SHBA/ Çelet në New York ekspozita “15 shkrepje për 15 vjet shtet”

E martë, 7 Maj, 2024

Një ekspozitë e titulluar “15 shkrepje për 15 vjet shtet”, kushtuar pavarësisë së Kosovës, u çel këtë fund-javë në “Folenë e Shqiptarit” lokalin e traditës shqiptare “Çka ka Qellue”, në Nju Jork, nga artisti dhe fotografi nga Kosova, Arben Llapashtica.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite ishin të pranishëm Ambasadori Blerim Reka, Konsull i Përgjithshëm i Kosovës, komandat Gani Shehu, mjeshtrit e fotografisë Fadil Berisha, dhe Ilir Rizai, aktivistja Lumi Hadri, kryetari i organizatës Rrënjët Shqiptare, Marko Kepi, filantrop, aktor, artistë, muzikant, aktivist, biznesmen, student që mësojnë në universitetet amerikane, artistë shqiptar e amerikan, etj.

Ekspozita

Çdo tablo e kësaj ekspozite pamore me kurator Arben Llapashticën, ka një histori të veçantë e cila fillon me luftën për liri dhe “portetizon” çdo njerin në mënyrën që na tregojnë pamje brenda këtyre tablove, ku secila prej tyre ka një rrëfim të veçantë. Ato janë vepra arti të cilat vetëm Arben Llapashtica, i kap ato nëpër kohë të ndryshme, në dy dekadat e fundit të Kosovës shtet. Ku koha dhe hapësira gjejnë lidhjen në fotografi.

Llapashtica, tha se: “Ekspozita vjen si një rrugëtim në të dyja pamjet e saj duke e pasuruar atmosferën festive me rastin e 15 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, një prezantim dinjitoz i kulturës dhe historisë në SHBA.”

Kurse, vizitorët thanë se kjo është si një ekspozitë e veçantë, që nëpërmjet këtyre fotografive të artistit kosovar Arben Llapashtica,, bën të njohur për këdo, shqiptar e të huaj bashkë, një të historisë së Kosovës, nga liria deri në pavarësi, shtetndërtimin e saj.

Gjithashtu, para hapjes së ekspozitës dhe më pas u shfaq edhe një “koncert” me pjesëmarrjen e këngëtarit Ilsi Ademi, në shoqërimin dy instrumentisteve, Margaret Radovani në violinë, dhe në piano Erga Halilaj.

Muzikë e zgjedhur nga autorë të njohur kosovar, dhe këngë qytetare Shkodrane, përbënin repertorin e këtij koncerti, i cili i bëri pjesëmarrësit të këndojnë e të duartrokisnin këngëtarët për interpretimin e shoqëruar nga dy instrumentistet.

Ramiz Kukaj – Themeluesi dhe pronari i zinxhirit të lokaleve “Çka ka Qëllu”, ose “Foleja e Shqiptarit” si i quan ai, tha se Ekspozita “15 shkrepje për 15 vjet shtet” është : “Misioni ynë, është promovimi dhe mbështetja e artistëve shqiptarë. Një ndër ta është edhe fotografi i njohur, Arben Llapashtica të cilin restoranti “Çka ka Qëllu”, e sjell me koleksionin e 15 fotografive të cilat po ekspozohen për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.”

Granit Kurti – redaktor i kulturës në Grupin KOHA ka shkruar se: “Të tejkohshme janë fotografitë e Arben Llapashticës në “15 shkrepje – 15 vjet shtet”. S’kanë nevojë për data, emër, vende, shpjegime… Mungesa e tyre s’i kufizon imazhet, e as ato s’kërkojnë shpjegim. Arrijnë të krijojnë rrëfim edhe nëse nuk kanë kurrfarë kronologjie me njëra-tjetrën, tha organizatori i kësaj ekspozite në New York.

Llapashtica, thotë ai shkrep dhe aty shikuesi e gjen vetëm fillin e tregimit. Pastaj ia lë në dorë atij t’ia japë formën, ta rimodelojë. Dhe ta vazhdojë vetë.

Sepse, kështu është edhe rrugëtimi i Kosovës. Historia e saj. Janë njerëzit, vendet, monumentet, e kaluara, e tashmja… kapitujt e kësaj historie. Janë momentet që kap fotografia e të cilat kur bashkohen shënojnë historinë.

Kosova sot feston 15 vjet, por historia e saj gjëllin mijëra vjet më parë dhe këto janë shtigjet që hapen me “15 shkrepje…”. Estetika është kërkimi i përhershëm i këtij fotografi dhe nëpërmjet saj ai harmonizon. Kështu u kundërpërgjigjet kontrasteve të mundshme që mund të struken prapa shkëlqimit të dritave të rrugëve, peizazheve të magjishme në perëndim a në lindje të diellit.

Llapashtica, nuk dokumenton me foto. Ai shkruan tregime, si ai për shtetin, bashkëjetesën, potencialin e këtij vendi, natyrën e paprekur, për monumentet, shkollat e dikurshme shtëpi, për zanatet që po zhduken, për mullinjtë e erës e autostradat në ndërtim… Prapa harmonisë fsheh simbole e metafora, ani pse në shikim të parë, fotografitë duken krejt të thjeshta. Por thjeshtësia është magjia e fotos. Estetika e saj.

Dhe në një rrëfim për Kosovën, i mjaftojnë 15 shkrepje për 15 vjet shtet, shkruan për këtë ekspozitë të hapur në Nju Jork, Granit Kurti – redaktor i kulturës në Grupin KOHA.

Kush është Arben Llapashtica.

“I lindur në vitin 1979, Llapashtica, është filmbërës, kameraman dhe fotograf. Që prej 21 vitesh Arbeni, punon si kameraman në Kohavision (KTV) dhe drejtor i fotografisë. Ai gjithashtu ka realizuar filma të shumtë dokumentarë si autor, kameraman dhe producent. Për më shumë, është shpërblyer me 20 çmime në gara të videos dhe fotografisë në Kosovë dhe Evropë. Si fotograf, Arbeni ka pasur ekspozita personale dhe kolektive në Kosovë dhe vendet tjera, ku më të fundit ishin në Belgjikë, Kroaci, Austri, Serbi, Itali dhe SHBA.

Arben Llapashtica, e ka filluar karrierën profesionale në vitin 2001 si kameraman në Koha Vision – KTV (televizion nacional). Tani është në pozitën e drejtorit të fotografisë në televizion.

Si pjesë e ekipit të KTV-së, si autor dhe kameraman, ka realizuar dhjetëra dokumentarë. Përmes xhirimeve ka dokumentuar proceset neper të cilat ka kaluar Kosova, nga liria deri në pavarësi. Për së afërmi, me video dhe foto ka ndjekur periudhën transitore të pasluftës, trazirat, proceset negociatore, vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Me fotografi merret që nga viti 2008 dhe është i angazhuar si fotograf dhe kameraman në disa institucione. Ka fituar me shumë se 20 çmime dhe shpërblime për video dhe fotografi, kurse imazhet e shkrepura nga ai janë ekspozuar brenda dhe jashtë Kosovës.

Ekspozita e tij “15 shkrepje për 15 vjet shtet” në “Shtëpinë e Shqiptarit” lokalin tradicional “Çka ka Qellue”, në Nju Jork, me 15 fotografi të përzgjedhura nga artisti Arben Llapashtica, qëndron e hapur deri në fund të muajit, dhe mund të vizitohet çdo ditë nga ora 9 e mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes.

Inline image