KKAD, uron të gjithë mësuesit për 7 Marsin!

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Të nderuar mësues, nxënës e prindër,

Më 7 Mars ne festojmë Ditën e Mësuesit, një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë ne si bashkësi kombëtare shqiptare në te gjithë globin. Mësuesia nuk është një profesion i lehtë. Kërkon durim, këmbëngulje, përkushtim dhe një dashuri të thellë për të mësuarit. Është një profesion që kërkon të japësh gjithçka, çdo ditë. Është një profesion që kërkon që të jesh gjithmonë duke mësuar, duke u rritur dhe zhvilluar si mësues dhe si njeri. Secili prej mësuesve e ka përballur këtë sfidë duke treguar çfarë do të thotë vërtet të jesh një mësues i shkëlqyer.

Në këtë Ditë të Mësuesit, theksojmë rëndësinë e arsimit shqiptar, rilindësve dhe të mësuarit e gjuhës shqipe. Gjuha shqipe është thelbi I ruajtjes së identitetit tonë kombëtar dhe i ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore dhe historike. Në këtë ditë ne nderojmë punën dhe angazhimin e palodhur të mësuesve, si dhe theksojmë sërish rëndësinë e arsimit dhe të mësuarit në jetën tonë. Arsimi është guri themeltar për zhvillimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe për rritjen e niveleve të jetesës. Mësuesit janë udhëheqësit dhe frymëzuesit në rrugën drejt njohjes së vetes dhe të botës. Ata ndikojnë në formimin e karakterit te brezit te ri dhe  bazën për të ardhmen.

Kjo ditë na jep mundësinë të reflektojmë mbi sakrificat dhe arritjet e rilindësve dhe të ndjehemi krenarë për atë që kemi arritur si popull. Ne urojmë që dëshmia dhe përkushtimi i tyre të vazhdojë të na frymëzojë edhe në të ardhmen, dhe të ndjehemi me krenari pjesë e historisë së madhe të Shqipërisë.

Në shekullin e 19-të, shqipja ishte gjuha e një popullate të vogël dhe kishte mbetur e izoluar për shumë shekuj. Megjithatë, dëshira për të zhvilluar një gjuhë shqipe moderne dhe shtetin shqiptar ishin bërë të padiskutueshme në kohën e Rilindjes Kombëtare te cilët në këtë kohë të ndjeshme,  ngritën zërin e tyre për të mbrojtur dhe për të zhvilluar gjuhën shqipe.

Shkolla e parë shqipe në Korçë, e hapur në vitin 1887, ishte një ngjarje historike e rëndësishme për popullin shqiptar. Kjo shkollë ishte e para  në të gjithë Shqipërinë, dhe ishte themeli i arsimit modern në gjuhën shqipe. Me hapjen e kësaj shkolle, filluan të mësohen shkrimi dhe leximi në gjuhën shqipe, duke u ndaluar kështu praktika e mësimit në gjuhën turke që ishte e praktikuar në shkollat e mëparshme. Sot, shkolla e parë shqipe në Korçë dhe mësuesit e saj janë një kujtim i rëndësishëm i historisë sonë kombëtare. Ata tregojnë se me përkushtim dhe ndërgjegjësim të duhur, njerëzit mund të ndryshojnë fatin e tyre dhe të vendit të tyre.

Mësuesit e parë të kësaj shkolle, janë personalitete të rëndësishme në historinë e arsimit në Shqipëri. Ata ishin atdhetarë të vendosur të përkushtuar e të guximshëm për të ndryshuar arsimin dhe kulturën e popullit shqiptar, duke krijuar një bazë të re të mësimit dhe një identitet kombëtar më të fortë. Kjo shkollë ishte thelbësore për promovimin dhe institucionalizimin e gjuhës shqipe në një kohë kur Shqipëria ishte nën sundimin osman.  Ata ishin pionierët e arsimit modern në gjuhën shqipe dhe mbajtën në dorë shpresat dhe ëndrrat e një kombi për të bërë përpara në një botë që ishte e dominuar nga pushtuesit, për të bërë një Shqipëri të lirë dhe të pavarur.

Në këtë kohë të globalizmit ky është një mësim i rëndësishëm që mund të aplikohet edhe sot kur sfidat janë akoma më të mëdha, kur kulturat dhe gjuhët po ndryshojnë dhe po zhduken me shpejtësi, ruajtja dhe mësimi i gjuhës sonë janë më te rëndësishme se kurrë. Duke e ruajtur dhe e promovuar gjuhën shqipe, ne e bëjmë kontributin tonë edhe për një botë më të diversifikuar dhe më të pasur në kulturë.

Në diasporë, ku shqiptarët  jetojnë në vende, shoqëri e kushte nga më të ndryshmet, mësimi dhe ruajtja e gjuhës shqipe është më e nevojshme se kurrë. Në diasporë, gjuha shqipe është një lidhje me identitetin dhe kulturën, dhe një mënyrë për të mbajtur lidhjen me vendlindjen.

Roli i mësuesve në diasporë merr një kuptim e rëndësi te veçantë thelbësore në ditët e sotme. Ata janë ura lidhëse me gjuhën e kulturën e origjinës, janë figura fisnike e atdhetarit. Ata inkurajojnë nxënësit për të mësuar dhe praktikuar gjuhën shqipe në mënyrë aktive dhe krijuese, duke përdorur letërsinë dhe kulturën tonë për ta bërë më të kuptueshme trashëgiminë  dhe vlerat tona kombëtare. Mësuesit kanë një rol të rëndësishëm në kultivimin e dashurisë dhe respektit ndaj gjuhës shqipe tek fëmijët tanë jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, Kosovës, Malit te Zi e Maqedonisë së Veriut, por sidomos në diasporë për të siguruar se ato nuk do te humbasin me kalimin e kohës.  Gjuha shqipe është një thesar i çmuar i kulturës sonë, dhe mësimi i saj në diasporë ndihmon në mbajtjen e trashëgimisë sonë të gjallë dhe të jetësuar në mesin e brezave të rinj.

Duke promovuar gjuhën shqipe dhe trashëgiminë tonë kulturore dhe historike, mësuesit  kontribuojnë në ruajtjen e  në forcimin e ndjenjës së përgjegjësisë dhe respektit ndaj trashëgimisë sonë. Duke u përkushtuar për arsimin dhe mësimin, ne jo vetëm që rritim mundësitë tona për sukses personal dhe profesional, por gjithashtu ndihmojmë në rritjen e kulturës dhe zhvillimin e shoqërisë sonë në tërësi.

Kështu, në këtë Ditë të Mësuesit, le të bëjmë një premtim për të punuar së bashku si shoqëri për të ndihmuar në rritjen e arsimit dhe kulturës sonë, duke e vlerësuar punën dhe kontributin e mësuesve tanë, dhe duke u përkushtuar në përmirësimin e arsimit dhe mësimdhënies.

Në fund, le të kujtojmë se arsimimi dhe mësimdhënia janë rruga drejt zhvillimit personal dhe kolektiv. Në këtë rrugë, mësuesit janë udhëheqësit tanë dhe ne duhet t’i vlerësojmë dhe mbështesim, duke e bërë kështu shoqërinë tonë një vend më të mirë për t’u jetuar.

Falënderojmë mësuesit për punën e tyre të palodhur për angazhimin dhe ndikimin e tyre te pazëvendësueshëm në jetën e brezit te ri. Në këtë Ditë të Mësuesit, urojmë suksese dhe lumturi për ju mësues fisnikë dhe për familjet tuaja. Urojme një Ditë të Mësuesit të mrekullueshme dhe suksese të mëtejshme në punën tuaj të çmuar.

Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD)

Mira Shehu – Zv. kryetare