Ish-diplomati Syla, ftesë qeverive tona për promovim në SHBA, Kanada dhe Izrael

E premte, 26 Prill, 2024

Donat Syla, ish-konsull i përgjithshëm i Kosovës në Toronto të Kanadasë, u ka bërë thirrje qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës që të përkrahin një iniciativë të nisur nga ai për prezantimin e vlerave më të mira kombëtare para botës. Përmes një postimi në Facebook ai ka njoftuar se deri më tani janë publikuar nëntë artikuj në revista prestigjioze në SHBA, Izrael dhe Kanada, përmes së cilave promovohen të dyja shtetet. “Kjo ka ardhur si rezultat i vizitës së mikut tim, gazetarit Dave Gordon në fillim në Kosovë pastaj edhe në Shqipëri gjatë shtatorit të vitit të kaluar” ka thënë ai. “Artikujt në këto revista prestigjioze kanë pasur impakt të madh në prezantimin e vlerave më të mira të Kosovës dhe Shqipërisë para hebrenjeve të mbarë botës”.

Syla ka njoftuar se një grup prej gjatë gazetarësh pritet të vijnë nga Kanadaja dhe SHBA-ja për të vizituar Kosovën dhe Shqipërinë gjatë muajit gusht të këtij viti, dhe si rrjedhojë do të ngrihet imazhi i vendeve tona para botës. “Impakti i punës së tyre në ndërtimin e imazhit atraktiv të vendeve tona do të ishte pakrahasimisht më i madh sesa kosto që duhet të bartin institucionet në suportimin e vizitës së tyre”.

Në një deklaratë për gazetën “Diaspora Shqiptare” Syla thekson: “Qëllimi i vizitës së tyre është të shkruajnë për historinë, traditën, kulturën dhe mikpritjen shqiptare. Planifikohet që vizita të jetë rreth shtatë ditë, dhe gjatë kësaj kohe ata do të vizitojnë vendet me peshë historike dhe kulturore në trojet shqiptare”.

Ai e ka bërë publike ftesën që ia ka adresuar ministres së jashtme të Shqipërisë Olta Xhacka, ministres së jashtme të Kosovës Donika Gërvalla, ministres për kulturë të Shqipërisë Elva Margariti dhe ministrit për kulturë në Kosovë Hajrulla Çeku.

Edhe sa ishte në detyrë në Kanada, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Toronto të Kanadasë së bashku me organizatën hebreje të këtij qyteti “Yad Vashem” patën organizuar një ngjarje domethënëse për dy komunitetet këtu: shqiptare dhe hebreje. Të dyja bashkorganizuan ekspozitën me fotografi të shqiptarëve të Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare që i dolën në ndihmë popullit mik hebre në periudhën më të vështirë për ta, në Luftën e Dytë Botërore. Ekspozita e quajtur “Besa- Kodi i Nderit” u hap në prani të një numri të konsiderueshëm të komunitetit shqiptar dhe hebre në Kanada, si dhe në praninë e korit diplomatik në Toronto. Ngjarja u pasqurua me pozitivitet nga disa media kanadeze.