115 vite më parë, Fan Noli mbante meshën e parë shqipe në SHBA

E shtunë, 27 Prill, 2024

Më 22 mars 1908, në Boston të SHBA-së, At Theofan Stilian Noli, i njohur si Fan Noli, festoi meshën e parë në gjuhën shqipe. Atë ditë u krijua kisha e parë shqiptare ortodokse përtej Atlantikut, kisha e Shën Gjergjit.

Këto dy ngjarje kanë një rëndësi të madhe jo vetëm për historinë e kishës ortodokse autoqefale, por edhe për çështjen tonë kombëtare.

Në Boston disa shqiptarë ishin pjesë e Kishës Ortodokse Greke, e cila i kundërvihej me forcë çështjes kombëtare shqiptare. Kur një prift ortodoks refuzoi t’ia kryente shërbesat e fundme të ndjerit Kristaq Dishnica, Noli me një grup shqiptarësh patriotë krijuan Kishën e pavarur (Autoqefale) Ortodokse Shqiptare.

Noli, prifti i parë i kishës së re, u shugurua prift më 8 mars 1908 nga kryepeshkopi Platon Rozhdestvensky i Kishës Ruse në Shtetet e Bashkuara, në kushte jo fort të qarta.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 