Eurostat: Shqipëria merr 1 miliard euro nga emigrantët, rekord në Europë

E premte, 29 Mars, 2024

Shqipëria mori 1 miliard euro transferta personave nga vendet e Bashkimit Europian në vitin 2021, bëri të ditur Eurostat, që kryesisht janë paratë që emigrantët në BE dërgojnë në vendin mëmë.

Sipas një harte të publikuar nga Eurostat, kjo është shuma më e madhe në Europë në raport me madhësinë përkatëse të vendit, duke arritur në 6.7% të prodhimit të Brendshëm bruto (PBB). Mali i Zi merr 6.1% të PBB-së, ndërsa mungojnë të dhënat për Kosovën.

2021-i ka shënuar nivelin më të lartë të transfertave që nga 2013-a kur INSTAT raporton të dhënat, duke reflektuar një rigjallërim të ciklit të emigracionit, me emigrantët e rinj që kanë shtuar dërgesat në vendin e tyre të origjinës.

Të dhënat më të mëparshme të Eurostat treguan se Italia është burimi kryesor i dërgesave të emigrantëve drejt Shqipërisë.

Sipas të dhënave nga Eurostat për vitin 2021, transfertat personale nga Italia kishin vlerën e 279 milionë eurove, ose rreth 24.5% e totalit. Dërgesat nga Italia u rritën me 7.2% krahasuar me vitin 2020.

Britania e Madhe ndërkohë ka konsoliduar prej vitesh vendin e dytë për nga vlera e transfertave drejt Shqipërisë. Sipas Eurostat, për vitin 2021, vlera e këtyre dërgesave arriti në 206.5 milionë euro ose 18.1% e flukseve të transfertave personale hyrëse. Rritja e dërgesave nga Britania e Madhe ishte më e ngadaltë, me 1%, krahasuar me vitin 2020.

Në vendin e tretë dhe me rritje të ndjeshme paraqitet Gjermania. Në vitin 2021, vlera e transfertave nga Gjermania arriti në 172.8 milionë eurove ose sa 15.2% e totalit. Transfertat nga Gjermania kanë shënuar një rritje të lartë, me 20.4% më shumë krahasuar me vitin 2020, ndërsa krahasuar me vitin 2017 ato janë rritur me 71%, teksa ky vend vitet e fundit është bërë një nga destinacionet më të preferuara të emigrantëve.

Partneri i katërt për nga vlera e remitancave të dërguara është Greqia, me një vlerë prej 172.3 milionë eurosh, ose rreth 15.1% e totalit të vitit 2021. Megjithëse pesha e Greqisë në strukturën e emigracionit të ri shqiptar vlerësohet të jetë më e ulët, sidomos në periudhën e postkrizës ekonomike greke, edhe transfertat nga Greqia kanë shënuar rritje, me 2% më shumë krahasuar me vitin 2020.

Një peshë të rëndësishme në totalin e transfertave drejt Shqipërisë ka edhe Amerika e Veriut, kryesisht SHBA (Eurostat i paraqit shifrat në nivel të kontinentit, pa ndarje midis SHBA dhe Kanadasë). Dërgesat nga Amerika e Veriut në vitin 2021 arritën vlerën e 128.1 milionë eurove ose sa 11.2% e totalit. Transfertat nga Amerika janë rritur me 27% krahasuar me vitin 2020, duke shfaqur shkallën më të lartë të rritjes mes pesë vendeve kryesore partnere.

Transfertat në BE

Sipas Eurostat, Në vitin 2021, flukset e parave të dërguara nga rezidentët e BE-së drejt vendeve jo anëtare të BE-së, të referuara si transferta personale, arritën në 37.7 miliardë euro (+11% krahasuar me 34.0 miliardë euro në 2020). Flukset hyrëse në BE arritën në 13.0 miliardë euro (+5% krahasuar me 12.4 miliardë euro në 2020). Shumica e transfertave personale përbëhet nga flukse parash të dërguara nga emigrantët në vendin e tyre të origjinës.

Daljet jashtë BE-së kanë shfaqur një trend në rritje që nga viti 2015 (+47% në 2021 krahasuar me 2015). Duke qenë se flukset hyrëse kanë mbetur konstante, kjo ka rezultuar në një bilanc negativ të zgjeruar për BE-në kundrejt vendeve jo-anëtare të BE-së, duke arritur në 24.7 miliardë euro në 2021.

Në vitin 2021, vendet e BE-së që gjeneruan teprica të transfertave personale, që përfaqësonin më shumë se 1% të produktit të brendshëm bruto përkatës (PBB), ishin Kroacia (2.7% e PBB-së), Bullgaria (1.6%), Rumania (1.5%) dhe Letonia. (1.1%). Në të kundërt, Qiproja (-0.9%), Franca dhe Spanja (secila -0.5%) gjeneruan deficitet më të mëdha të transfertave personale kundrejt pjesës tjetër të botës si pjesë e PBB-së së tyre përkatëse./Monitor/

Burimi: Eurostat