10 artistë bashkëkohor midis Shqipërisë dhe Austrisë ekspozitë të përbashkëtt

E shtunë, 20 Prill, 2024

Piktura, instalacione, fotografi dhe skulptura janë pjesë e ekspozitës së artit bashkëkohor “Fenomenologjia e imazhit arketip bashkëkohor”. Ekspozita e celur në hollin e Muzeut Historik Kombëtar vjen e kuruar nga Ph. D. Oltsen Gripshi dhe bën bashkë dhjetë artistët më në zë të artit bashkëkohor të cilët jetojnë dhe krijojnë midis Shqipërisë dhe Austrisë, ku gjuha e artit pamor me të cilën ata paraqiten tek publiku shqiptar është sa e larmishme për nga teknikat e përdorura aq dhe gjithëpërfshirëse për nga tematikat e trajtuara.

Kjo ekspozitë prezanton punimet e artistëve Admir Përvathi, Adriana Marku-Sedaj, Christian Strassegger, Dastid Miluka, Elisabeth Gschiel, Gilbert Kleissner, Helidon Haliti, Michaela Knittelfelder-Lang, Naim Spahiu dhe Peter Wagner.

Kuratori Oltsen Gripshi tregon se kjo ekspozitë kërkon të përçojë tek publiku mesazhe të shumëfishta dhe shprehet se asnjëherë më parë marrëdhënia midis njeriut dhe natyrës nuk është bërë një çështje qendrore (absolute), si në debatet shkencore, ashtu edhe në ato estetiko-artistike në krijimtarinë e artistëve. “Gjithnjë e më shpesh, në përputhje me ndjenjën e përkatësisë së epokës aktuale, të së tashmes, bashkëkohores, artistët e mbështesin kërkimin e tyre artistik dhe filozofik-konceptual në zbulimin e marrëdhënies midis njeriut dhe natyrës. Një ndërthurje nocionesh e botëkuptimesh, njeriut dhe natyrës, që ka magjepsur gjithmonë antropologët, biologët, natyralistët dhe studiuesit e artit të interesuar për të kuptuar këtë lidhje të çuditshme, por thelbësore, e cila shumë shpesh kthehet edhe në konflikt mes tyre!”, shprehet Gripshi, kurator.

Ekspozita do jetë e hapur deri në datën 12/03/202.