Poetja shqiptare Irma Kurti botohet në Serbi

E premte, 19 Prill, 2024

Një tjetër sukses për poeten shqiptare Irma Kurti me banim në Itali. Libri i saj i titulluar “Imazhi yt në gishtat e mi” pas përkthimit dhe botimit të fundit në gjuhën spanjolle në Kili botohet tashmë edhe në Serbi. Poezitë janë përkthyer nga poetja dhe përkthyesja Vesna Andrejevic. Imazhi i kopertinës nga fotografi italian Biagio Fortini.

Botimi i librit në gjuhën serbe bëhet nën kujdesin e Shoqatës Kombëtare të Shkrimtarëve “ Branko Miljković ” të qytetit të Nishit në Serbi, e cila për më shumë se 35 vjet  promovon  poezinë kombëtare dhe ndërkombëtare, organizon aktivitete të ndryshme kulturore apo konkurse dhe çmime dedikuar poezisë dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, boton si shtëpi botuese libra të autorëve vendas dhe internacionalë.

Shoqata mban emrin e  Branko Miljković , njërit prej poetëve më të shquar serbë të quajtur edhe Princi i poezisë serbe dhe në homazh të kësaj figure organizon çdo vit Manifestimin poetik “Midis dy botëve” . Në datën 12 shkurt, në përvjetorin e 62-të të vdekjes së tij si dhe njëzetëvjetorit të veprimtarisë “Takimet ndërkombëtare të poetëve”, u organizua një manifestim poetik në entin zyrtar të shkrimtarëve serbë. Krahas promovimit të Antologjisë “Midis dy botëve” në praninë e përkthyeses Vesna Andrejevic u prezantua gjithashtu botimi i ri i poetes Irma Kurti në gjuhën serbe titulluar “Imazhi yt në gishtat e mi”.

“Jam e kënaqur – shprehet Kurti – që udhëtimi i poezisë sime vazhdon. Ka qenë një ëndërr e hershme që krijimtaria të më përkthehej në gjuhë të tjera dhe që shpirti im poetik të kapërcente kufijtë duke prekur zemrat e sa më shumë lexuesve. Sot ndjej emocion që gjeografia e këtyre vendeve sa vjen dhe zgjerohet.”

Librat e Irma Kurtit, përveçse në Shqipëri, janë botuar gjithashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Francë, Itali, Rumani, Turqi, Kosovë, Filipine, Kamerun, Indi dhe Kili.