Arbëresh/ 180 vite nga lindja e Zef Serembes

E martë, 16 Prill, 2024

Poeti i shquar arbëresh Zef Serembe lindi më 6 mars 1843 në Strigari të Kozencës. Ai ndoqi studimet në Kolegjin Arbëresh të San Adrianit, ku pati mësues Jeronim de Radën, me të cilin më vonë u bënë miq. Që në moshë të re u përfshi në Lëvizjet Garibaldiane dhe më vonë në lëvizjen çlirimtare në Shqipëri. Në vitin 1875 mori udhët për në Brazil, në kërkim të vajzës që dashuronte, por pa kaluar viti kthehet në vendlindje, ku vazhdon të mosgjejë qetësi. I tronditur shpirtërisht, merr sërish rrugët e mërgimit dhe përfundon në San Paolo të Brazilit, ku edhe mbyll sytë për herë të fundit në vitin 1901. Shumë prej dorëshkrimeve të tij kanë humbur, por një pjesë e tyre janë mbledhur dhe botuar nga i nipi. Serembe lëvroi lirikën me tematikë të larmishme. Ai krijoi lirika atdhetare, filozofike, shoqërore dhe të dashurisë. Në vjershat atdhetare dallohet grishja për luftë kundër pushtuesit osman. Lirika e tij filozofiko-shoqërore dhe e dashurisë pasqyroi konfliktin midis individit dhe shoqërisë së kohës, duke sjellë një hero të ri, kryengritësin individual të vetmuar dhe të zhgënjyer nga jeta.