Shqiptarët dhe Shpëtimi i Hebrenjve: Një Histori Mahnitëse

E enjte, 25 Prill, 2024

Holokausti ishte persekutimi dhe vrasja sistematike e më shumë se gjashtë milionë hebrenjve evropianë nga shteti nazist gjerman dhe nga bashkëpunëtorët e tij. Sipas USHMM (United States Holocaust Memorial Museum), Holokausti nisi në vitin 1933, kur Adolf Hitleri dhe Partia Naziste erdhën në pushtet dhe përfundoi në maj 1945, kur Fuqitë Aleate mundën Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Holokausti, në disa raste, emërtohet edhe “Shoah”, fjalë hebraike që do të thotë “katastrofë”.

Nazistët filluan të përjashtojnë hebrenjtë nga çdo sferë e shoqërisë gjermane, sapo ata erdhën në pushtet. Me kalimin e viteve, persekutimi i hebrenjve u bë gjithmonë e më tepër radikal. Kulmi i kësaj urrejtje të paprecedentë u arrit kur nazistët planifikuan zbatimin e të ashtuquajturës “Zgjidhja Përfundimtare e Çështjes Hebreje”, praktikisht vrasja e organizuar e hebrenjve evropianë. Sipas propagandës naziste, hebrenjtë ishin shkaktarët e problemeve sociale dhe ekonomike të Gjermanisë. Hebrenjtë akuzoheshin padrejtësisht për humbjen e Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore, si dhe për krizat e njëpasnjëshme që kishte kaluar vendi. Sipas ideologjisë naziste, gjermanët ishin pjesëtarë të racës “superiore ariane”, e cila ishte në luftë me raca të tjera inferiore. Sipas tyre, hebrenjtë i përkisnin racës më inferiore dhe më të rrezikshme (!).

Duke filluar nga viti 1938, Hitleri filloi të zgjeronte territoret e tij, duke aneksuar dhe pushtuar vende të tjera. Në vitet 1942-1943, nazistët kishin arritur të kontrollonin pjesën më të madhe të kontinentit Evropian, si dhe disa territore të Afrikës së Veriut. Si rezultat, miliona hebrenj evropianë të pafajshëm u persekutuan, u përndoqën, u torturuan dhe u vranë në shtetet e kontrolluara nga gjermanët dhe nga aleatët e tyre. Vetëm një në tre hebrenj që banonin në vendet nën pushtimin ose ndikimin e Gjermanisë naziste, mbijetoi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Popullsia hebreje e Evropës ishte 3,6 milionë në vitin 1946, ose mbi 63% më pak se në vitin 1939.  Shumica e personave të mbijetuar jetonte në territore dhe shtete të pa-pushtuara nga nazistët, si Bullgaria, Britania e Madhe dhe disa pjesë të Bashkimit Sovjetik; apo në vende (kryesisht) neutrale ndaj luftës, si Suedia, Portugalia, Spanja dhe Zvicra.

Visar Malaj

Vendi ynë pësoi një goditje shkatërrimtare nga egërsirat naziste: rreth 30.000 shqiptarë u vranë, qindra fshatra dhe qytete u shkatërruan dhe 100.000 njerëz mbetën të pastrehë. Në fakt, statistikat vendase dhe të huaja tregojnë se Shqipëria ishte ndër vendet e para në Evropë për sa i përket humbjeve të jetës për frymë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Nga ana tjetër, Shqipëria ishte i vetmi vend i pushtuar nga nazistët me më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore sesa përpara saj. Shqiptarët shpëtuan pothuajse të gjithë hebrenjtë vendas gjatë periudhës së Holokaustit, si dhe ndihmuan mijëra hebrenj të tjerë refugjatë. Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri mund të ndahet në tre periudha kryesore. Periudha e parë nis me ngjitjen në fron të Mbretit Zog dhe përfundon me largimin e tij në ekzil. Periudha e dytë përkon me pushtimin italian fashist, i cili mori fund në shtator 1943, me kapitullimin e Musolinit. Periudha e tretë nis kur vendi u pushtua nga nazistët gjermanë dhe përfundon me fitoren e partizanëve dhe çlirimin e vendit në nëntor 1944.

Në periudhën e parë, refugjatët hebrenj u ftuan dhe u asistuan në mënyrë të hapur dhe të përsëritur nga Zogu dhe qeveria e tij. Mbreti shqiptar nuk zbatoi asnjëherë politika fashiste në vendin e tij, pavarësisht varësisë së theksuar ekonomike nga Musolini. Për më tepër ai u përpoq deri në çastet e fundit përpara pushtimit italian të ruante sovranitetin e Shqipërisë, pavarësisht se nuk pati sukses. Gjatë periudhës të dytë dhe të tretë, hebrenjtë u ndihmuan nga shqiptarët e thjeshtë, pa dallim feje, profesioni apo rangu ekonomik. Natyrisht, rreziku ishte shumë më i madh gjatë pushtimit nazist, kur çdo individ që fshinte hebrenj rrezikonte të ekzekutohej bashkë me familjen e tij. Nga ana tjetër, qeveritë shqiptare nuk u treguan asnjëherë të zellshme në ndjekjen dhe persekutimin e hebrenjve në vend. Përkundrazi, autoritetet kukulla shqiptare refuzuan në mënyrë të përsëritur të përmbushnin kërkesën e nazistëve për dorëzimin e listave të rezidentëve hebrenj. Në rast se ata do të kishin pranuar, familjet hebreje do të gjendeshin përpara transportimit në kampet e përqendrimit dhe me shumë mundësi, vdekjes.

Sipas dëshmive të panumërta, motivi kryesor i shpëtimit të hebrenjve ishte tradita e Besës, elementi thelbësor i varianteve të ndryshme të Kanunit ose Dokes, të drejtës zakonore shqiptare. Kanuni njihet gjerësisht si një kod i pashkruar pagan, me origjinë fillestare nga ligjet fisnore ilire. Gjuha e përbashkët dhe kanuni kanë qenë dy elementët kryesorë që kanë kontribuar në bashkimin e shqiptarëve përgjatë periudhave kritike të historisë. Shpëtimi i hebrenjve përgjatë periudhës së Holokaustit është një akt i jashtëzakonshëm për historinë e vendit tonë. Për më tepër, kjo epokë, e cila përfshin, sigurisht, edhe luftën antifashiste nacional çlirimtare, mund të konsiderohet si një ngjarje historike madhore, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe në nivel evropian dhe më gjerë. Për këto arsye, bota akademike vendase duhet të japë kontributin e saj sado modest, në shpërndarjen e kësaj copëze historie te brezat e ardhshëm.

Në vitet e fundit, ka patur një rritje dramatike të gjuhës së urrejtjes, racizmit dhe diskriminimit, në rrjete sociale dhe jo vetëm. Ky fakt e bën misionin edukativ të profesorëve dhe mësuesve, të çdo lloj niveli, edhe më të dobishëm. Natyrisht, kanuni është tashmë një traditë primitive dhe e pazbatueshme në një shtet ligjor dhe të së drejtës, por pavarësisht kësaj, shqiptarët duhet të ruajnë me fanatizëm disa aspekte pozitive të tij, si respekti ndaj të huajit dhe mungesa e diskriminimit ndaj të ndryshmit, pavarësisht fesë dhe përkatësisë të tij etnike.

*Autori është profesor i asociuar në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës.