New York/30 vjetori i themelimit dhe veprimtarisë patriotike të Shoqatës “Kraja“

E premte, 26 Prill, 2024

Ditën e diel në mbrëmje (26 shkurt) Shoqata Kraja, nga Nju Jorku, festoi 30 vjetorin e themelimit me moton: “Tre dekada veprimtari patriotike, kulturore dhe humanitare në shërbim të komunitetit dhe kombit tonë. Udhëtim tre dekadash i mbushur me histori suksesi falë komunitetit tonë të mahnitshëm dhe mbështetjes së tyre të pafund”.

Në prani të një numri të madh të krajanve, (rreth 400 veta), mysafirëve, lider, dhe veprimtarëve të komunitetit shqiptar, përfaqësuesve të shoqatave, me një program të larmishëm kulturor e artistik, Shoqata Atdhetare “Kraja”, shënoi 30 vjetorin e themelimit me mbrëmjen festive, e cila u mbajt në njërin prej mjediseve luksoze të hotelit “ Hilton Hotel” në Staten Island – Nju Jork.

Të ftuar nderi ishin Marko Kepi, Shuqo Gjokaj, Edi Drishti, Jasin Gjokaj, Xhemo Lanica, Albert Salaj, Naser Nika, përfishirë edhe  Drita Pereziqi, Atdhetare e patriote, bijë e Krajës, e cila vinte enkas nga Kosova.

Prezantuesit thanë se Drita, vazhdon ti shërbejë shtetit të Kosovës dhe kombit Shqiptar: “Gjatë karrierës së saj 25 vjeçare, ajo ka shërbyer si këshilltare në Brigadën gjenerale të ushtrisë Amerikane, në Ministrinë e Brendshme, të Kosovës, përmes programeve amerikane, ndërsa, momentalisht është eksperte e jashtme në sektorin e Sigurisë Kombëtare në Presidencën e Republikës së Kosovës.

Soprano e njohur shqiptare Dëshira Ahmeti – Kerliu, këndojë himnin kombëtar shqiptar, ndërsa, vajza e saj Dea, himnin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë manifestim merrnin pjesë dhe zyrtar lokal përfaqësues të institucioneve të ndryshme të qytetit të Staten Island – New York, udhëheqës fetar, dhe mysafir të veçantë nga vendlindja, etj.

Bekimin e festës së 30 vjetori i themelimit dhe veprimtarisë patriotike të Shoqatës “Kraja“, e bëri së bashku me një përshëndetje, rasti Imami Edin Goni, nga Xhamia në Kuinsit- Nju Jork.

Kurse, në emër të komunitetit shqiptar përshëndeti n/kryetari i Vatrës, Dr. Pashk Camaj, si dhe në emër të mësuesve  Merita Gjokaj, dhe në emër të rinjve të shoqatës Kraja, Hannah Demiri.

Selman Haxhimurati, përgjegjës për programe kulturore e artistike, në shoqatën “Kraja”, i cili  kishte përgatitur skenarin e festës, së bashku me Hysen Kraja, Hannah Demiri, Arlinda Gjeçbritaj – Sukaliçi, prezantuan programin kulturor e artistik, që zgjati më shumë se tre orë.

Mbrëmja festive u hap nga Kryetari i  Shoqatës Atdhetare “Kraja”, zoti Sami Kanaqi, i cili me një fjalim rasti kujtoi themelimin dhe fillimet e kësaj shoqate atdhetare e patriotike, duke falënderuar krajanët në Nju Jork, e në veçanti paraardhësit e tij, mbështetësit, e kontribuuesit në suksesin e kësaj shoqate.

Ai përkatësisht nderojë në emër të Shoqatës “Kraja”, me nga një certifikatë “Mirënjohje” ish kryetarët prej nga themelimi, dhe disa nga veprimtarët e dalluar, të këtij komuniteti, që kạnë bashkëpunuar, dhe kạnë ndihmuar së bashku me stafin drejtues të Shoqatës “Kraja”, në të gjitha aktivitetet.

Po ashtu ai drejtoj edhe një falenderim të veçantë për donatorët bujar e të pakursyer krajnë, që si tha Kanaqi, dhanë gjithçka jo vetëm për Krajën, por edhe sa herë e ka lyp nevoja, për Kosovën, Shqipërinë, shqiptarët në Mal të zi, trevat shqiptare, dhe në diasporë.

Kryetari i shoqatës, tha ndër të tjera se ndihej krenar madje dhe i privilegjuar, që ju dha rasti në këtë jubile suksesi, të gjendej në krye të Shoqatës Atdhetare “Kraja”.

“Që të vazhdojë suksesin e deritanishëm të paraardhësve të mi, të përkushtuar, atdhetar dhe patriot, tha ai në këtë jubile, të cilat janë tre dekada të mbushura me histori suksesi, ku meritë ka komuniteti ynë, i vendosur për të qenë gjithmonë pranë vendlindjes, dhe e atdheut të tyre të dashur. Këto janë dekada të përkushtuar ndaj gjuhës dhe kulturës, trashëgimisë e historisë sonë, atdhedashurisë”.

Historia dhe puna e palodhshme e Shoqatës Atdhetare “Kraja“, në qytetin e Nju Jorkut, është e gjatë dhe e njëjta është shënuar me aktivitete dhe suksese të njëpasnjëshme, në tre dekada.

“Shoqata “Kraja“ nuk është vetëm fillimi i një pune të rëndësishme, por më shumë do të thoja është vazhdimi i një pune dhe aktiviteti 30 vjeçar në komunitetin shqiptar, i cili shënon fillimin e saj në vitet 1992“ – tha Kanaqi.

Më tej kryetari premtojë se Shoqata “Kraja” edhe në të ardhmen, ashtu si dhe këto tridhjetë vjet, do të vazhdojë rrugëtimin e saj patriotik, dhe humanitar: “Shoqata jonë do të jetë pishtar i ruajtjes së gjuhës dhe kulturës, historisë dhe trashëgimisë sonë kombëtare. Shoqata “Kraja”, do të mbes besnike në rrugën e saj, në të mirën e vendlindjes dhe kombit tonë”.

Ai shprehu edhe një mirënjohje, të sinqertë, për të gjithë krajanët, dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij, të cilët, tha Kanaqi, ishin gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar e dhënë çka është më e mira, me mbështetjen e tyre dhe përkushtimin për veprimtari të suksesshëm.

Kryetari, tha se është e pamundur ti përmendë emrat e të gjithëve, ngaqë ata janë shumë, andaj me një falënderim të përzemërt, përcjell te të gjithë juve që kontribuuat në mënyra të ndryshme që Shoqata “Kraja” të shkëlqejë në komunitetin shqiptarë në SHBA, mirënjohjen dhe respektin, për kontributet humanitare.

“Pa mbështetjen dhe kontributin tuaj, nuk do të shkëlqenim kështu, andaj gjejë rastin t’ju falenderojë në mënyrë të veçantë edhe një herë përzemërsisht të gjithëve – Zoti u bekoftë të gjithëve, Zoti i bekoftë shqiptarët! përfundojë kryetari i shoqatës “Kraja”, fjalë përshëndetëse.

Më pas u fol rreth themelimit të Shoqatës, rreth organizimit të shoqatës për të përkrahur “Krajën”, dhe gjetiu edhe prej nga themelimi i kësaj shoqate. Pos tjerash u ndanë lëvdata e mirënjohje për ata të cilët kishin qenë pjesë e karavanit që udhëtoi me këtë bagazh mbi supe, të cilët në vite janë munduar të mbajnë gjallë kulturën, folklorin dhe gjuhën shqipe në komunitetin shqiptar.

Si në çdo event edhe kësaj radhe nuk munguan nderimet e zyrtarve lokal dhe përfaqësuesve të cilët vlerësuan lartë kontributin e krajanve dhe mbarë komunitetit shqiptar, bashkëpunimin e Institucioneve lokale me përfaqësuesit e kongresit, këshillit bashkiak, dhe senatit të shtetit të Nju Jorkut.

Senatorja e shtetit, të Nju Jorkut, Jessica, Scarecella, këshilltari, David Carr, këshilltari, Joe Borrelli, zyra e Staten Island, Borough President Vito Fossella ( përfaqësuar nga Jasin Gjokaj), dhe zyra e Kongresites Nikole Malliotakis, (përfaqësuar nga Naser Nika) ndanë për disa aktivist të dalluar të shoqatës “Kraja”, “Certifikatë – Mirënjohje”

Shkrimtari dhe folkloristi krajan Hamdi Alaj, ish Kryetari i Shoqatës “Kraja” , i cili me rastin e shënimit të 30 vjetorit, informoi për veprimtarin e shoqatës në këto tre dekada, në emër të kryetarit Samih Kanaqi, lexoi raportin e detajuar të Shoqatës Atdhetare “Kraja”.

“Kam nderin dhe privilegjin që në emër të Kryetarit të Shoqatës “Kraja” me seli në New York, z. Samih Kanaqit, në emër të Këshillit të Përgjithshëm të Shoqatës dhe në emër të Këshillit Organizativ të kësaj mbrëmje, të jem para jush për të përshëndetur këtë tubim madhështorë me rastin e 30-të vjetorit të themelimit të Shoqatës “Kraja”, tha Alaj.

Sipas Alajt, Shoqata “Kraja” misionin e saj e nisi që nga muaji Korrik të vitit 1991, të pasuar me tre dekada me radhë, mision ky që vazhdoi me sukses deri në ditët e sotme. Ajo gjatë dekadave të punës dhe veprimtarisë së saj ka dhënë dhe vazhdon të japë kontributin e saj të jashtëzakonshëm në sfera të ndryshme shoqërore.

Sot, me rastin e 30-të vjetorit të themelimit të Shoqatës “Kraja” mund të flasim me krenari në realizimin e shumë veprimtarive të planifikuara të shoqatës nën drejtimin e të gjithë udhëheqësve të saj, këshillit drejtues dhe anëtarëve të saj dhe të atyre, pra donatorëve, që kanë financuar veprimtaritë e shoqatës tonë, tha ai .

Komuniteti krajan këtu në New York, por edhe në vendlindje sot ndihet i lumtur në këtë ditë të madhe feste, që bashkërisht me ju të kujtojmë dhe të përjetojmë një ngjarje të madhe me rëndësi historike për Krajën dhe krajanët siç është themelimi i Shoqatës “Kraja” në New York.

“Pas viteve ’90-të, vazhdoi Alaj,  ishin kohë të vështira për popullin krajan, të pa punë ku shumë ndërmarrje ku ishin krajanë të punësuar filluan të falimentonin, ku krajanët filluan të diferencoheshin nga pushteti i atëhershëm, ku në mënyra të ndryshme ishin të persekutuar për t’u larguar nga vendi i tyre, pra për ta boshatisur vendlindje me çka edhe ja arritën qëllimit, në bazë të situatës dhe gjendjes politike në trevën e Krajës dhe në të gjitha trevat shqiptare gjithandej, jashtë shtetit amë, ku para dhe pas atyre viteve tashmë komuniteti krajan numëronte një numër të konsiderueshëm të bijve të vet në mërgim, bijë të shkolluar, të arsimuar e të edukuar, me profesione të ndryshme, biznesmen e atdhetarë krajanë,  ndaj në këto rrethana të rënda duke e parë popullin e vet në vendlindje, në Korrik të vitit 1991 me nismën e një grupi të bashkëfshatarësh krajanë me banim në New York themeluan Shqatën “Kraja” e që në fillim u quajt Shoqata Kulturore-Humanitare “Kraja” e cila filloi të veprojë menjëherë. Pastaj Këshilli Inicues i Shoqatës Kulturore-Humanitare “Kraja” në bazë të dispozitave mbi organizatat dhe shoqatat e mërgimtarëve në mbledhjen e mbajtur më 26 Janar 1992 nxorri edhe rregulloren e saj.”

Ndërkohë, tha ai, tre dekada, pra 30-të vite ekzistence, pune dhe veprimtarie të një shoqate   nuk janë pak, por janë të mjaftueshme për t’u ndalur e analizuar, vlerësuar e njohur sfidat, peripecitë, arritjet dhe sukseset e saj që tashmë i ka bërë vend vetes në mesin e atyre shoqatave që dhënë kontribut të rëndësishëm kombëtar e patriotik jo vetëm ku ajo vepron, në komunitetin e saj këtu në mërgim po ashtu edhe në vendlindje e më gjerë. Prandaj për këtë dhe arsye të tjera, së bashku me udhëheqësin e shoqatës organizojmë këtë eveniment me qëllim të njohjes sa më të mirë të funksionimit të Shoqatës “Kraja”.

Ai ceku se “Shoqata “Kraja” rrugëtimin e vet e nisi me një numër të vogël anëtarësh, por falë punës së tyre të madhe dhe me vlerë, vullnet e shpresë dhe gatishmëria e tyre e madhe shfaq një rrugëtim të gjatë dhe të suksesshme të saj. Sigurisht se nga ajo kohë e deri në ditët e sotme Shoqata “Kraja” është zhvilluar në shumë rrafshe pa lënë anash modifikimin e saj, përzgjedhjen e stafit drejtues, mjetet e punës dhe përdorimin e teknologjisë së re, përdorimin e rrjeteve sociale e mediatike, etj., gjithnjë në përputhje me vizionin e saj që ka pasur dhe ka e që është “ruajtja dhe përhapja e vlerave dhe traditave krajane” si dhe ruajtja e vlerave gjithë kombëtare shqiptare, tha ishockey kryetari Alaj, dhe shtoi : “Si çdo shoqatë tjetër edhe Shoqata “Kraja” gjatë rrugëtimit dhe misionit të saj humanitar, patriotik, kulturor, aktiviteteve e programeve të ndryshme të dala nga gjiri i saj, është përballur me të mirën dhe të vështirën, andaj duhet të jemi në dijeni se shoqata dhe udhëheqësia e saj nuk ka harruar kurrë se ajo është institucion në vete për komunitetin krajan me një rol shumë të rëndësishëm kombëtar.”

Duke folur për qëllimi e themelimit të Shoqatës “Kraja” këtu në diasporë, ai tha se ajo ishte dhe do të vazhdojë të jetë siç cekëm edhe më parë “ruajtja dhe përhapja e vlerave dhe traditave krajane” dhe atyre gjithë kombëtare shqiptare, si një bashkim i komunitetit krajan kudo që ndodhën duke kultivuar traditat dhe vlerat më të mira të të parëve tanë që do ta rreshtoja nën moton “Nga do shko, por Krajën mos e harro”. Si vatër e vetme e grumbullimit të krajanëve në diasporë Shoqata “Kraja” është dhe do të vazhdojë të jetë qendra e vetme e cila u ka hapur dyert, zemrën dhe shpirtin bijave dhe bijëve të vet, nga të gjithë fshatrat e trevës së Krajës. Të gjithë ata që punuan dhe po vazhdojnë të punojnë në të mirë të shoqatës dhe komunitetit që ajo përfaqëson, në karrierën e tyre me punë vullnetare u dëshmuan të suksesshëm, kush më shumë e kush më pak në varësi të kushteve,  situatave e mundësive të krijuar.

Si çdo herë edhe kësaj radhe, ata që e bënë më të begatë këtë mbrëmje festive ishin perfomancat e fëmijëve, të Grupit të Vallëtarëve “të Shkollës Shqip, Barbana,  të cilët u paraqiten para publikut me veshjet shumëngjyrëshe folklorike të krahinës së Krajës, ku dominonte ngjyra e kuqe dhe e bardhë, duke luajtur gjithashtu vallet e vjetra të kësaj treve të kultivuara ndër shekuj.

Programi i shkollës Shqipe, dhe Grupit “Barbana” ku nxënësit performuan dhe shkëlqyen si zakonisht me valle, recitime dhe melodi instrumentale, iste përgatitur nga koreografet Nadia Hoxha, Hannah Demiri dhe mësuest Linda Sukliqi e Merita Dragaj, Gjokaj, dhe u dalluan për përkushtim dhe dedikim të madh në këtë mbrëmje festive.

Atmosferën e festës së krajanëve e “ndezën” me interpretimet e tyre, yjet e muzikës shqiptare, Ermal Fejzullahu, Myzafer Koliqi, Afërdita Demaku, dhe muzikantët Lydi Boli, Smajl Pali, Isuf Gjoni, Hsan Pali, Zijad Marisenin, Zejadin Mehaj, dhe maestron Tom Lleshaj, si dhe e zbukuruan Studio “Rozafa, Isuf Gjoni, Hoxha Studio, Ismet Hoxha, Amir Pelinku dhe Luli Popi.

Nuk mungoi dhe torta e 30 vjetorit, e cila ishte përgatitur me një mjeshtri arti, përmes së cilës shfaqej urimi “ Shoqata Kraja 30 Vjet” në qendër dhe ishte vendosur logo që simbolizonin Krajën e bërë në drejtimin të promovimit të vlerave kombëtare të bartura këtu brenda këtyre tre dekadave.

Mbrëmja festive e 30 vjetorit të themelimit të Shoqatës Kraja, në Nju Jork,ishte një organizim madhështor dhe i përsosur, thanë udhëheqësit e shoqatës, që nuk do të ishte i mundur pa sponsorët e shumtë nga komuniteti krajan në Nju Jork.

Për më shumë foto nga aktiviteti klikoni këtu:

https://photos.google.com/share/AF1QipOisnGzf6kBcDrgD10OOSZD3nFfsjV_xp70a7v9KixcdDj4bBDKKCXkZ-G4uAyLhg?key=cTBvTHNqbzNwTnJxYm5acm82NHNiVGdSQW84SW53