Përfaqësitë e shtetasve shqiptarë anëtarë të “Komunitetit Shqiptar i Selanikut” dhe të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës Shqiptare në Selanik, janë bërë bashkë për ti ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Turqi. Ata kanë mbledhur dhe dorëzuar ndihmat e mbledhura për popullin turk.
“Njerëz tashmë që po stërprovohen mes ashpërsisë së dimrit, pa strehë dhe të gjunjëzuar nga dhimbja shpirtërore e humbjes së bashkënjerëzve të tyre. Përmenden me respektin e merituar përkatësisht:
1.”Komunitetit Shqiptar i Selanikut”
- “Progresi Proodos”
- “Εθελοντική Ομάδα Φίλων Αναστασίας ”Ο.Φ.Α””
- “Lidhja Tregëtare & Profesionale e Biznesmenëve Greko- Shqiptarë të Greqisë së Veriut”
- “Lidhja e Studentëve të Diplomuar në Greqi- Filiali i Veriut të Greqisë”
- “Dega e Blertë”
- Firma Greke: “Argyropoulos & Co Shipping”
- “Shoqata Kulturore e Komunitetit Shqiptar- Fari”
Sensibilizimi i jonë për të qenë prezent praktikisht me ndihma dhe në vijë të parë të mobilizimin gjithëpërfshirës të popullit grek për të ndihmuar popullin fqinjë turk në këtë tragjedi fatale, tregoi edhe një herë se popujt i bashkon dhe do t’i bashkojë gjithmonë dashuria për jetën, paqen dhe bashkë-ekzistencën harmonike mes tyre. Trokitja në derën e popujve nga fatkeqësitë natyrore si dhe tërmeti në vendin tonë tre vjet më parë, tregon se udha e vetme e zhvillimit të shoqërive tona duhet të bazohet në ndjenja të pastra humane dhe me respekt për jetën, kudo ajo lulëzon, pa asnjë lloj dallimi.
Në vijë të parë të kësaj përpjekje humane djemtë tanë të mrekullueshëm shqiptarë në Selanik, të cilët ndonëse bartin vite mbi supe, janë tashmë baballarë, gjyshër, mbeten në sytë tanë po ata djem të rinj që kapërcyen mëndshmërinë e ligjeve të fjetura dhe i falën jetë familjeve së tyre të ikura në emigracion, dikur në aq nevojë jetike për të rezistuar nga vështirësitë. Tashmë, me një logjikë aq të përparuar tregëtare siç vetë ata janë Biznesmenë të njohur në Selanik, u kujdesën që ndihmat të përzgjedheshin konform me listën e ndihmave që mund të ofrohen, publikuar nga Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në Selanik, dhe më pas të akomodoheshin në ambjente që plotësojnë kushtet e domosdoshme që parashikohen në këto raste përpara se ato të fillojnë udhëtimin e gjatë të tyre për Turqi drejt destinacionit: Vuajtje Njerëzore.
Që në momentet e para të lajmit të hidhur i dërguam: “Letër Ngushëlluese” Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Selanik dhe personalisht Konsullit të Përgjithshëm Turk, i cili na ktheu përgjigje zyrtare të mbarsur me emocione të thella mirënjohjeje ndaj shtetasve Shqiptarë me banim në Greqi për këtë sensibilizim kaq ndjesor ndaj popullit të Tij.
Shprehim, ngushëllimet tona të përzemërta gjithë familjeve Turke që humbën në mënyrë aq tragjike familjarët e tyre!
Lutemi dhe shpresojmë në përkufizimin e dimensioneve të kësaj tragjedie siç satistikat e fundit njoftojnë!
Lutemi për shërim të shpejtë të të plagosurve rëndë nga tërmeti i rëndë!
I bashkohemi solidaritetit Ndërkombëtar të kaq popujve dhe shteteve në mbarë botën të cilët në këto momente të vështira janë pranë popullit Turk!
Me respekt dhe ngushëllime të thella për popullin turk dalë nga zëmrat tona” shkruhet në njoftimin e komunitetit.






