Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga prej ditës së djeshme ndodhet në Larisa ku u takua dhe bisedoi me përfaqësues të Brigadës Zjarrfikëse të kërkim-shpëtimit të angazhuar pas aksidentit fatal të një dite më parë në Tempe, ku deri më tani rezultojnë të kenë humbur jetën 46 persona.
Znj. Hajdaraga vizitoi gjithashtu Spitalin Universitar dhe Spitalin e Përgjithshëm të Larisës, ku po trajtohen disa shtetas shqiptarë të lënduar nga ky aksident, për t’u informuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Ajo u takua me mjekë, por edhe me familjarë e të afërm të tyre, të cilëve u shprehu solidaritet dhe mbështetje në këto momente të vështira.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.