Komuniteti shqiptar i Selanikut promovon krijimet e publicistit Shefqet Meko

E enjte, 16 Maj, 2024

Komuniteti shqiptar i Selanikut ka promovuar krijimet  “Saga përtej Atlantikut” dhe “Viza Amerikane” të publicistit dhe shkrimtarit me banim në Amerikë Shefqet Meko.

Në sallën e “Cafe Theatro” të Teatrit Mbretëror të Selanikut, në një atmosferë vëllazërore u zhvillua një bashkëbisedim jo vetëm letrar midis “ikanakëve”, siç i quan metaforikisht emigrantët, publicisti Shefqet Meko.

Për librat e autorit, folën miqtë e ardhur nga Shqipëria, ish Ambasadori dhe shkrimtari Arben ÇEJKU, Komisioneri i Avokatit të Popullit dhe shkrimtari Ahmet PRENÇI, Dr. Rafail Lipi dhe Dr. Luan Zyka.

Te ftuarit nga Shqipëria, Arben ÇEJKU dhe Ahmet PRENÇI, pasi diskutuan për vlerat shoqërore dhe artistike të krijimtarisë së shkruar të autorit, përshëndetën dhe përgëzuan Komunitetin Shqiptar të Selanikut për arritjet e tij dinjitoze në shoqërinë greke, për fëmijët e emigrantëve shqiptarë, që nëpër universitete dhe kudo tregojnë shkallë te lartë aftësie dhe kulturore duke fituar respektin dhe besimin e shoqërisë greke.

Autori, Shefqet Meko, i cili është mbështetës aktiv ne shtyp i veprimtarive të Komunitetit Shqiptar të Selanikut, shprehu me emocion dhe respekt mirënjohjen e tij ndaj shqiptarëve të Selanikut, duke theksuar se “shqiptarët e Amerikës kanë se çfarë mësojnë nga veprimtaritë dhe arritjet e Komunitetit Shqiptar të Selanikut”.

Librat e tij, autori ua dhuroi të pranishmëve në shenjë respekti për emrin e mirë që shqiptarët e Selanikut kanë në Diasporë.