Historia/ Si i ndihmoi Brindisi 27 mijë shqiptarë më 7 mars 1991

E shtunë, 20 Prill, 2024

“Ishin 27 mijë shqiptarët në arrati, nga diktatura dhe uria, të cilët u shpëtuan falë përhapjes së fjalës mes qytetarëve të Brindisit”. Duke kujtuar atë moment Bruno Mitrugno, drejtor i atëhershëm i Caritas thotë: “Kështu nëpërmjet përhapjes së fjalës për ndihmë ne i ndihmuam shqiptarët më 7 Mars 1991. Dhe për mendimin tim ne do ta bënim edhe sot këtë gjë”.

***

“Bën ftohë dhe deti ka qenë i trazuar një natë më parë. Shumë i trazuar. Mund të duket e çuditshme, por ky është fat. Një baba ecën me djalin e tij dhe shikon bankat e portit të Brindisit. Djali është 12 vjeç, babai i tij 42. Në horizont ai sheh shumë pika të vogla të cilat gradualisht bëhen më të mëdha. “Shiko, Paolo? Po asiston në një ngjarje historike ”.

Është mëngjesi i 7 Marsit 1991. Është mëngjesi i gati 30 viteve më parë. Është dita e eksodit të shqiptarëve. Ai baba quhet Bruno Mitrugno dhe është drejtor i Caritasit, i cili e di se çfarë do të ndodhë në orët në vijim.

Sot ai është mbi 70 vjeç dhe e kujton atë ditë me një zë që ndonjëherë i dridhet nga emocionet. Dhe ai përsërit, ndoshta vetvetes, ndoshta njerëzve të sotëm të Brindisit: “Nëse do të ndodhte tani, jam i sigurt, do të zbulonim që jemi të mirë. Jo se do të bënim mirë me vepra, por do të silleshim mirë. Ne do të impenjoheshim sot, njësoj si atëherë për të ndihmuar vëllezërit tanë më fatkeqë. Mund të duket e pamundur në këtë epokë, por unë jam i sigurt për këtë. Brindisi do të aktivizonte tam tamin e  tij dhe ne sërish do të ndihmonim ata në vështirësi “.

Tam tami (me kuptimin përhapja e fjalës mes njerëzve të Brindisit) ishte atëherë thelbësor. Ashtu si ishte thelbësor deti i ashpër. Nëse do të kishte qene ndryshe, mijëra shqiptarë që u derdhën në portin e Brindisit me siguri do të ishin kthyer mbrapa, por me detin e trazuar nuk ishte e mundur. “Tam tami”, insiston Bruno Mitrugno. Fjalët “ne kemi nevojë për pelena” dhe ” nuk na duhen më makarona, tani na duhen konserva”. Dhe vendimi i prerë i kryetarit të bashkisë së kohës, Giuseppe Marchionna. “Caritas ngriti strukturat në terren por mikpritjen e bënë njerëzit e Brindisit, i gjithë qyteti. Madje edhe kontrabandistët ato ditë bllokuan trafikun e cigareve dhe përveshën mëngët për të ndihmuar”. “Ato ditë” janë një eksod, 27 mijë njerëz nga Shqipëria, që ikin nga varfëria, nga diktatura që ishte në agoni, në kërkim të një jete më të mirë, një jete të parë në ekranet e televizioneve jashtë shtetit që transmetonin programe nga vendi i bukur (il bel paese). Shërbimet sekrete shqiptare dhe italiane treguan që ishin të papërgatitur, në padije për atë që ndodhi. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Caritasin, sipas fjalëve të Bruno Mitrugno.

Ngjarja e 7 Marsit ishte shokuese, por Caritas i Brindisit ishte në gatishmëri të lartë. “Anije të ndryshme peshkimi me njerëz që iknin nga Shqipëria mbërritën këtu, ishte e zakonshme për ne në vitin 1990,” shpjegon sot ish-drejtori i Caritas. Kishte shumë intelektualë që kanë hipur në ato anije, anije peshkimi. Ata nuk mund t’i bënin më ballë shtypjes në anën tjetër të Adriatikut. Si rrjedhim ata erdhën bashkë me familjet. E kishim një perceptim të vagët të asaj çka po ndodhte në Shqipëri, na e tregonin “, shton Mitrugno. Ajo ditë, të paktën për Caritasin, nuk ishte befasi. Por ajo ishte një emergjencë e jashtëzakonshme. Dhe këtu hyn në lojë tam tami. Nevojiteshin gjëra bazike, të domosdoshme, duhej mikpritja. Dhe Brindisi në ato ditë u përgjigj. Qytetarët e thjeshtë, selitë e partive, të sindikatave, qendrat sociale. “Problemi ishte akomodimi – shpjegon Mitrugno – Dy netët e para këta njerëz fjetën në portin e Brindisit. U siguruan çarçafë plastikë për të mbuluar vëllezërit tanë shqiptarë. Pika e kthesës erdhi ditën e dytë. Anijet vazhdonin të vinin. Peshkopi i asaj kohe, Imzot Todisco, vendosi të dilte në qytet dhe të shihte nga afër gjendjen e mjerueshme këtyre njerëzve. Pasi u kthye në zyrë, ai thirri prefektin. Për tu theksuar është fakti që qeveria Andreotti nuk dëshironte të ndërhynte për të ‘dekurajuar’ ardhjet e reja. Peshkopi tha se nëse prefekti nuk do të hapte shkollat ​​deri në mbrëmje, ai do të hapte kishat. Do të kishte qenë një shkatërrim nëse kjo do të ndodhte, pasi nuk kishte banjo në kisha. Dhe atëherë prefekti u bind, pasi ishte konsultuar me organet qeveritare. Shkollat ​​u hapën për të gjithë ata njerëz”.

Qeveria mungoi në dy raste: Në parashikimin e eksodit dhe në menaxhimin e situatës.

Qyteti i Brindisit e mbuloi këtë mungesë të dukshme me solidaritet. Por për Bruno Mitrugno kjo ishte më shumë si një mësim për njerëzimin: “Herë pas here më pyesin ‘po sikur të ndodhte sot? A do të silleshin njësoj njerëzit e Brindisit? Mund të duket absurde, por unë u përgjigjem Po, këtyre pyetjeve. Në atë kohë i gjithë qyteti tregoi humanizmin e tij duke ushqyer dhe duke ndihmuar vëllezërit në vështirësi. Edhe sot, për mendimin tim, Brindisi përsëri do t’i përgjigjej pozitivisht një kërkese kaq të fortë për ndihmë”. Përshtati nga italishtja DiasporaShqiptare.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 