Intervista/OASA, shtëpia e profesionistëve dhe akademikëve shqiptarë në Gjermani

E enjte, 25 Korrik, 2024

“Çdokush që është larguar nga vendlindja, ndihet pak i huaj aty ku jeton e pak i huaj edhe në vendin e tij”,  një ndjesi që Blerta Lazebeu, kryetare e “Organizatës së të Diplomuarve dhe Studentëve Shqiptarë në Gjermani ” (OASA) e përkufizon si identiteti diasporik. Në intervistën e dhënë për Diaspora Shqiptare, ajo tregon më shumë për organizatën që ajo drejton, ndihmën që u ka dhënë dhe jep studentëve shqiptarë në Gjermani. Mbi të gjitha mbi sfidën e të përshtaturit me kulturën gjermanike dhe nevojën për të pasur një pikë takimi të përbashkët për studentët shqiptarë.

Si lindi ideja e krijimit të “Organizatës së të Diplomuarve dhe Studentëve Shqiptarë” (OASA)

Ideja e krijimit të OASA-s lindi nga një grup studentësh të Universitetit Teknik të Berlinit, si pasojë e mungesës së një rrjeti takimi e bashkëpunimi mes studentëve dhe të diplomuarve shqiptarë në Berlin dhe rrethina. Nismëtar ishte Agon Kamberi (pjesë e kryesisë së OASA-s), asokohe student i këtij i universiteti. Për pasojë, në maj të vitit 2014, dymbëdhjetë të rinj e të reja me origjinë nga vende shqipfolëse, themeluan organizatën OASA, përkthyer si “Organizata e të Diplomuarve dhe Studentëve Shqiptarë”. Falë këtyre të rinjve, OASA u formalizua dhe mori formën që ka edhe sot. Ata ia dolën që me shumë mund, punë vullnetare e përkushtim, të shtronin një rrugë të re për të gjithë të rinjtë shqiptarë në Berlin. Rrugë, që unë pata fatin t’i bashkohem në vitin 2018 e drejtimi i së cilës, m’u besua në vitin 2021. Tanimë, OASA ka mbi 45 anëtarë të disiplinave të ndryshme dhe po shndërrohet gjithmonë e më tepër në një komunitet me në fokus profesionistët dhe akademikët në diasporë.

Blerta Lazebeu
Blerta Lazebeu

Çfarë nevojash përmbushte fillimisht?

Në fillimet e saj, OASA organizonte diskutime, shfaqje filmash, prezantime librash, si dhe të ashtuquajturat “mbrëmje shqiptare”, ku ftoheshin krahas bashkëvendësve, edhe jo-shqiptarë për të mësuar mbi kulturën dhe gjuhën shqipe. Një rol të beftë, OASA mori gjatë valës së azilkërkuesve në vitet 2014 dhe 2015, kur padashje u shndërrua në pikën e parë të kontaktit për institucionet gjermane, të cilat kishin vështirësi të mëdha gjuhësore me personat e ardhur nga Shqipëria. OASA krijoi një rrjet përkthyesish vullnetarë, të cilët u vinin në ndihmë bashkatdhetarëve nëpër spitale, gjykata, polici, burgje, etj. Gjithashtu, OASA, kontribuoi në përkthimin e një udhërrëfyesi, i cili përshkruante me hollësi procedurën e aplikimit për azil sipas rregullores Dublin II, si dhe filloi të ofronte takime informuese në bashkëpunim me avokatë, për të sqaruar të gjitha pikëpyetjet mbi ligjin e azilit. Në këtë mënyrë, janë ndihmuar me mijëra azilkërkues, të cilët ligjërisht nuk kanë të drejtë t’u drejtohen ambasadave të tyre.

A mund të themi se studentët dhe ish studentët shqiptarë mund të quhen një komunitet i konsoliduar në Gjermani?

Mund të themi se ka disa grupime studentësh dhe të diplomuarish në Gjermani, të cilat funksionojnë në baza lokale, si në Berlin, Hamburg, Këln, Shtutgart, etj., por mungon një strukturë ombrellë koordinuese e institucionalizuar për të gjitha organizatat e diasporës. Një strukturë e tillë do ta thjeshtonte bashkëpunimin mes nesh, si dhe do t’u jepte më shumë zë aktiviteteve kulturore, gjuhësore, teknologjike e shoqërore nga vendet tona.

Ne si OASA, jemi të bindur, se një strukturë koordinuese, jo vetëm do të sillte një rrjetëzim më të mirë të diasporës shqiptare në Gjermani, por do të kontribuonte edhe në zhvillimin e vendeve të origjinës. Thënë kjo, ne u kemi ofruar mbështetjen tonë Ministrive të Diasporës e të Punëve të Jashtme, si dhe përfaqësive diplomatike nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut për hartimin e një koncepti mbi mënyrën se si mund të funksiononte dhe të (vetë-)financohej një konstrukt i tillë, në bashkëpunim edhe me institucionet gjermane.

Cilat janë aktivitetet që realizon OASA?

OASA vijon të realizojë një sërë aktivitetesh të llojeve të ndryshme, duke filluar nga takimet periodike mes anëtarëve, për të folur e reflektuar mbi nevojat, problematikat apo projektet e përbashkëta. Më tej, vijojnë aktivitetet kuturore, siç janë shfaqja e grupeve të valltarëve në Karnavalet e Kulturave, mbrëmjet letrare, apo promovimi i artistëve shqiptarë në Gjermani. Pjesë e punës sonë është edhe aktivizmi dhe mbështetja në raste nevoje, siç ishte rasti i fatkeqësisë së tërmetit në Shqipëri. Gjithashtu, do të veçoja edhe dy projekte më të mëdha: atë mbi metodat inovative për reduktimin e ndotjes së lumit të Ishmit në Shqipëri (2020-2021), në bashkëpunim me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), drejtuar nga inxhinieri Lulzim Baumann; si dhe projektin aktual, mbi historinë e përveçme të shpëtimit të familjeve hebreje nga familjet shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe rëndësinë e këtyre historive për brezin e tretë të të rinjve shqiptarë sot në Gjermani. Ky i fundit, në bashkëpunim me fondacionin “Kujtesë, Përgjegjësi, Ardhmëri” (2021-2023). Dua të theksoj, se ky projekt ka një domethënie të veçantë kulturore dhe historike për të gjithë trojet shqipfolëse, duke qenë se shumë pak dihet në botë mbi këtë akt kaq human të shqiptarëve dhe arsyet, se pse ata vepruan ashtu, teksa i tërë rruzulli tokësor po përjetonte ditët e tij më të errëta. Rezultatet e këtij projekti dyvjeçar pritet të prezantohen në pranverë të këtij viti në Berlin.

Blerta, ti vetë je një ish studente. Fillimisht, ke ardhur në një moshë të vogël në Gjermani, pra gjasat që të “gjermanizoheshe” ishin të mëdha. Çfarë të mban të lidhur fort me identitetin, origjinën, kulturën dhe traditën shqiptare?

Besoj se çdokush që është larguar nga vendlindja, ndihet pak i huaj aty ku jeton e pak i huaj edhe në vendin e tij, duke formuar kështu një lloj identiteti diasporik. Nga një anë, kjo dukuri, mund të krijojë përshtypjen, sikur ajo streha e përkatësisë, aq e domosdoshme për këdo, gjithmonë do të të mungojë dhe kështu është. Nga ana tjetër, të jetuarit mes dy kulturave, ka elementë shumë pasurues. Identiteti në thelb është likuid dhe ndryshon sipas kontekstit. Mbaj mend, kur më pyetën njëherë, se çfarë është atdheu për mua, u mendova pak dhe u përgjigja se është shumë më tepër se sa një nocion gjeografik: është gjuha në mendje teksa numëroj, është mënyra se si gatuaj, është një rrugicë e fshehur fëmijërie, një bankë e vjetër shkolle; është vrulli me të cilin rrjedh gjaku në deje, kur emocioni mbyt arsyen. Ajo që dua të them është se edhe sikur asgjë e dukshme, të mos më mbante lidhur me identitetin tim shqiptar, ai do të ishte gjithsesi në çdo fije me të cilën është thurur thelbi im si vajzë, si grua e si njeri.

Sa e vështirë është për një student shqiptar në Gjermani? Cilat janë sfidat me të cilat përballet një student shqiptar aty?

Vështirësitë e një studenti shqiptar në Gjermani nuk janë fort të ndryshme nga ato të studentëve nga vende të tjera të botës, të cilët nuk kanë ndonjë qasje me gjuhën e kulturën gjermane dhe janë pikërisht këta dy faktorë që do të doja të veçoja. Besoj se gjuha është një element shumë sfidues për këdo që vjen në Gjermani, pasi gjermanishtja ka një strukturë gramatikore shumë të ndryshme nga ajo e shqipes, por duke pasur parasysh talentin që ne kemi përgjithësisht për të mësuar gjuhë të huaja, kjo pengesë kalon relativisht shpejt. Ka një pengesë tjetër ama, që kalohet me pak më shumë vështirësi dhe ajo ka të bëjë me diferencat kulturore. Në Gjermani, mbizotëron një kulturë individualiste, ndryshe nga Shqipëria që karakterizohet nga një kulturë kolektiviste. Kulturat kolektiviste përgjithësisht theksojnë rëndësinë e komunitetit, ndërsa kulturat individualiste fokusohen te nevojat e individit. Pa dashur të zgjatem në teori, ky ndryshim bie në sy kur vjen fillimisht si student në Gjermani dhe kalon nga një mjedis, ku përgjegjësinë për mirëqenien tënde e ka pasur familja, në një mjedis kulturor krejt tjetër, ku në fokus janë pavarësia dhe individualizmi; apo nga një kulturë me një kontekst të gjerë, ku të gjithë mendojnë se i njohin të gjithë e si rrjedhojë shumë gjëra nënkuptohen pa u folur, në një kulturë me kontekst të ngushtë, ku është e domosdoshme të jesh i drejtpërdrejtë e të komunikosh për gjithçka, pasi nuk nisesh nga ideja, që e di se çfarë po mendon tjetri. Përpikëria është një tjetër tipar, me të cilin shumica prej nesh has vështirësi në fillim, pasi koha në Shqipëri është  një koncept i ndryshueshëm, i varur nga rrethanat, nga rastësia dhe nga personat me të cilët ndërveprojmë, ndërsa në Gjermani, koha është një koncept shumë i ngurtë dhe i pavarur nga  faktorë të jashtëm. Shpesh me humor, kur lëmë ndonjë takim, ne pyesim njëri-tjetrin: “Me orar shqiptar apo gjerman?”

Me kalimin e kohës, sigurisht që krijohet njëfarë përshtatjeje, por sipas mendimit tim, shkalla më e lartë e integrimit arrihet kur gjithkush mund të gjejë vendin e vet, duke respektuar të tjerët, por pa iu dashur të justifikohet për mënyrën se si mendon apo vepron. 

Dhe në fund, çfarë mesazhi do t’u jepje të rinjve shqiptarë që sot e shohin Gjermaninë si një mundësi të artë në jetë?

Të rinjtë shqiptarë do t’i inkurajoja, të kenë kureshtje, të zbulojnë, të udhëtojnë, të lexojnë e të njohin veten sa më shumë për të kuptuar më mirë, se cilat janë talentet e tyre, cilat janë pengesat që hasin brenda vetes, çfarë i bën të veçantë nga të tjerët dhe mbi të gjitha, cila është thirrja e tyre në këtë jetë, ndryshimi që duan të sjellin. Nëse vetëqartësohen për të gjitha këto, vendi se ku do të jetojnë, do të jetë zgjedhje dhe jo thjesht një zgjidhje e përkohshme. Gjatë punës sime me të huajt në Gjermani, kam takuar njerëz që ndihen mjaft të integruar e të kënaqur, por kam parë edhe nga ata që pyesin veten çdo ditë, se çfarë do të kishte ndodhur, sikur të mos ishin larguar kurrë, apo që mezi po presin moshën e pensionit që të rikthehen në Shqipëri. Shpesh ndodh që kur largohemi, dimë se çfarë lëmë pas, por nuk dimë se ç’gjejmë aty ku shkojmë. Kjo nuk ka asgjë të keqe, pasi çdo përvojë është e mirë në vetvete, por do të doja shumë që të rinjtë të gjejnë fillimisht rrugën drejt vetes e mandej rrugët e jetës do të jenë shumë më të thjeshta, përtej vendndodhjeve gjeografike. Së paku, këtë më ka dëshmuar përvoja ime në Shqipëri, në Gjermani dhe tanimë midis të dyja vendeve.