Luiza Gega e jashtëzakonshme, vendos rekord kombëtar në Lille të Francës

E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Atletja shqiptare Luiza Gega ka vendosur një tjetër rekord të ri kombëtar në garën e 5 kilometrave. Në eventin prestigjoz “Semi Marathon” që u mbajt në Lille të Francës, Gega fiksoi kohën e 15 minutave e 16 sekondave, 23 sekonda më pak se rekordi i mëparshëm.

Nëse do ta kishte bërë këtë distancë rruge prej 2 sekondave më pak, Luiza do të kishte thyer edhe rekordin ballkanik të kësaj kategorie. Me këtë rekord të arritur, ajo u klasifikua në vendin e shtatë, por vlen të theksohet se ky rezultat ishte më i miri i arritur nga sportistët evropianë në një aktivitet që pa të konkurronin atletet më të mira të botës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.