Si sot më 5 prill 1873 lindi Nderi i Kombit Hafëz Ali Korça

E shtunë, 20 Prill, 2024

“O Mëmëz o halle-madhe ç’gjëmë e zezë të ka zënë Bijt ‘e tu s’mentohen fare rrugëvet të kanë lënë Të pamëshirçmit s’të shohin , nuk kujdesen për ty fare Të kanë lënë të shkretë, xhveshur,zbathur e pa ngrënë.”

Hafëz Ali Korça (1873-1956). Veprimtar i Lëvizjes Kombëtare, mësues, poet e publicist. Lindi në Korçë,   më 5 prill 1873 ku kreu shkollën e mesme (idadije). Studimet e larta i kreu për Teologji e Filozofi në Stamboll. U kthye si myfti në Korçë, ku u përkujdes për hapjen e një shkolle të mesme (idadije), ku dha mësim në gjuhën shqipe edhe vetë.

Mori pjesë në kongresin e Manastirit (1908) dhe në kongresin e Dibrës (1909).

Në vitin 1908 shpallet Kushtetuta (Konstitucioni) dhe Hafiz Aliu, në Korçë qe i pari që mbajti fjalimin e rastit për Kushtetutën. Më 1909, në Kongresin e Elbasanit u vendos formimi i shoqërisë “Përparimi”. Udhëheqja e parë e kësaj shoqërie u zgjodh në Korçë më 18 shtator 1909. Kontributi i Hafiz Aliut në këtë shoqëri ishte i madh për shkak të personalitetit dhe figurës së tij të rrallë.

Me rastin e ardhjes së Princ Vidit (1914), mbajti një fjalim në gjuhën frënge.

Kreu detyrat e kryemyftiut të Këshillit të Naltë të Sheriatit në Shkodër (1918) dhe kryetarit të Këshillit të Naltë të Sheriatit në Tiranë (1918-1924). Në vitin 1900 botoi: “Historia e shenjtë dhe katër halifete”, “Treqind e tri fjalët të I mam Aliut”, “Jusufi me Zelihanë e Mevludi shqip”. Në vitin 1914 botoi “Alfabeti Arabisht” për mësimin e gjuhës arabe; “Gramatika”,” Syntaksa shqip-arabisht” dhe “Fjalime për shkollat e mesme” (1916);” Myslimanija për shkollat fillore”; “Shtatë ëndrat e Shqipërisë” (1924), “Kurani i Madhënueshim e thelbi i tij “(1926) etj. Përktheu:” Gjylistani” (Trëndafilishte) të Sadiut (1925) dhe “Rubaijati” Katroret e Omer Khajamit (1942) etj.

Me vendosjen e diktaturës, Hafiz Ali Korça u burgos dhe u internua, si pasojë e bindjeve të tij  vdiq në Kavajë, më 31.12.1956.

Më 15 shkurt 2017, Presidenti Bujar Nishani e vlerësoi pas vdekjes me dekoratën “Nderi i Kombit”.