SHBA/ Ambasador Reka pritje madhështore për 15 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Në mjediset e ngjyrave blu dhe te florinjte, simbolet e Flamurit të shtetit të Kosovës në Kimberli Hotel, Konsulli i Përgjithshem i Republikës së Kosovës në New York, Ambasador Blerim Reka organizoi një pritje madhështore për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë natë të shndritshme të Kosovës në Manhatan në kryeqendrën e botës u mblodhën shqiptarët e Diasporës, biznesmenë të suksesshëm me shumë kontribute për Kosovën, diplomatë, politikanë të lartë amerikanë, ambasadorë të shteteve anëtare të OKB-së për të nderuar Kosovën martire, Kosovën e Shqipërisë etnike.

Që në hyrje të mirëprisnin cifti simpatik me buzëqeshjen e trëndafiltë mësuese Vlera dhe Luan Thaqi, diplomati Fatmir Zajmi dhe gjithë stafi. Tingujt e violinës dhe të pianos të interpretuara mjeshtërisht nga Margaret Radovani dhe Erga Halilaj mbushnin atmosferën dhe e bënin më të këndshme dhe më të bukur këtë mbrëmje festive.

Mbrëmja filloi me egzekutimin e Himnit shtetëror të Kosovës dhe Amerikës.

Konsulli i Përgjithshem i Repbulikës së  Kosovës në New York Ambasador Reka përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe iu uroi atyre: Gëzuar 15 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!  Fjala e tij që kishte në thelb sakrificat e themelimit të shtetit të Kosovës, gjakun e UÇK-së -së, gjakun e popullit lumë nga kucedra serbe si dhe mirënjohjen për Amerikën u mirëprit me duartrokitje dhe plot dashuri për Kosovën.

Nderonte me pjesëmarrjen e saj Ambasadorja Lisa Carty, përfaqësuese e SHBA-së në ECOSOC në OKB dhe përshëndeti të pranishmit me plot dashuri dhe premtim.

Në këtë ceremoni nderonte gjithashtu Ansambleisti Charles Fall i cili përfaqëson Distriktin e 61-të të Asamblesë së Nju Jorkut dhe që mbulon Bregun Verior të Staten Island, ku ai ka banuar gjithë jetën e tij.  Asambleisti Fall është anëtari i parë mysliman dhe afrikano-amerikan i Asamblesë i zgjedhur nga Staten Island.

Asambleisti Fall vleresoi me pllakatë  mirënjohjeje me rastin e 15 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës Ambasadorin Blerim Reka.

Ambasadori Reka ishte nën shoqërimin e bashkëshortes së tij, pedagoges Ymrane Reka, diplomates Teuta Hyseni dhe gjjithë stafit të Konsullatës së Përgjithshme që punojnë me përkushtim dhe profesionalizëm për Kombin.

Ishte një natë festive, një natë e shenjtë kombëtare për të festuar 15 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.  Në mendje s’më hiqeshin vargjet:

Atdhe, Zoti im,

Edhe pse larg, vetëm tek ty përkundem me ninulla,

Në të vetmin djep me shqiponjë gdhendur,

Me emrin Kosovë, me emrin Shqipëri!

Gëzuar perjetësisht!

TV “Alba Life” po transmeton në kanalet televizive 27 në paketën digitale TV “Alb” kronikën e përgatitur enkas për këtë aktivitet të rëndësishëm për Diasporën.

Photo Credit: Amir Suka AlbaPro dhe Alba Life  

17 Shkurt, 2023

Manhattan, New York