Dhoma e Biznesit të Diasporës në Shqipville, tryezën e rrjetëzimit të biznesit

E hënë, 6 Maj, 2024

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare mundësoi realizimin e aktivitetit në ambientet e shtëpisë së shqiptarëve “Shqipville”, në Bruksel ku u prezantuan produkte “Made by albanians”.

E pranishme në këtë aktivitet nënkryetarja e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare znj. Elisabeta Katiaj duke u ndalur te mikpritja  në “Shqipville” veçanërisht te themeluesja Ledja Canaj u shpreh se shtëpia e Shqiptarëve në Bruksel, është kthyer në një tryezë rrjetëzimi biznesi, në një ekspozite kulture, arti për shqiptarët, në një tavolinë degustimi për produktet shqiptare, në një shportë dhurate me “Made by Albanians”.

“Një shembull për tu bërë BRAND ndërkombëtar. Mirënjohje për pjesëmarrësit! Shqiptarët e integruar me së miri në biznes. Nëpërmjet tyre produktet shqiptare kanë aksesuar në tregun Europian. Përcollëm me krenari, të fala nga Presidenti jonë i Nderit, z. Lazim Destani, Kryetari, z. Ardian Lekaj dhe nga gjithë Kryesia e Dhomës. Faleminderit zv. Ministres, për Europën dhe Punët e Jashtme, znj. Artemisa Kosta Malo, që pranoi ftesën tonë për të nderuar këtë event, në ditëlindjen edhe të Radios “Jehona e Shqipes që shpërndan zërin e vlerave shqiptare në Diasporë.

Forcojmë miqësinë, zgjerojmë rrjetin që vetëm bashkëpunon dhe zhvillon, Diaspora sipërmarrëse shqiptare” tha ndër të tjera në fjalën e saj përshëndetëse znj. Katiaj.

Gjatë aktivitetit Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare mundësoi promovimin e “Myshk Dekor”, ekspozitën e punimeve artistike në Myshk Natural, të cilat prodhohen në qytetin e Kavajës dhe eksportohen në Belgjikë.

Që prej krijimit Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare ka mbështetur Shqipville, duke mundësuar bashkëpunimin me sipërmarrje shqiptare dhe prezencën e një sërë produktesh të artizanatit shqiptar në sallonin e shijes në “Shqipville”.