Filantropi dhe biznesmeni i njohur, president Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporë Shqipare Lazim Destani vijon mbështetjen prej dekadash ndaj shtresave në nevojë. Kësaj here, për festën e Bajramit, kompania e tij “Ecolog” ka përgatitur kupona me vlerë të caktuar, ndërsa është në përfundim e sipër shpërndarja e tyre. Përkujdesja ndaj familjeve sociale ka qenë dhe mbetet pjesë e pandashme e donacioneve, që kompania Ecolog realizon në kuadër të përgjegjësisë korporative shoqërore. Z.Destani uron që ky donacion të sjellë lehtësira dhe ngrohtësi te këto familje në Tetovë, si dhe në komunat rurale të këtij qyteti.
Edhe 1 vit më parë, kompania Ecolog iu ka ardhur në ndihmë qindra familjeve në pamundësi ekonomike, në Maqedoninë e Veriut, që të festojnë e gëzojnë si gjith të tjerët. Kujtojmë se më parë, kompania Ecolog ka dhuruar mijëra pako me ndihma esenciale për familjet e prekura nga përmbytjet në Mitrovicë, Skenderajt dhe Klinës. Po ashtu edhe ndihma, për tërmetin që goditi Shqipërinë në 2019.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.