Çmimi “Hans Christian Andersen 2023” vjen në Shqipëri

E shtunë, 20 Prill, 2024

Përkthyesi Klodian Briçi është fituesi i çmimit “Hans Christian Andersen 2023”. Ai u vlerësua me këtë çmim për përkthimin në gjuhën shqipe të vëllimit “Përrallat e Andersenit” botuar nga “Albas” në vitin 2020. Fituesi i çmimit u prezantua në Tiranë një aktivitet të organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

“Propozimi për “Përrallat e Andersenit” erdhi duke pasur parasysh që kjo vepër e plotë dhe shumë e vlerësuar edhe nga kritika shqiptare ishte e denjë për këtë gjykim botëror dhe këtë gjë e tregoi edhe çmimi që erdhi për herë të parë në gjuhën shqipe” tha gjatë prezantimit Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli.

“Ndjehem i kënaqur, ndihem i lumtur për marrjen e këtij çmimi. Nuk e prisja. Kur botuesja Rita Petro ma propozoi shtanga, u ngurosa por e pranova me kënaqësi. Por ka qene një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Unë përpara Andersenit kam përkthyer mbi 40 libra ndaj kisha edhe përvojën e madhe. Ky libër përmban 99 përralla dhe mendoj që është botimi më i plotë që ka ardhur deri më tani në shqip” u shpreh Klodian Briçi.

Ndërsa redaktorja e librit në gjuhën shqipe Sevi Lami Agolli tregoi se shtëpia botuese “Albas” ka punuar ngushtësisht me Klodianin pas përkthimit. “Pasi erdhi në redaksi puna me dorëshkrimin zgjati rreth tre muaj, çdo term, çdo fjali, çdo paragraf e kaluam në një sitë shumë të hollë. Dhe mendoj që ky përkthim i Andresenit në gjuhën shqipe e meritonte këtë çmim” tha ajo.

Ceremonia zyrtare e dhënies së çmimit do të mbahet më 2 prill 2023 në “Theatre of Odense” në qytetin e lindjes së Hans Christian Andersen, Odense në Danimarkë.

Komiteti “Hans Christian Andersen” e akordon këtë çmim që prej vitit 1996. Në këto 25 vite janë vlerësuar 74 organizata dhe individë nga 18 vende të ndryshme të botës. Ky çmim jepet në shenjë mirënjohjeje për arritjet e jashtëzakonshme në përkthimin, përshtatjen dhe promovimin e punës së Hans Christian Andersen në mbarë botën./Diasapora Shqiptare/

Mbi librin

“Përrallat e Andersenit” (Albas 2020) përmban 99 përrallat më të njohura të autorit danez, si “Teshat e reja të perandorit”, “Thopërçi dhe trëndafili”, “Ushtari trim prej kallaji”, “Bariu i derrave”, “Holger Danezi”, “Baulja fluturuese”, “Klausi i Madh dhe Klausi i Vogël”, “Sirena e Vogël”, “Galloshet e fatit”, “Gishtëza”, “Shitësja e vogël e shkrepëseve”, “Princi i lig”, “Kopshti Parajsor”, “Rosaku i shëmtuar”, “Poshtë pemës së shelgut”, “Këpucët e kuqe”, “Princesha dhe bizelja”, “Dy vëllezërit”, “Pesë kokrra bizele të një bishtaje”, “Mbretëresha e Dëborës”, “E bija e mbretit të kënetës”, “Trëndafili më i bukur i botës”, “Familja e lumtur”, “Hënës ç’i panë sytë”, “Lulet e Idës së vogël”, “Vasha e Akullit”, ”Gjyshja” etj.

Librin mund te blihet online këtu:

https://librarialbas.al/perrallat-e-andersenit?search=anderseni