Në kujtim të Norbert Joklit (1877-1942)

E shtunë, 20 Prill, 2024
E shtunë, 20 Prill, 2024

Në kujtim të Norbert Joklit (1877-1942)

Albanologu i njohur austriak prof. dr. Norbert Jokli, (që ia kushtoi gjithë veprimtarinë e gjithë jetën studimit të gjuhës shqipe), mbante kontakte të vijueshme me shqiptarë dhe ishte i lidhur me ndjenja miqësie të ngushtë me mjaft prej tyre, studentë universitarë në Vjenë ose figura të shënuara të jetës kulturore e shkencore të Shqipërisë. (M. Domi, SF 1986/2:157)

Këto fjalë të prof. Domit flasin shumë për një figurë madhore të studimeve albanologjike.

Norbert Jokli, lindi më 25 shkurt 1877 në Bisenz (Bzenec, Moravi Jugore), ndërsa shumë herët u shpërngul  në Vjenë, ku vijoi shkollimin dhe studimet.

Fillimisht studioi për jurisprundencë dhe u diplomua në këto shkenca më 1901, për të punuar një kohë jo shumë të gjatë në praktikën juridike. Në moshën 25 vjeçare iu kthye studimeve të rregullta për gjuhësi krahasuese indoevropiane dhe sllave, gjermanike, romane.

Në vitet 1903 – 1923 punoi si bibliotekar kryesor në Universitetin e Vjenës dhe paralelisht zhvilloi studime e  mësimdhënie sidomos për fushat e gjuhësisë fino-ugriane dhe filologjisë sllave-baltike-shqiptare. Më 1929 u zgjodh anëtar i Akademisë  Rumune të Shkencave, ndërsa më 1936, në kohën kur albanologu dhe indoevropianisti Holger Pedersen ishte kryetar i Akademisë së Shkencave  Daneze, u zgjodh anëtar i saj.

Më 1937 Mbreti Zog i dha “Urdhrin e Skënderbeut”.

Qysh më 1916 Jokli kishte nisur të bashkëpunonte me Vjetarin indoevropian, dhe jepte shënime të begatshme për shqipen.

Norbert Jokli studimet për shqipen i bëri objekt kryesor të punës hulumtuese të tërë jetës së tij.

Prof. Dr Çabej këtë mjeshtër e cilëson si një sjellës së frymës së re  të këtyre studimeve në krahasim me paraardhësit e tij të mëdhenj, solli gjerësinë  e vështrimeve,  solli risi në metodat e hulumtimit, e thelloi qenësisht njohjen e gjuhës shqipe. (Çabej,I-1986:17)

Si specialist për gjuhët sllave, baltike e shqipe, Jokli pati nisur hulumtimin për gradën “Doktor i Shkencave” me titull: “Një ligj i lashtë (para) sllav i denazalizimit” të mbrojtur  më 1907, ndërsa më 1912  “Studime për  etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes”.

Gjatë jetës së tij Jokli pati botuar dy vepra të veçanta: “Studien zur albanesischen Etymologie und Wortblildung” (1911) dhe “Linguistisch-kulturohistoriche Untersuchungen aus dem Breiche des Albanischen” (1923).

Më 1942, në valën e përndjekjeve naziste për hebrenjtë në Vjenë, Jokli ishte vënë në pozitë të vështirë. Përpjekjet e miqve e të kolegëve austriakë, italianë e shqiptarë (madje dhe të zyrtarëve shqiptarë) nuk kishin qenë të mjaftueshme për ta shpëtuar albanologun shqiptar nga kthetrat e nazistëve…

Për rrethanat e zhdukjes së Joklit, ashtu si dhe për veprat e tij, kanë shkruar shumë studiues të ndryshëm. Mendohet se ndoshta më 6 ose 8 maj 1942 me një transportim hebrenjsh për në kampet e përqendrimit në Poloni , ose të jetë ekzekutuar në Vjenë. Ka edhe disa zëra që mund t’i ketë dhënë fund vetë jetës.

Vdekja e tij e parakohshme qe një humbje e madhe për gjuhësinë shqiptare, pasi ai i pati hyrë hulumtimeve për një fjalor të madh etimologjik dhe  një gramatikë historiko-krahasuese të shqipes.

Studime për etimologjinë dhe fjalëformimin shqip

Ai në studimet e tij i jepte përparësi historisë së fjalës, por burimin etimologjik të fjalës synonte ta mbështeste në një pamje sa më të plotë të saj, të formimit dhe të historisë së saj në të gjitha zhvillimet.

Studimet etimologjike të Joklit i shquan, përveç thellësisë së shqyrtimit të gjithanshëm, edhe shoshitja e elementeve të kulturës materiale.

Vepra e Joklit nuk ishte përfunduar. Vetë Jokli mendonte të përfundonte një gramatikë historike krahasuese të shqipes dhe një fjalor të madh etimologjik.

Prof. Çabej shënon se në gjurmimin etimologjik të fjalëve Jokli zhvilloi me kohë edhe një metodë kërkimore të vetën, në pajtim me kushtet  e veçanta të shqipes pikë së pari ai gjurmoi dhe solli për krahasim gjithë format e fjalës që çojnë peshë  në punë të historisë së saj. Për veç kësaj ai kreu një analizë të thelluar të strukturës  morfologjike të fjalëve që studioi, një tipar metode që mund të thuhet së është karakteristik për punën e këtij dijetari.

(Çabej, I -1986:19)

Qëllimi i kërkimeve të tij  nuk u kufizua vetëm rreth historive të fjalëve e për të gjetur burimin etimologjik të një fjale, por edhe për t’i dhënë një pamje të plotë fjalës, formimit dhe historisë së saj, për ta ndjekur këtë fjalë në të gjitha zhvillimet e saj.