Tek “Bijtë e Shqipes “, në ditëlindjen e Llazar Veros

E premte, 19 Prill, 2024

Një ditë plot emocione e festive ishte ajo e shtunë, për të gjithë  pjesëmarrësit në drekën e shtruar nga shoku e miku ynë z. Llazar Vero, në 75 vjetorin e lindjes së tij.

Tashmë janë bërë të zakonshme takime  festive për raste të tilla nga shumë anëtar e veprimtar të shoqatës atdhetare-kulturore “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia. Vetëm gjatë muajit mars, janë të njoftuara edhe dy të tjera. Por kjo e kësaj dite të datës 11 mars 2023, ishte  e veçantë. Ishte e tillë, sepse do të festonim për Llazarin, bashkatdhetarin tonë që gjatë 25 viteve që banon me  familjen e tij këtu në Filadelfia, ka vërtet një bilanc të suksesshëm jete, larg vendlindjes. Nuk e kam fjalën e suksesit ekonomik, pasi në këtë anë është si të gjithë ne emigrantet e tjerë, pra jeton mirë në këtë vend të pa krahasueshëm ndoshta. Por jo! Unë e kam te suksesi i tij me i madh që lidhet me përpjekjet e punën e pa pushimtë në drejtimin e një grupi intelektualësh shqiptar 21 vite më parë, me synimin e krijimit të një shoqate atdhetare-kulturore, e cila shumë shpejt u bë një  realitet.

U gjet edhe emri kaq i bukur me të cilin u pagëzua kjo shoqate: BIJTË e SHQIPES.

Ndoshta edhe emri i ngacmonte ndjenjat e bashkatdhetarëve për t’ju afruar asaj, megjithëse siç

ndodh rëndom në të tilla raste, vështirësitë e fillimit janë të mëdha. Por faktori më i rëndësishëm i pasurimit të vazhdueshëm numerik të anëtarësisë së saj vit pas viti, i kësaj jetë aktive që mendoj se nuk ka të krahasuar me shoqata të tjera, është puna plot pasion e këmbëngulje, plotë dëshirë bashkimi e trashëgimi të gjuhës së bukur shqipe e historisë tonë kombëtare. Sigurisht në arritjet e deritashme të shoqatës, qëndron merita e çdo anëtari të saj, e këshillave drejtues së bashku me gjashtë kryetarët që kanë drejtuar ndër vite shoqatën e shkollën shqipe si pjesë të saj, qëndron puna e kontributi i jashtëzakonshëm i mësueseve të kësaj shkolle duke e konsoliduar atë çdo vit e më mirë. Përveç këtyre, një faktor tjetër shumë i rëndësishëm që ka bërë të mundur lartësimin e emrit  të shoqatës “Bijtë e Shqipes, është i gjithë komuniteti shqiptar këtu në Filadelfia e më gjerë, që është përgjigjur gjithmonë pozitivisht thirrjeve për mbështetje e kontribut financiar në rastet e fatkeqësive deri tek fushatat me masive siç ishin ato për blerjen e Godinës së re për qendër të komunitetit e shkolle shqipe, si dhe për strehimin e dy familjeve në shpi të reja në Ishëm te Durrësit, të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit 2019.

E në këtë mori faktorësh të suksesit që kanë arritur “Bijtë e Shqipes, veçohet roli i veçantë i intelektualit të pa lodhur kurrë z. Llazar Vero.

Llazari është arsimuar për gjuhë – letërsi në Universitetin e Tiranës, por nuk e ka ushtruar këtë profesion të bukur, pasi u përzgjodh për të punuar si gazetar në gazetën “Bashkimi” të kohës. Dhe me sa duket, ky “inat“ i brendshëm i tij për tradhëtimin e profesionit të mësuesit, e ka detyruar që të jetë njeriu më i motivuar këtu në emigracion veçanërisht në ndihme të shkollës shqipe Gjuha Jone.

Xhaxhi Llazarin, nxënësit e kësaj shkolle e shohin çdo të dielë në pritje të tyre, në ngrohjen e ambientit të shkollës, në mbikëqyrjen e mësueseve por edhe duke bërë ndonjë qortim të ëmbël për vëmendje në mësim të nxënësve, duke u shpërndarë ujin, patatinat e çokollatat në kohën e drekës, apo duke biseduar me to si prind e si ta duam atdheun tonë…

Le të kthehemi tek festimi i ditëlindjes, në sallën e shoqatës “Bijtë e Shqipes. Rreth 25 veta ishin ulur pranë tavolinave të shtruara bukur në dy anët e kësaj salle, të mbushura me plot ushqim të servirur nga La Fontana Restaurant, që falë shpirtit e atdhetarisë të profesor Enver Parllakut, po ofrohet në shumë veprimtari të tilla të komunitetit, si dhe  pije të ndryshme si  verë, birrë e raki shqiptare.

Z.Llazar uroi mirëseardhjen për të gjithë pjesëmarrësit duke i falenderuar njëkohësisht. Në vazhdim ai evakuoi shkurt disa momente të jetës këtu në Filadelfia, mbresa e kujtime nga puna e vështirë e fillimit të misionit të nisur, por edhe kënaqësinë e viteve në vazhdim e deri më sot për arritjet e suksesshme që janë shënuar nga shoqata dhe shkolla shqipe Gjuha Jone.

Falenderoj çdo njërin për kontributin e dhënë në çdo lloj forme, në rrugëtimin tone 21 vjecar,- thotë Llazari. Veçanërisht, vazhdoi ai, dua të falënderoj sekretarin jetë gjatë të shoqatës, z. Vlashi Fili, me te cilin e kemi nisur rrugën dhe që  atëherë as nuk jemi ndarë, as nuk jemi ndalur.

Ne tashmë i njohim mirë të dy intelektualët tanë. Njëri inxhinier e tjetri gazetar. Gjatë këtyre viteve ata kanë dhënë e marrë nga njeri tjetri shumë, me qëllimin për ti shërbyer interesit të misionit të nisur. Kanë kompensuar njeri- tjetrin me cilësitë e karakteret disi të ndryshme, dhe  janë pajtuar me thënien se “ veçanërisht intelektuali jeton edhe për të tjerët”. Prandaj ata i shikon bashkë e në diskutime të vazhdueshme për ndonjë shqetësim apo ndonjë punë të pa realizuar akoma.

Në këtë botë, nuk ka aq rendësi se ku qëndrojmë apo jetojmë, por në çfarë drejtimi ne jemi duke lëvizur.  E, rrugëtimi  i deritanishëm i Llazarit, por edhe i të gjithë atyre që në një mënyrë apo një tjetër kanë mbështetur apo janë bashkuar në lartësimin jo vetëm të vetes por të

historisë e kulturës tonë nga vijmë, është duke lëvizur në drejtimin që duhet. Prandaj do ta uronin Llazarin sot miq të tij të vjetër, por edhe më të rinj. Sigurisht kryetari ynë z. Bujar Gjoka, do e vlerësonte atë duke i uruar jetë të gjatë e të lumtur.  Do ta uronte Abedin Teme 80 vjeçar, nga Çamëria, por edhe Bujar Çela nga Librazhdi, i riu i pa përtuar për ta shfaqur shpirtin atdhetar kudo ndodhet, i cili shoqërohej nga djali i tij Blerimi ish nxënës i shkollës shqipe qe ishte këtu për të uruar xhaxhi Llazarin në këtë ditëlindje. Edhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë, shokë e miq të përbashkët, por edhe veprimtar të shkëlqyer të shoqatës, uruan me fjale zemre duke e falenderuar gjithashtu për punën e kontributin mbështetës që ai i ka dhënë kësaj shoqate e shkollës shqipe Gjuha Jonë. U bashkuan në këto urime e intelektual të fushave e zonave të ndryshme nga trojet shqiptare, si Eqeremi Murataj, Adil Likaj e Sami Zaimaj nga Mallakastra, Lutfi Brami, Niko Banaj e Vangjel Haxhistasa nga Berati, Petrit Zanaj e Sotir Goxhaj nga Vlora, Sadik Elshani nga Kosova, Tajar Domi nga Dibra e Kukësi, Hys Hasa e Hamdi Gjana (te dy “Nderi i Qarkut Kukësi” ) si dhe sekretari Ali Sopaj nga Kukësi, e të tjerë pjesëmarrës në këtë drekë festive.

Urojnë, gëzojnë por edhe kontribuojnë këta njerëz të mirë. Sigurisht me mundësitë që kanë, pasi asnjeri prej tyre nuk menaxhon ndonjë biznes. Dhurojnë çdo të mërkure të javës për shkollën shqipe nga $1 dollar secili, pasi pinë kafen së bashku dhe e paguajnë atë. Ndoshta dikujt i duket pak. Po, vërtet është simbolike vlera, por mesazhi i këtij veprimi është shumë i gjerë. Ai shpreh faktin se veprimi më i bukur në jetë është dhurimi. Të mos harrojmë se edhe pema i krijon frutet e saj për të tjerët, ashtu si dhe çdo krua e dhuron ujin dhe nuk e përdor për vete. Si për të mbështetur këto parimësi të jetës, që në shumicën e kohës i harrojmë, z. Eqerem Murataj bën prezent porosinë prej $100 dollar dërguar nga bashkatdhetari ynë i nderuar haxhi Xhelal Kupa për ndërtesën e re të shoqatës, duke i uruar edhe mikut të tij Llazarit jetë të gjatë. E ndjej pa i jap,- i ka thënë Xhelali. Veprimi, por edhe fjalët e tij, flasin vetë. Prandaj edhe ne nuk duhet ta ndalim mendimin pozitiv vetëm për vete, por ta ndajmë me të tjerët që të jemi sa më shumë në krahun e duhur pozitiv.

Këtij qëllimi i ka shërbyer edhe vizita e Drejtores të Shkollës 9 Vjeçare “ 1 MAJ “ – Tirane, znj.Entela GJONDEDAJ –  LIKA, pranë shoqatës “Bijtë e Shqipes” dhe që ishte e pranishme në këtë ditëlindje. Ajo ka ardhur për të dhuruar, gjithashtu. Të urosh e të vlerësosh të tjerët për punët e mira në shoqëri e komunitet, është një dhurim po aq i madh sa ai financiar, shpesh shumë më i rëndësishëm. Në mbrëmjen festive te 7-8 marsit këtu në Filadelfia, ajo u dorëzoi Certifikata Mirënjohje mësueseve aktuale të shkollës “ Gjuha Jone “, Rajmonda Bardhi, Rudina Bani, Irini Zenelaj, Adelina Muzhaqi e Mimoza Sotiri, si dhe kryetarit të shoqatës “Bijtë e Shqipes” Bujar Gjoka, për atë punë të madhe e plot pasion të tyre në trashëgiminë e gjuhë shqipe ndër brezat e fëmijëve tanë. Pasi e uroi z. Llazar në këtë 75 vjetor të lindjes tij, znj. Entela jehoi me këngët labe rreth të cilës shumë shpejt u formua grupi me Sotirin, Petritin, Samiun e xha Abedinin duke i dhënë me shumë bukuri këtij festimi.  Gazetarja e çmuar në komunitetin tonë  Eva Dori, që tashmë ndjek pa u lodhur e me pasion çdo  veprimtari tonën, edhe këtu është e vëmendshme për të fiksuar foto e video të shumta. Dhe në respekt të kësaj pune të madhe të Eves, për pasqyrimin e çdo hapi festiv, arritjeve të bizneseve në Filadelfia e veçanërisht shkollës  shqipe, në mbrëmjen e 7-8 marsit ajo pati një surprizë nga kryetari Bujar Gjoka, i cili i dorëzoi asaj mes emocioneve vlerësimin  “ Nderi i Komunitetit “. Urime Eva.

Kështu, mes urimesh, vlerësimesh e dhurimesh edhe për të tjerët, festuam 75 vjetorin e intelektualit, drejtues i grupit te themelimit të shoqatës Bijte e Shqipes, por i pa ndalshëm me kontributin e tij edhe sot pranë kësaj shoqate e shkollës shqipe “Gjuha Jone “.

Nga Tajar Domi

Filadelfia, 11 Mars 2023