Greqi/Humbja e jetëve në aksidentin tragjik vendi në zi treditore deri në 3 mars

E premte, 29 Mars, 2024

Në zi treditor deri në 3 mars është vendi, me vendim të kryeministrit Mitsotakis pas aksidentit tragjik hekurudhor, me përplasjen kokë më kokë të dy trenave, dje në mbrëmje pak pas orës 23.00, në zonën Evangjelismos, në luginën e Tembi, afër qytetit Larisa.
Në dy trenat udhëtonin gjithsej 342 pasagjerë dhe 10 veta të personelit.
Deri tani numri i viktimave ka arritur në 40, ndërsa shifra pritet të rritet, me 7 trupa të jenë karbonizuar plotësisht. Ka filluar procesi i identifikimit, ku do të nevojitet kontrolli i ADN në mjaft raste.

Nga përplasja kanë mbetur mbi 100 të lënduar, 66 prej të cilëve kurohen në spitalet publike të Larisa, ndërsa 6 janë në repartin e reanimacionit në gjendje të rëndë.
Rreth 20 pasagjerë janë akoma në kërkim, në rrënojat e vagonëve.
Aksidenti ka ndodhur pasi nuk ka funksionuar saktë tabela e informacionit dhe treti i pasagjerëve është nisur më herët nga semafori i zonës Tembi, të dy trenat ecnin mbi të njëjtat shina, në të njëjtin drejtim për plot 12 minuta.

Hetimin e ngjarjes do e kryejë prokurori i lartë i Larisas për të mundësuar çdo investigim pa pengesa. Deri tani është arrestuar përgjegjësi i stacionit në Tembi që ishte dje në orar pune dhe dha urdhërin për nisjen e trenit të pasagjerëve.

Sindikata e punëtorëve të hekurudhës denoncon vonesa në realizimin e projekteve për tabela elektronike të sigurisë së lartë, që do shmangnin ngjarjen e frikshme.
Së fundi, kompania e trenave Hellenic Train ka anuluar itinerarit e trenave ditën e sotme, ndërsa pritet një deklaratë e re për rifillimin e qarkullimeve.