Propozimet e Komunitetit Shqiptar në Greqi për Kodin e Emigracionit

E martë, 23 Prill, 2024

Prezent në konsultimin publik të projektligjit të ri të ministrisë së Emigracionit, me reforma aktuale e të domosdoshme

Nga Irfan Abazaj*

Ministria e Emigracionit dhe Azilit të Greqisë ka mbyllur procesin e konsultimit në publik të projektligjit të fundit shtesë të “Kodit të Emigracionit”. Në maratonën katër ditore prezent ka qenë Komuniteti Shqiptar në Greqi, me propozime konkrete e reformuese të neneve përkatëse, në dobi të integrimit të mëtejshëm të komuniteteve të huaja e veçanërisht shqiptarëve në shoqërinë vendase.

Reformat e kërkuara janë parashtruar në platformën elektronike përkatëse brenda afatit, duke shënuar dhe një risi përsa i përket komunikimit të organizatave emigrante e të shoqërisë civile nga drejtues emigrantë me institucionet shtetërore.

Konkretisht, përfaqësi e komunitetit ka aplikuar për reforma në nenet me numër 12, 63, 144, 162, 164 dhe 171 të projektligjit shtesë të “Kodit të Emigracionit”.  Në një përmbledhje, komuniteti kërkon:

Përcaktim me ligj të afatit të lëshimit të lejës së qëndrimit brenda afatit 2-3 mujor

Reformim të ligjit për punëtorët sezonalë sipas kërkesës së punëdhënësve në Greqi dhe jo përcaktim sipas zonave nga ministria, që pati dështuar deri tani, si dhe zgjerim të punësimit përveç sektorit të bujqësisë

-Në Kategorinë e Lejeve Afatgjatë, të parapërcaktohen konkretisht të ardhurat e kërkuara vjetore.

-Mospagesë e kuponit taksë-tatim për lejen e qëndrimit e plotë, por sipas kategorive shuma përkatëse.

-Reformë në legalizimin e moshës së tretë, njohje e familjarëve nga fëmijët e tyre të ligjshëm.

-Punësim në vendet vakante të sektorit përkatës të shërbimit të emigrantëve, në ministrinë e Emigracionit. Mungesa e nëpunësve është një plagë disavjeçare, ngarkesa e madhe e punës nuk përballohet, me rezultat vonesa e procedura tërkuzë që shkakton vonesa e probleme në familjen emigrante.

*Autori është Sekretar i Përgjithshëm i organizatës gjithëpërfshirëse “Komuniteti Shqiptar në Greqi”