Austri/ Mbrëmje shqiptare me shkrimtarin Arben Kallamata në Vjenë

E shtunë, 20 Prill, 2024

Të shtunën e kaluar u organizua nga “Glanz-Ing. Tendler Perfomerces” një mbrëmje interesante me shkrimtarin, publicistin, gazetarin dhe blogerin shqiptar që jeton në Kanada, Arben Kallamata.

“Një mbrëmje që filloi shumë e qetë, ndërkohë që inspiroi pyetjet më largpamëse që angazhojnë nocionin e shqiptarisë në shekuj. Mes rreshtash dhe antitezash u diskutua rreth identitetit të popullit shqiptar, duke shtruar një pyetje legjitime, gjendet ai ende në një krizë të pa rikuperuar apo është thjesht një trend i nivelit të personalitetit kombëtar momental?” thuhet në njoftim.

Një pyetje interesante që u shtrua përreth dy romaneve të autorit qe: A është e afërt apo e largët ideja e pasqyrimit të shqiptarëve të Arben Kallamatës?

Këto pyetje apo le të themi më mirë nocione dhe mentalitete shqiptare i trajton Kallamata në dy romanet e tij “Hijet e muzgut” dhe “Un Mort” duke rikthyer historinë nëpërmjet stilit të rafinuar letrar, gjë që njihet relativisht vonë në traditën e letërsisë shqiptare. Fokusi qëndron nën penën tërheqëse të Kallmatës në ndërthurjen e elementeve historikë dhe mitologjikë duke i dërguar këto në një dimension antitezash në të cilin ai pozicionon dhe nocionin e identitetit të shqiptarëve. Sigurisht fantazia e tij si dhe pena analiste dhe tejet metaforike ofrojnë për lexuesin një përjetim të veçantë, të paharrueshëm.

Përpunimi i të kaluarës është një hap i rëndësishëm për zhvillimin dhe rigjetjen e “UNIT” filozofik dhe identitar shqiptar. Projektimi dhe reflektimi i të kaluarës sonë na tregon së fundmi siç thotë dhe Gandhi: “Historia i mëson njerëzit që ata s´mësojnë nga historia.” Pra, vlen për ne shqiptarët, që dikur duhet të fillojmë të mësojmë nga historia jonë.

Mbrëmja u organizua nga “Glanz-Ing. Tendler Perfomerces”, Znj. Ingrid Mukeli Tendler, Z. Benson Tendler, Znj. Matilda dhe Z. Arben Seferi, Z. Arben Spiro etj.

Romanet e Arben Kallmatës mund ti gjeni në librarinë Adrion si dhe në Amazon.