Istanbul 1939/Deklarata për shtyp e kryetarit të Federatës Shqiptare në Bullgari

E mërkurë, 24 Korrik, 2024

“Istanbul” ka botuar, të hënën e 3 korrikut 1939, në faqen n°2, deklaratën e Adil Ali Serezit, kryetarit të Federatës shqiptare në Bullgari, pas takimit asokohe me Mbretin Zog në Stamboll, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqiptarët do të shpëtojnë atdheun e tyre

Adil Ali Serezi, president në Bullgari i Federatës Shqiptare, ndodhet prej disa ditësh në Stamboll. Federata u organizua për të ndihmuar Shqipërinë për të rifituar pavarësinë e saj.

Serezi pati një bisedë me ish-mbretin Zog përpara se mbreti të nisej për në Rumani. Z. Serezi planifikon të kthehet në Bullgari pas disa ditësh. Ai i tha një redaktori të “Tan” :

Unë erdha në Turqi, të cilën të gjithë shqiptarët e konsiderojnë si atdheun e tyre të dytë, për të realizuar këtë takim me mbretin. Unë isha veçanërisht i lumtur që pashë sërish Stambollin, qytet ku kam bërë studimet e mia. Ne të gjithë ndjejmë mirënjohje të thellë për qeverinë republikane turke për mikpritjen e saj, për popullin turk, vëllanë tonë, i cili në këto ditë të hidhura për ne, tregoi konsideratë ndaj nesh. Kemi biseduar shpesh me Mbretin tonë Zog I. Më vjen keq që nuk mund t’ju them asgjë për udhëtimin që ai po ndërmerr për të shkuar në Paris dhe Londër.

Por është mirë të mos harrojmë që shqiptarët nuk do të jetojnë kurrë pa atdhe. Ne do të punojmë, secili deri në vdekje, për të shpëtuar atdheun. Ditët e skllavërisë kanë kaluar prej kohësh. Në shekullin e 20-të, njerëzit nuk do të mbajnë kurrë zinxhirin e skllavërisë. Ndonëse Shqipëria u aneksua sot nga Italia, ne nuk e kemi humbur shpresën.

Herët a vonë Shqipëria do të rilindë.

Një natë më parë ish-mbreti Zog i Shqipërisë deklaroi se po largohej për të realizuar disa nga idetë e tij për Shqipërinë dhe shtoi : Sa të jemi gjallë, nuk do të heqim dorë nga pavarësia e Shqipërisë.