“Aleksandri i Madh” i regjisorit Ervin Musabelliu premierë në Hollywood

E martë, 30 Prill, 2024

“Aleksandri i Madh, Historia e patreguar”, e regjisorit dhe aktorit Ervin Musabelliu u shfaq në Hollywood
Me 31 Mars, 2023, shqiptarë me banim në Los Angelos, Arizona , San Diego u mblodhën për një natë të paharrueshme, në zemër të Hollivudit!
Ata festuan premierën e shumëpritur të filmit me metrazh të shurtër “Aleksandri i Madh, Historia e patreguar”, e regjisorit dhe aktorit Ervin Musabelliu.
Shfaqja premierë përfshiu Open Wine Bar, Foto në Tapetit të Kuq, profesionistë të Industrisë së filmit, kinematografisë si dhe pyetje e përgjigje rreth filmit.
Regjisori dhe aktori Ervin Musabelliu ka punuar për këtë film për 3vite e gjysëm. Premiera e filmit përkoi dhe me ditëlindjen e tij të 35-të.
Duke patur eksperiencën e tij me gjashtë çmime dhe katër nominime nga filmi i tij i parë “Dark Web”, Ervin Musabelliu zgjodhi projektin e tij më të vështirë dhe më testues deri më sot – një histori për Aleksandrin e Madh. Për 3 vjet e gjysmë, Ervini është zhytur thellë në botën komplekse dhe enigmatike të Aleksandrit. Ai jo vetëm që po tregon historinë, por po luan edhe Aleksandrin – një përgjegjësi monumentale në të cilën ai e merr shumë seriozisht. I lindur dhe rritur në Shqipëri deri në moshën dhjetë vjeçare, ai ndjen se Aleksandri nuk është vetëm një rol për tu luajtur… por ai e shikon atë dhe si paraardhësin tij! Prandaj ky nuk është thjesht një projekt tjetër për të, por kjo eshtë një sfidë personale!
Ervin Musabelliu është futur me gjithë shpirt në këtë projekt, dhe këtë e tregon përgatitja e tij fizike, stërvitja e tij me shpata, shtiza, kalërim, si dhe një vrapim 50 miljesh në dëborë, në Minesota.
Ervin Musabelliu, në fjalën e tij të hapjes I kushtoi një falenderim të veçantë prindërve të tij Engjell e Valbona Musabelliu, vëllait Adnan Musabelliu, si dhe të afërmve e shoqërisë për mbështetjen morale për këtë projekt.
Përmbledhje e ngarjeve të pasqyruara në film.
I shtyrë nga një endërr për madhështinë dhe shpresat e mëdha për t’u bërë një ditë mbret, bota e Aleksandrit përmbyset kur babai i tij, Filipi e internon atë dhe nënën e tij Olimpian larg nga Maqedonia për arsye të padrejta. I dëshpëruar thellë në mërgim dhe i dëshpëruar për përgjigje, Aleksandri dorëzohet në ceremonitë rituale dionisiane të udhëhequra nga Olimpia me shpresën për të zbuluar të ardhmen. Dhe kështu fillon historia jonë; një eksplorim i botës së mbrendshme shpirtërore të Aleksandrit, e pasqyruar përmes ëndrrave dhe vizioneve që I ndodhin atij. Çfarë është e vërtetë? Çfarë është një iluzion? Dhe më e rëndësishmja, cila është e vërteta? Kjo është historia e djaloshit që pushtoi botën, por duket se nuk mundi kurrë të pushtojë veten! Kjo është…Historia e patreguar e Aleksandrit të Madh!
Një rol të rëndësishëm në realizimin e këtij filmi me metrazh të shkurtër ka luajtur trajneri kryesor i kuajve Ty Nitti, një trajner veteran kuajsh me më shumë se 30 vjet përvojë në këtë fushë. Ai mori përsipër një mision të pamundur: përgatitjen fizike dhe shndërrimin e aktorëve pa përvojë në kalërim, në kalorës të egër të lashtësisë, zotërim të shtizave e mburojave në dorë, duke kalëruar.
Drejtori i fotografisë Amza Moglan me një përvojë mbi 10vjeçare prapa kamerës si dhe suksesi nga Filmat “Dark Webb” e deri te “There Will Be Blood” me Daniel Day Lewis, e bënë atë një pasuri të vërtetë për ekipin.
Ekspertët e gjuhësisë, Brian D. Joseph me Lindon Dedvukaj dhe Clayton Marr ndihmuan të rikrijojnë gjuhën e lashtë të zhdukur maqedonase.
Brian D Joseph pas diplomimit në Harvard në 1978 me doktoraturën e tij në Gjuhësi, është profesor i shquar i gjuhësisë në Universitetin Shtetëror të Ohajos për më shumë se 30 vjet!
Zona e ekspertizës së Brian-it është mjaft e gjerë, por ai është i fokusuar para së gjithash në studimin e ndryshimit të gjuhës, veçanërisht në lidhje me gjuhën greke në të gjitha fazat e saj historike, nga mikenasja e deri te greqishtja moderne, duke përfshirë parahistorinë e saj dhe mënyrën se si përshtatet ajo në familjen e gjuhëve indo-evropiane dhe gjithashtu kontaktet e saj më të fundit të rëndësishme me gjuhët fqinje në Ballkan. E thënë thjesht, kur bëhet fjalë për rikrijimin e gjuhës së lashtë maqedonase, nuk ka njeri më të kualifikuar se Brian D Joseph.
Historiani, John Maxwell O’Brien
që fatkeqësisht nuk jeton më (1939-2022), ishte historiani dhe konsulenti aktiv i Ervinit për më shumë se një vit! John ishte një profesor emeritus i historisë në Queens College, City University of New York. Ai ka shkruar shumë mbi botën e lashtë dhe mesjetare, por ishte puna e tij dhe dekadat e kërkimit që ai shpenzoi për Aleksandrin e Madh me të cilat ai u bë i njohur. Prof. Maxwell O’Brien ishte më shumë se një historian, ai ishte një mentor dhe një mik. Kontributi dhe pasioni i tij ndaj këtij projekti nuk do të harrohet kurrë, prandaj dhe ky filmi I dedikohet Prof. John Maxwell O’Brien.
Në këtë film merr pjesë dhe një aktore me origjinë Kosovare e lindur në Suedi , Vjosa Halili.
Gjithashtu në përgatitjen fizike të Ervinit ka dhënë kontribitin e tij të çmuar, djaloshi nga Kaçaniku Besnik Gashi, kampion në Arizona në 2021 në artet marciale, JiuJitsu,
MMA fighter 3:0 record.
I urojmë talenteve të reja Shqiptaro-Amerikane suksese të mëtejshme në projektet e ardhshme, në misionin fisnik të pasqyrimit të të vërtetave historike./ Dielli/