BM/Kadija:Nëse do ishim komunitet kriminelësh,s’do ishin kryebashkiakët mes nesh

E shtunë, 20 Prill, 2024

Kreu i qeverisë, Edi Rama udhëtoi sot drejt Britanisë, kudo të zhvillojë një vizitë 3 ditore. Në takimin me kryeministrin Rishi Sunak, në fokus të bisedimeve pritet të jenë edhe emigrantët shqiptarë që futen ilegalisht përmes gomoneve.

Gazetarja Anila Kadija foli për Report Tv duke thënë se takimi i kryeministrit mirëpritet nga emigrantët. Ajo shtoi shqiptarët nuk kanë sindikatë në Londër, por vetëm organizime shoqërore që funksionojnë në mënyrën më të mirë.Ajo tha se në organizimet e tyre marrin pjesë edhe kryetarë bashkish, të cilët nuk do t’i mbështesnin nëse ishin grup kriminelësh.

“Ne nuk kemi sindikatë, thjesht organizime shoqërore që funksionojnë shumë mirë. Londra është shumë e madhe kështu që edhe shoqatat janë të shtrira në shumë pjesë gjeografike por përfaqësojnë gjuhën e kulturën. Vetë përfaqësuesit e shtetit marrin pjesë në organizimet. Sa herë që organizohen gjëra të ndryshme për shkollat shqipe në Londër, kemi midis nesh kryetarët e bashkive. Nëse do ishim komunitet kriminelësh, nuk do ishin as kryetarët e bashkive mes nesh”, tha Kadija.

Po ashtu, Kadija u shpreh se problematikën e fluksit të emigrantëve që kalojnë kanalin e La Manshit duhet ta zgjidhë Franca me Anglinë. Faktin që i drejtohen shqiptarëve si kriminelë, Kadija thotë se i kujton vitet e emigrimit në Itali kur i cilësonin njësoj sic bëjnë sot në Britani.

“Duke qenë se është rritur numri i emigrantëve, është një problematikë që shtetet duhet ta zgjidhin mes tyre. Mendoj që është mes Francës dhe Anglisë. Shqiptarët lëvizin të lirë drejt zonës Shengen. Në momentin që arrijnë në kufirin e Francës me Mbretërinë e Bashkuar, atëherë lind pyetja e madhe pse janë kundra ligjit. Më kthehet një retorikë diskriminimi që e kam përjetuar në vitet e parë të emigracionit në Itali. Atje nuk thoje dot që je shqiptar se të thonin kriminel. E njëjta është krijuar edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Nëse neve vetë si komunitet jemi punëtorë, njerëz që i kemi mësuar mirë rregullat, s’kemi pse të kemi frikë e tërheqje ndaj familjeve tona e fëmijëve tanë pse Suela tha atë shprehje. Ashtu ishte konteksti politik në atë moment, s’po përballonin dot situatën dhe përmendën fluksin emigrator. Kemi nevojë që shteti shqiptar të mbrojë të drejtat e komunitetit shqiptar”, tha Kadija.

Çështja e emigrimit të shqiptarëve në drejt Britanisë së Madhe pati nxitur një debat të madh, për shkak të deklaratës së ashpër të sekretares së Brendshme Britanike Suella Braverman, e cila i cilësoi shqiptarët që shkojnë drejt Britanisë me gomone, si kriminelë dhe pushtues. Kjo nxiti edhe reagimin e madh nga ana e shqiptarëve në Britani të Madhe, të cilët organizuan edhe protestë të madhe në Londër, ku i kërkuan që Braverman të kërkonte ndjesë për deklaratën.