Arsimimi është i kushtueshëm. Mos-arsimimi edhe më i kushtueshëm!

E enjte, 25 Prill, 2024

Me 7 mars 2023 mbushën 136 vjet të hapjes së shkollës parë shqipe në Korçë. Kjo ditë (7 mars 1887) për të cilën punuan, u vranë, u burgosën, u internuan e u helmuan mësues e veprimtarë të racës sonë nga armiqtë e shqiptarëve gjatë shekujve, përfshirë këtu edhe dekadën e fundit të mileniumit të XX në tokat shqiptare të mbetura padrejtësisht jashtë Shqipërisë, fatkeqësisht ditë të vështira për shkollat shqipe po vazhdojnë edhe sot në Kosovën lindore, Maqedoni e Mal të Zi.

Kjo Ditë drite me mësuesit idealistë hapën rrugë për të pasur flamurin e shtetin edhe shqiptarët në tokat e tyre denbabaden, të cilat copëtoheshin e gllabëroheshin para syve nga ardhësit e vonë në Gadishullin Ilirik. Ata frymëzuan e sinkronizuan luftën me laps e pushkë dhe Shpallën shtetin shqiptar, më 28 Nëntor 1912. Shkolla e vetëm shkolla çoi përpara gjithçka që ka të bëjë me arritjet tona matanë e këtej Drinit. Shkolla dhe mësuesit e mbajtën gjallë frymën shqip të qyteteve, fshatrave, fushave e maleve të okupuara, të cilat që kur mbiu lisi ishin shqiptare. Njerëzit e dijes dhe shkolla përgatiti rezistencën, bëri sensibilizimin e çështjes së pazgjidhur shqiptare në Kosovë, Maqedoni e Kosovën lindore. Mësuesit edhe në vitin 1990 kur mbylli shkollat regjimi shovinist serb, nuk u ndalën, punuan dhe ruajtën frymën kombëtare të shkollës dhe në krismat e para të pushkës për çlirimi e Kosovës: nxënës, student e të rinj tjerë lanë bankat, librat, punën dhe ju bashkëngjitën luftës. Dhe falë kësaj lufte, më 17 shkurt 2008 lindi shteti i dytë shqiptar, Republika e Kosovës. Më dhemb kur dëgjoj se shkolla shqipe nuk u bë ende ashtu siç betoheshim në tokë e qiell në kohën nën okupim se kur të çlirohemi shkollën do ta bëjmë sipas dëshirave tona e konform shkollave në shtetet perëndimore. Si punëtor me mbi tri dekada punë në arsim më ka merakosur  mos mbajtja e mësimit për 1 muaj në fillim të vitit shkollor 2022/2023 dhe rezultati në testin PISA duke renditur Kosovën në vendin e fundit dhe, përkundër këtij rezultati nuk kam vërejtur ndonjë përpjekje të organeve kompetente në ngritjen e cilësisë së mësimit. Po u vazhdua kështu me shkollën, siç është sot e politizuar, me pedagog më shumë partiak e biznesmen se edukatorë rezultati i ardhshëm i PISA do të jetë nën zero. Arsim është shtylla, është ardhmëria së cilës duhet dhënë rëndësi të dorës parë, investuar e përqendruar forcat në avancimin, modernizimin mbrojtjen e saj nga ndikimet ideologjike etj. se ata që nuk na duan vazhdojnë si gjithmonë për ta shkatërruar me propagandë, para e mjete tjera pa marr parasysh çmimin. Të shpresojmë se kjo gjendje alarmuese do të nxitë njerëzit e mirë për të ndërmarr masa dhe liruar shkollat e universitete nga të korruptuarit, të paditurit e pa punëtorët. Ministria e arsimit e shteti duhet ta dinë se arsimimi është i kushtueshëm, mos arsimimi edhe më i kushtueshëm.