Kosovarja, në konstruktin shpirtëror e historik të Kosovës

E enjte, 28 Mars, 2024

Gruaja kosovare gjithnjë ka qenë punëmadhe, kontribuese e jashtëzakonshme për jetën, gjallesën e familjes dhe të kombit shqiptar.

Historia jonë është shkruar me trimëri e sakrifica pa fund. Shpesh herë jeta është përkundur në djepe të përgjakur. Legjendat na përcjellin figura të skalitura si nga bukuria fizike ashtu edhe nga virtytet shpirtërore e trimëria. Nora e Kelmendit, konsiderohet nga studiuesit e huaj si Helena Shqiptare ose Brunilda e Europës Veriore.

Nora, kjo emblemë vezulluese e mesjetës sonë, e ka lavdinë e saj në rrëfenja e këngë pa fund, piktura e vepra arti të shkëlqyera.

Për të ardhur më pranë në kohë dua të sjell një shembull nga e kam edhe unë prejardhjen, fisi i Dajçëve të Mitrovicës të lidhur ngusht me Boletinët. Vajza e vëllait të madh të Isa Boletinit, Ahmetit, që u vra herët në luftë kundër Osmanëve, u rrit nga Isai si të ishte vajza e tij me gjithë vëllain, Tafilin. Hajria, kështu quhej ajo, “si femër e mprehtë, trimëreshë dhe luftëtare e lindur …” në një rast sheh “nga frëngjitë, se pushtuesit po i afrohehshin… kullës për ta goditur e djegur”. Brenda kishte veç gra e fëmijë, se burrat ishin maleve në luftë për pavarësinë e trojeve Shqiptare.

Në këto kushte ajo vendosi të rezistojë. Me të shpejtë “vendosi naganta e pushkë në çdo frëngji e dritare dhe fillon të shtijë me to, sa në njërën te tjetra për të krijuar idenë se Kulla ishte plot me djemtë dhe burrat e shtëpisë… Armiku kur pa se bataret e pushkëve nuk pushonin, u zmbraps dhe u tërhoq nga rrethimi… Grave të kësaj dere u ka ra të heqin shumë vuajtje. Nënës së Isa Boletinit, kur pat dalë nuse, i jati i pat dhuruar një kobure që ajo nuk e hoqi kurrë nga brezi.

Ditë që Isa Boletini do të nisej për në Vlorë, bënë edhe “martesën e nxituar të Hajries me Mehmet Dajçin.”

Hajria ka qenë gruaja e xhaxhait të nënës sime dhe, më 1924, kur u detyruan të iknin nga Kosova, i ka shoqëruar Shote Galica deri në Kukës me trimat e saj. Ajo ishte mbesë e Hajries. Profesoresha, Rita Saliu, ka mbledhur materilin mbi këtë temë dhe paraqitur te Gazeta, “Bota Sot”, me saktësi historike.

Trimëreshë e pa shoqe ishte Shote Galica. Motër e gjashtë vëllezërve, që pas vrasjes së të shoqit, Azemit, merr drejtimin dhe udhëheq luftëtarët shqiptarë të Kosovës në përpjekjet kundër zaptuesit serb. Sot ajo është e nderuar me titullin, Heroinë e popullit shqiptar.

Femra kosovare ishte nënë e shkëlqyer, vajzë e denjë dhe grua e mrekullueshme. Ajo ishte në çdo hap e çdo përpjkeje familjare e patriotike, duke përballuar pesha të rënda fizike e shpirtërore. Për jetën e burrave dhe bijve të tyre ato guxonin t’i dilnin përballë hasmit, zjarrit edhe vdekjes. Kështu e ka parë historia gruan kosovare, të pa ndarë në jetë dhe në protestat e përgjakura si në vitin 1968, vitet 80–90 e në vazhdim që ishte periudha bërthamë e gjithë asaj që përbën sot Kosovën. Në këtë ndërtim shpirtror kontribuan shkrimtaret me veprat e tyre, aktorët në dramat kushtuar Abdyl Frashërit e Lidhjes së Prizrenit, ngjarjeve e figurave të tjera historike, zëri i mrekulleshëm i këngëtareve Kosovare ngriti peshë zemrat e njerëzve me figura të tilla si, Ganimete Tërbeshi me shoqet e saja. Aktet popullore të rezistencës së vendosur hapën rrugën drejt pavarësisë dhe fitimit të mbështetjes ndërkombëtare.

Janë gratë e fisit të Jasharëve që u shkrinë bashkë me trimat legjendar të asaj epopeje që do të mbetet në shekuj si lavdi e Kosovës dhe mbarë Shqipërisë. Nën shembullin e tyre qindra gra e vajza të tjera rrokën armët e luftuan në formacionet e UÇK–së. Ende i kemi para syve kronikat e eksodit masiv;  gra të ngarkuara me fëmijët për gjiri, me pleq e plaka që mezi ecin të terrorizuar nga mizoritë e ushtrisë serbe, nga mosha dhe kushtet e motit, të terrenit udhë e pa udhë. Ato duhej të ushqenin, mjekonin, lanin e ndërronin, të jepnin kurajën, të mbanin gjallë shpresën për shpëtim. Ato duhej të gëlltisnin lotët, të lidhnin nyjë dhimbjen për ç’po linin pas; burrin, djalin, vajzën apo renë që nuk dihej se ku ishin tretur. Shumica prej tyre u përdhunuan e u vranë mizorisht. Duhej të kapërcenin tronditjen që shkaktonin flakët mbi konakët, gjënë e gjallë e gjithë çfarë kishin braktisur duke u shkrumbuar për së gjalli. E po kjo grua duhej ta mblidhte e mbante bashkë familjen në kampet, apo strehimet ku u vendosën anë e mbanë Shqipërisë, në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, etj. Shumë e shumë aktiviste të tjera nuk iu trembën burgimit, humbjes së lirisë e shfarosjes së mundshme, një e tillë, për shembull, ishte Flora Brovina.

Fitorja e UÇK–së me ndihmës e NATO–s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte arritje e pa imagjinueshme, jetëprurëse. Por, siç dihet, luftrat lënë nga pas gërmadha e mbi ato rrënoja gruas kosovare iu desh të rriste shpresën e lirisë, shtëpinë e trimërisë dhe jetën e re në përgjithësi. I duhej të luftonte për të gjetur gjithëkënd që i shte vrarë, kishte humbur e që fatkeqësisht dhe sot e kësaj dite ka ende mijëra prej tyre të pa gjetur.

Femra shqiptare e Kosovës sot është krenare e më kontribuese se kurrë. Ajo është deputete në Parlament, është ministre në Qeveri, Presidente, juriste e emra të spikatura në arsim, gazetari, art, mjekësi e në sporte. Kemi dhe kupa bote të fituara nga atletet kosovare.

Si përfundim do të thosha që lufta vërtetë merr bijtë e nënave, por nga gjaku i tyre merr jetë mëmëdheu, Kombi Shqiptar. Kurora e lavdisë qëndrën gjithmonë mbi kokat e tyre!

Anila Veizi,

Anëtare e Bordit Drejtues të Shoqatës “Iliria”

Saint Louis, 18 shkurt 2023