Shkupi < Scupi

E shtunë, 20 Prill, 2024
E shtunë, 20 Prill, 2024

Shkupi < Scupi

Ditët e fundit mediet u mbushën me lajmin e mirë të zbulimit të pllakës që mendohet se daton në shekullin e dytë, në mbishkrimin e të cilës figuron edhe emri “Dardanus”.

Zona në të cilën tashmë një vit e gjysmë po realizohen gërmime arkeologjike i ishte dhënë një investitori. Në momentin kur aty janë zbuluar mbetje arkeologjike investitori nuk ka pasur më të drejtë të vazhdojë punimet për ndërtim objekti. Përveç kësaj, investitori financon edhe gërmimet në atë zonë ku janë gjetur varreza të lashta, sepse për këtë gjë e detyron ligji. Pllaka e gjetur në zonën rreth rrugës “Skupi” nuk është dëmtuar gjatë gërmimeve dhe kjo dallohet me sy të lirë. Pllaka është zhvendosur në zonën e mbrojtur aty ku janë zbuluar rrënojat e qyteti Skupi.

Epitafi në sarkofagun e zbuluar ditët e fundit përmban emrin e Epikratusit, bashkëshortes së tij dhe tre djemve të tyre, ku djali të tretë i kishin dhënë emrin Dardanus. Nëna e Dardanusit ishte skllave dhe dy djemtë e saj të cilët i lindi para se të lidhtë martesë me Epikratusin, po ashtu lirinë e fituan më vonë. Pas kurorëzimit Epikratusi u bë edhe më një djalë, të cilin e quajti Dardanus. I pari nga tre djemtë e Ekipratusit që lindi i lirë.

Gërmimet në atë zonë planifikohet të vazhdojnë edhe për disa vite, sepse siç thonë arkeologët varret janë në katër shtresa. Nëse në të ardhmen aty do të lejohet ndërtimi i ndonjë objekti do të varet nga zbulimet që arkeologët do të bëjnë në të ardhmen, sepse ligji e përcakton kur një zonë mund të shpallet e mbrojtur. Zonat ku zbulohen varreza të lashta nuk shpallen të mbrojtura pas përfundimit të gërmimeve. (AG)

Për të mbështetur faktin se kjo tokë ka qenë qysh herët e banuar nga fise ilire ne do të japim një vështrim historik dhe historiko-gjuhësor.

SHKUPI

Një vështrim historik

Kryeqyteti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.  Është qytet i vjetër ilir me emrin Scupi. Forma e sotme fonetike Shkup është zhvilluar sipas ligjeve të fonetikës së shqipes nga forma antike Scupi, gjë që dëshmon, bashkë me emra të tjerë vendesh si Nish, Shtip, Sharr, se ka qenë pa ndërprerje në gojën e një popullsie shqipfolëse autoktone.  Scupi ka qenë qendër administrative e Dardanisë.

Në v. 518 u godit nga një tërmet i fortë shkatërrues. Mendohet se rindërtimi i tij nuk u bë mbi gërmadhat e qytetit të shkatërruar në Bardovcë, por në vendin ku sot është kështjella e Shkupit. Infrastrukturën e qytetit e përbënin ujësjellësi, sheshi i tregut, kanalizimet, muret mbrojtëse. Scupi kishte fituar statusin e kolonisë romake në kohën e dinastisë së Flavianëve (shek. I i e.r.). Është përmendur edhe në Tabula Peutingeriana .

Në v. 279-280 p.e.r. u plaçkit nga Gotët. Prej v. 518 të e.r. e deri në shek. IX Scupi nuk kishte ndonjë funksion të rëndësishëm në rajon. Në kohën e shtetit bullgar të Samuelit (976-1014), qyteti përmendët si qendër e peshkopale, ndërsa në shek. XII, gjeografi arab Al-Idrizi  e përmend si qytet të pasur. Gjatë sundimit të S. Dushanit , u bë seli e tij krahas Prizrenit. Pushtimi turk (1392) e gjeti Shkupin pa ndonjë zhvillim të rëndësishëm. Osmanët e kthyen  në një bazë të rëndësishme mbështetëse gjatë luftërave kundër forcave shqiptare nën udhëheqjen e Skënderbeut dhe më pas në qendër sanxhaku. Shkupi mori pamjen e një qyteti me arkitekturë orientale. Në sek. XV u ndërtua Ura e Gurit mbi Vardar, 150 m, ujësjellësi, Xhamia e Mbretit; më pas u ndërtuan xhami të tjera, hane, hamame, një bibliotekë fetare. Më 1677 kryepeshkop i Shkupit ishte P. Bogdani.

Gjatë luftës austro-turke të v. 1689 qyteti u shkatërrua gati krejtësisht. Në këtë kohë u bë qendër e garnizonit ushtarak të Austrisë. Për shkak se u përfshi nga një epidemi e kolerës, autoritetet austriake urdhëruan djegien e qytetit, që në atë kohë kishte 12.000 shtëpi dhe krahasohej me Pragën. E. Çelebiu  shkruan se në shek. XVII ky qytet kishte 10.000 banorë dhe një çarshi me 2150 dyqane. Me reformën administrative të v. 18641868 u caktua qendër e vilajetit të Kosovës. Me ndërtimin e hekurudhës më 1873, Shkupi filloi të zhvillohej më shpejt. Në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit  Shkupi ishte një nga qendrat kryesore të veprimtarisë së Lidhjes. Më 25 mars 1881 D. Pasha  me një ushtri të armatosur mirë e mori Shkupin me tradhti dhe arrestoi anëtarët e Komitetit të Lidhjes. Nga fundi i shek. XIX qyteti ishte shndërruar në qendër të rëndësishme administrative dhe ekonomike me 32.000 banorë, ndërsa në prag të luftërave ballkanike me 47.000 banorë. Në v. 1905 në Shkup vepronte Komiteti Për Lirinë e Shqipërisë ; që nga v. 1908 vepronte Klubi Bashkimi i Manastirit . ( FESH, 2008:821)

Gjatë Kryengritjes së përgjithshme të v. 1912  forcat e kryengritësve shqiptarë të komanduara nga I. Boletini e B. Curri –  çliruan Shkupin më 13-15 gusht. Më 14.10.1912  u zhvillua mbledhja e atdhetarëve shqiptarë, ku u vendos të luftohej me armë për lirinë dhe për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe për bashkimin e katër vilajeteve shqiptare në një shtet kombëtar. Gjatë Luftës së Parë Ballkanike  Shkupi u pushtua nga ushtria serbe dhe më 1913 iu aneksua Mbretërisë Serbe. Pas Luftës I Botërore iu aneksua Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. Në v. 1931 kishte 65.870 banorë. Pas Luftës së Dytë Botërore u caktua kryeqytet i Republikës së Maqedonisë në përbërjen e RFS të Jugosllavisë. Më 1948 Shkupi kishte 197.341 banorë. Nga ana administrative Shkupi përbëhet nga 10 komuna, 2 nga të cilat janë me shumicë shqiptare, kurse 2 të tjera kanë 2026% Shqiptarë. Në v. 1963  Shkupi pësoi dëme të mëdha materiale njerëzore nga një tërmet i fuqishëm. Falë ndihmave nga shumë vende të botës, qyteti u rindërtua dhe u zgjerua, u bënë ndërtime të reja moderne dhe shndërrime të konsiderueshme urbanistike, sidomos në infrastrukturë. Në Shkup kanë selinë institucionet qendrore administrative dhe kulturore-shkencore të Republikës së Maqedonisë: Parlamenti, Presidenca, Qeveria, Universiteti Kirili dhe Metodi, Akademia e Shkencave, Teatri Popullor, Teatri i Operës dhe i Baletit, Teatri i Kombësive, Radiotelevizioni i Maqedonisë etj.

Rreth emrit

Për emrin gjuhëtarët tanë dhe të huaj kanë dhënë mendimin e e tyre, prof. Çabej, i cili shënon se një analizë krahasimtare e toponomastikës në vështrimin që u ravizua tregon se trajtat e tanishme të këtyre vendeve shpjegohet me anë të fonetikës së shqipes. Kjo është një dëshmi që në këto anë elementi shqiptar banon paprerë të paktën që prej kohës greko-romake. Vetëm me anën e shqipes shpjegohet zhvillimi fonetik në këta emra topikë që dihen prej periodës antike: Nissus: Nish; Scardus : Sharr, Scupi: Shkup, Scodra:Shkodër etj. (Çabej ,III 1987:40)

Gjithashtu edhe prof. Demiraj mban të njëjtën linjë. Ai thekson se ka emra vendesh që dëshmohen në lashtësi me grupin nistor /sc-/ [ =sk] dhe që kanë mbijetuar në gjuhën shqipe, janë dhe Shkupi<Scupi-s, Sharr-i <Scardus, si dhe emri i lumit Shkumbin (khs Scampis=Elbasani i sotëm). Duke pasur parasysh që grupi nistor /Sk-/ tek Scodra dhe Scupi në gjuhën shqipe kanë dhënë /shk-/ , sepse ndiqej nga një zanore e radhës së parme. (Demiraj, 2015:176)

(Bib.: Fjalori Enciklopedik Shqiptar 2008, ASHSH; SF 1975,1975; Çabej, III 1987 “Rilindja”; Gjuha shqipe dhe historia e saj, Shaban Demiraj, Tiranë, 1988; Ilirët,  Pierre Cabanes 1988).