Një flamur që na bashkon

E premte, 26 Prill, 2024
E premte, 26 Prill, 2024

Një flamur që na bashkon

Flamuri kuqezi, që na bashkoi në vitet 1998-1999, na bashkoi në një festë të bukur edhe këto ditë shkurti 2023, në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Janë ushtarakët shqiptarë, të liruar apo në pension, tashmë me banim në Nju Jork dhe Nju Xhersi, të bashkuar në Shoqatën “SKËNDERBEJ”, dhe Veteranë të Luftës së UÇK-së të mbledhur në lokalin e atdhetarit Arben Xhambazi në Garefild, NJ, për të festuar këtë ditë të shënuar.

Përshëndet Presidenti i Shoqatës, Prof.Assoc. Dr. Gëzim Mustafaj, autor i një libri për luftën e UÇKsë dhe NATO-s, i cili në atë periudhë ka qënë me detyra të rëndësishme në Divizionin e Kukësit, duke përshkruar gjallërisht situatën e atyre ditëve të paharruara.

Moderatorja Dirka Xhakolli i jep fjalën oficerit të lartë të UÇK-së, Astrit Huskajt, tashmë Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së për Amerikën. Astriti la stetoskopin e mjekut në muajt e asaj lufte, për t’u marë me punë që as i kish menduar, por zëri i Atdheut, i Kosovës Martire, i dëshmorëve dhe i popullit që po terrorizohej nga bishat serbe, por edhe i tetë pjestarëve të familes së tij, që humbën jetën nën atë terror, kush duke luftuar e kush krejt pa arsye, i cili përshëndet bashkëluftëtarët shqiptarë.

Ndihet i emocionuar për këtë organizim që – siç thotë- nuk e kam ndesh në festa dhe tubime të tjera. Sjell përshëndetjet e Veteranëve nga Kosova dhe njofton se në mesnatë ka pas një bisedë me Liderat e UÇK-së që mbahen padrejtësisht në Hagë, ku u ka thënë edhe se po përgatitejbpër veprimtarinë e Shoqatës “SKËNDERBEJ”. Por sinqerisht i keni kaluar pritshmëritë tona me këtë organizim.

Nuk e priste të merte në duar librin e Profesor Gëzim Mustafës, e më tej një libër për Kongresin e Manastirit nga studiuesi Engjëll Zerdelia, anltar aktiv i Shoqatës sonë.

Autori i këtyre radhëve lexoi një kumtesë për Rolin e faktorit Ndërkombëtar, SHBA-së dhe NATO-s për çlirimin dhe shtetformimin e Kosovës.

Atmosfera festive mes këngëve e valleve nën kujdesin e DJ, këngëtarit e recituesit Agim Shiqerukaj, u pasurua nga dollitë dhe përshëndetjet kolegëve tanë, Sulejman Avdia e studiuesit Shefqet A. Saliu, Presidentit të Nderit të Shoqatës Bujar Hasani etj.

Dhe një moment i bukur i imprivizuar: Pishtarja e Demokracisë Mimoza Ferraj, që vjen nga familje ushtarakësh, bën një lidhje online me Ambasadorin, studiuesin dhe personalitetin televiziv, të mirënjohurin Virgjil Kule, i cili përshëndet festuesit dhe shpreh gëzimin që edhe pse larg, ne jetojmë me ngjarjet në Shqipëri e Kosovë.

Ishte vërtet një e diel e këndshme, festive e miqësore në këtë ditë historike për Kosovën dhe shqiptarinë, të përbashkuar rreth flamurit kuqezi, rreth Himnit të Tij./Illyria/

VERI TALUSHLLARI

NY, 19 shkurt 2023