Kalaja e Rozafës në ekranin spanjoll

E martë, 17 Nëntor, 2026
E martë, 17 Nëntor, 2026

Kalaja e Rozafës në ekranin spanjoll

Media prestigjoze spanjolle, RTVE, ka përzgjedhur të bëjë pjesë të ciklit televiziv “Shtegtim me Juan e Migas”, Kalanë e Rozafës.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti në një postim në rrjetet sociale.

Margariti tha se kalaja e Rozafës do të vijë në ciklin televiziv përmes personazhit Juan dhe qenit të tij besnik, Migas, të njohur në median spanjolle si udhëtarë të pandarë.

Kalaja e Rozafës zgjon gjithnjë e më shumë interesin e mediave të huaja, si dhe artistëve të huaj ku kanë xhiruar edhe filma.

E lashta kala e Rozafës, në Shkodër vizitohet çdo ditë e më tepër nga të gjitha moshat, vend atraktiv ku historia, arkitektura, peizazhi fantastik ndërthuren në mënyrë të përkryer. Numri i vizitorëve është gjithnjë në rritje në këtë atraksion turistik, i cili përveç bukurive mban dhe misterin e historisë së Rozafës./ATA/

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.