Kolanë unikale e mendimit ekonomik shqiptar

E enjte, 25 Prill, 2024

Nesër më 11 prill 2023, në Sallën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë përurohet në orën 11.00 Kolana me tetë libra për ekonominë, seicili voluminoz me mbi 500-600 faqe, që Akademiku i njohur Anastas Angjeli, ish-Ministër i Financave të Shqipërisë, i dhuron kujtesës së kombit.

Arritje e patjetërsueshme e mendimit ekonomik shqiptar

Kolana është arritje e patjetërsueshme e mendimit më të avancuar ekonomik shqiptar të kohës, e prodhuar nga një mendje sa vrojtuese aq edhe analiste, sa konkluduese aq edhe largpamëse. Tetë librat e kolanës janë tetë dëshmi të jashtëzakonshme, të mirë dokumentuara  dhe të detajuara të kalvarit të ekonomisë dhe shoqërisë sonë, nga tranzicioni i vështirë i viteve 1990-1998, për të ardhur në fundin e tranzicionit të gjatë dhe me Shqipërinë në portat e Evropës. Një udhëtim i mrekullueshëm në kohë për ekonominë tonë, i ngjizur me analiza të thella dhe tregues të pasur statistikorë, me një penë të lehtë në përshkrime dhe krahasime të shkencës së ekonomisë dhe financave publike dhe jo vetëm. Në këtë udhëtim plot stacione arritjesh ekonomike, por edhe gropa dështimesh të vendit, Akademik Angjeli ndalet në “Tranzicionin dhe Stabilizimin Ekonomik 1998-2008”, në “Tranzicionin ekonomik drejt stacionit të fundit dhe krizën globale Shtator 2005-Qershor 2013”, në “Tranzicionin dhe Lirinë Ekonomike në Shqipëri”, në “Ethet e krizës, krizën globale , atë të Eurozonës dhe Shqipëria”, në “Reformat për zhvillim ekonomik dhe social”, në “Përballjen me krizën e koronavirusit dhe pasojat e tërmetit. Këto stacione janë dhe titujt e gjashtë nga tetë librat e kolanës, për të arritur tek libri përfundimtar, kushtuar fundit të tranzicionit dhe Shqipërisë në portat e Evropës.

Udhëtim i jashtëzakonshëm në majat dhe honet ekonomike të vendit

Ky udhëtim i Akademik Anastas Angjelit, pasi përshkruan të gjitha vështirësitë e tranzicionit tonë të gjatë, mangësitë dhe privacionet, eksodin e jashtëzakonshëm të emigracionit ekonomik me përmasa gati biblike, përfundon me nota optimiste dhe me një perspektivë të qartë për të ardhmen ekonomike të vendit. Fuqia e këtij “Ditari të Tranzicionit Ekonomik”, sikurse e quan çdo libër të kolanës vetë Profesor Anastasi, është se jo vetëm që shërben si një fill lidhës për të gjithë narrativën e shndërrimeve tona ekonomike në këta 33 vite tranzicion(1990-2022), por dhe se ka ditur të kapë të plota arësyet objektive të këtyre shndërrimeve, për të analizuar arritjet dhe dështimet, për të evidentuar shanset e humbura, por edhe për të dhënë prognozën e nje zhvillimi, këtej e tutje, të bazuar në avantazhet krahasuese të vendit, në reforma strukturore të terezitura si duhet dhe në qeverisjen e mirë të tij.

Kolana, “Eldorado” për studentët dhe të apasionuarit e ekonomisë

Profesor në fushën e ekonomisë dhe financës, me një kontribut të shquar, veçanërisht në atë të Financave Publike dhe të Reformave Strukturore në Ekonomi, Akademik Angjeli i ka dhënë një ndihmesë të patjetërsueshme profesoratit të Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit Shteteror të Tiranës, ku ka dhënë mësim që nga viti 1982. Ai është themeluesi i një prej universiteteve jo-publike më cilësore të vendit, Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Rektor i këtij Universiteti që në vitin e themelimit 2009 e deri në vitin 2013, Profesor Anastasi kontribuon si anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë që prej vitit 2009. Ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, që nga viti 1991 e pa ndërprerje deri në vitin 2005, si dhe disa herë drejtues i komisioneve parlamentare të Kuvendit për çështjet ekonomike e financiare, ku ka ditur të ofrojë dhe menaxhojë diskutime e propozime që kanë sjellë përmirësime të shumta të ligjeve ekonomike të vendit. Akademik Angjeli ka shërbyer me pasion e devotshmëri si Ministër i Ekonomisë, Ministër i Financave dhe Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale, për një periudhë të gjatë kohe gjatë tranzicionit të vendit. Akademik Angjeli është evidentuar edhe si një publicist i aftë dhe i thellë i mendimit tonë ekonomik, përmes artikujve të herëpashershëm në të përditshmet kryesore të vendit, plot nerv e ritëm, me përshkrime të qarta analitike të dukurive dhe problematikave ekonomike të kohës, duke dhënë edhe opinionin e tij për zgjidhjet optimale të këtyre problematikave. Krahas kontributit të gjatë dhe cilësor në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, akademik Angjeli është edhe anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, bankës sonë qendrore, si dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës.

Faleminderit nga zemra, Profesor Anastasi për kolanën që do të prezantoni nesër, këtë dhuratë të vyer ndaj mendimit ekonomik shqiptar, e cila do të shndërrohet në “Eldorado” jo vetëm për studentët e ekonomisë, por edhe për të gjithë të apasionuarit pas shkencës së bukur të ekonomisë dhe financave publike.