Poetja shqiptare Irma Kurti botohet në Amerikë

E premte, 29 Mars, 2024

Pas botimeve të fundit në Kili dhe në Serbi, poetja shqiptare Irma Kurti boton në
Amerikë librin me poezi “One day you will tell me” (Një ditë do t’më tregosh). Libri
botohet me logon e shtëpisë botuese Southern Arizona Press në Amerikë me botues
Paul Gilliland. Parathënia është shkruar nga kritiku letrar Lorenzo Spurio kurse
imazhi i kopertinës është i fotografit Biagio Fortini. Vitin e kaluar kjo vepër u botua
në gjuhën italiane me titullin “Un giorno mi racconterai” nga Shtëpia
Botuese Akademia Barbanera. Shkëpusim një fragment nga parathënia: “Ky libër
është aq i pasur me jetë, me emocione dhe imazhe që shikojnë me pasion drejt një të
kaluare që largohet gjithnjë e më tepër nga një përditshmëri fluide. Poetika e Irma
Kurtit është e vëmendshme ndaj veçanësisë të situatave, ndaj imazheve që kanë
forcën t’i sjellin në mendje kujtime të gjalla, të këndshme për t'u kujtuar, si një fllad
ajri, por në të njëjtën kohë edhe të dhimbshme, sepse zbulojnë distancën nga e
djeshmja e shkujdesur dhe gati hyjnore, e jetuar në plotësinë e ndjenjave dhe në
shoqërinë e figurave të dashura siç janë prindërit, të cilëve u është dedikuar
përmbledhja poetike. Irma Kurti, e cila është një poete e thellësisë, në përvijimin
etimologjik të fjalës ‘poezi’, e tregon veten si një grua e vëmendshme dhe e pasionuar
në gjurmimin në letër, falë vështrimit gjenial dhe krijimit që e mbështet atë, të
imazheve, formave e ndryshimeve që na bëjnë të pyesim veten dhe na magjepsin…”
Irma Kurti është një nga poeteshat shqiptare më të përkthyera dhe më të
botuara në shtete të ndryshme të botës. Librat e saj, përveçse në Shqipëri, janë botuar
në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Francë, Itali, Rumani, Turqi, Kosovë,
Filipine, Kamerun, Indi, Kili dhe Serbi.