Albanologjike A. Bellusci \Frasnitë\ Cosenza