Etnografi/Brezi

E martë, 17 Nëntor, 2026
E martë, 17 Nëntor, 2026

Etnografi/Brezi

Brezi është një prej elementëve të kostumeve popullore i cili përdorej gjerësisht në veshjet e grave dhe burrave të krahinës së Myzeqesë. Ai ngjishej në mes në formë rripi duke u mbështjellë disa herë rreth tij. Brezi që përdorej nga burrat kishte përmasa të zakonshme 3 m gjatësi dhe 12-14 cm gjerësi. Punohej kryesisht prej leshi në vegje (tezgjah) me katër lisa dhe ngjishej mbi qemerin e fustanellës apo veshjeve të tjera. Zakonisht kishte ngjyrë vishnje me një vijë të zezë në të dy anët. Përveç tij janë përdorur edhe disa lloje brezash prej leshi ose pambuku një ngjyrësh ose me vija të holla së gjati dhe me ngjyra të ndryshme. Sipër brezit, burrat, lidhnin të palosur një shami me motive të ndryshme e punuar në vegje, që quhej dysheme.
Ndërsa brezi që përdorej nga gratë kishte përmasa të zakonshme deri në 3 m gjatësi dhe 7-9 m gjerësi. Ai ngjishej në bel mbi këmishë, gunë ose veshje të tjera. Përgatitej në vegjë me katër lisa leshi të hollë dhe të dredhur fort. Sipas moshës, nuset e reja mbanin një tip brezi me ngjyrë të kuqe, kurse gratë e moshuara përdornin breza me ngjyra të ndryshme, të cilat kishin ngjyrë kafe ose vishnje të errët zbukuruar me vija të holla së gjati.
Kur gratë përdornin gunën si veshje ato varnin përpara brezit ose kapnin në të duke palosur 4-6 dysheme në formë trekëndëshi. Edhe këto shami përgatiteshin në vegje me fije pambuku ose të përzjerë, pambuk me mëndafsh. Dyshemetë e brezit kishin përmasa 50 x 40 cm dhe bëheshin me vija, motive dhe ngjyra të ndryshme, si: të kuqe, portokalli dhe të verdhë. Ndërsa nuset e reja i qëndisnin ato edhe me temina.
Në Pavijonin e Etnografisë të Muzeut Historik Fier janë ekspozuar së bashku me veshjet popullore edhe breza të ndryshëm të përdorur prej burrave dhe grave në krahinën e Myzeqesë.
Foto: Breza të kostumeve popullore, Pavijoni i Etnografisë. © Muzeu Historik Fier. Burimet: Llambrini Mitrushi, Veshje myzeqare të shek. XIX dhe fillimit të shek. XX, Etnografia Shqiptare, Tiranë 1976, f. 143, 153, 155; Fondi i Muzeu Historik Fier.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.