Java e Kulturës së Kosovës nis në Portugali

E martë, 23 Prill, 2024

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë njoftuar qytetarët dhe bashkatdhetarët në Diasporë për nismën më të re “Javën e Kulturës jashtë vendit” e cila do të nisë me Portugalinë.

“Nisma e përbashkët është marrë me qëllim që të prezantohet skena artistike dhe kulturore e Kosovës, tek populli i vendeve të ndryshme me program kulturor dhe artistik përgjatë një jave. Java e Kulturës përfshinë një mori aktivitetesh që synojnë festimin e identitetit të pasur kulturor dhe format e larmishme të artit vendor, duke ia ofruar publikut të huaj një përvojë unike të talentit dhe potencialit artistik nga Republika e Kosovës” thuhet në  njoftim.

Për këtë nismë ka reaguar edhe zv.Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Liza Gashi.
“Jam shumë e lumtur dhe krenare që, për herë të parë, po e lansojmë programin e Javës së Kulturës jashtë vendit. Si Ministri e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, jemi të përkushtuar ta sjellim identitetin kulturor të Kosovës në skenën ndërkombëtare. Ky program i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që po lansohet përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Lisbonë, është një hap shumë i rëndësishëm për arritjen e këtij qëllimi”, shktuan Gashi në facebook.
Rrugëtimi i këtij programi fillon në Portugali, nga data 19 mars deri më 24 mars, me synimin për të vazhduar edhe nëpër vendet e tjera të botës. Aktivitetet e planifikuara përgjatë javës përfshijnë tri qytete: Lisbonën, Bragën dhe Porton. Atje do të prezantohet muzika, filmi, artet pamore, literatura dhe gastronomia me qëllim prezantimin e pasurisë dhe larmisë kulturore e artistike të Kosovës te publiku portugez dhe te Diaspora atje.
“Me këtë rast, i ftoj të gjithë qytetarët dhe miqtë tanë që të bëhen pjesë e kësaj jave të veçantë, duke iu bashkuar ngjarjeve të planifikuara. Programi i Javës së Kulturës i Kosovës jashtë vendit e ka fuqinë t’i bashkojë njerëzit dhe ta promovojë vendin tonë.
Do të dëshiroja të shpreh një falënderim të veçantë për ekipin e palodhur të Programit të Kulturës së Kosovës jashtë vendit, i cili punoi me shumë përkushtim dhe zell për ta sjellë atë tek audiencat ndërkombëtare. Gjithashtu, do të doja të theksoja përkushtimin e pashoq të ambasadorit të Republikës së Kosovës në Portugali, z. Ylber Kryeziu, dhe ekipit të tij, të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për ta mundësuar këtë program. Përveç kësaj, duhet t’i falënderojmë edhe institucionet e tjera që kanë ndihmuar në organizimin e këtij programi, si Filarmonia e Kosovës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Galeria Kombëtare e Kosovës, Qendra Kinematografike e Kosovës, artistët dhe shumë të tjerë”, shkruan më tej Gashi.
Për më shumë informata, vizitojeni faqen https://mfa-ks.net/kosovacultureweek/ Kosovo Embassy Lisbon