Në kujtim të Milan Shuflajt (1879-1931)

E enjte, 28 Mars, 2024
E enjte, 28 Mars, 2024

Në kujtim të Milan Shuflajt (1879-1931)

Ndërmjet hulumtimeve dhe botimeve të tij  aq të frytshme ka dhënë ndihmesa të çmuara edhe për sqarimin e disa çështjeve të rëndësishme në fushë të studimeve albanologjike. Dhe sigurisht ai do t’i kishte çuar edhe më tej hulumtimet dhe ndihmesat e tij në këtë fushë të vështirë studimesh, sikur vrasja misterioze të mos e kishte ndërprerë veprimtarinë shkencore në kulm të pjekurisë së tij. (Demiraj, 2003:152)

Sipas burimeve të shumta mësohet se pas shumë peripecish rreth pajisjes me pasaportë, ai arrin në Shqipëri më 12 janar të vitit 1931. Vritet nga dora e kriminelëve më 19 shkurt të vitit 1931, një ditë pas kthimit nga Shqipëria, duke lënë pas shumë studime të papërfunduara në dorëshkrim, një pjesë e mirë e të cilave ruhet në Arkivin Shtetëror të Kroacisë në Zagreb. Për vrasjen e dr. Shuflajt kanë reaguar shumica e intelektualëve të kohës, në mesin e të cilëve edhe shkencëtari i njohur Ainshtain.

Një ndër çështjet më rrahura të studimeve të tij është pa dyshim ajo që ka të bëjë me çështjen e etnosit shqiptar a arbëresh. Për këtë çështje, siç dihet, janë shprehur mendime të ndryshme, por Shuflaj  ka mbrojtur tezën e vazhdimësisë iliro-shqiptare. Me  këtë tezë ai është bashkuar mendimit të Mayerit, Kretchmerit etj.  Dhe u përpoq të sjellë një sërë argumentesh në mbështetje të kësaj teze.

Këtë çështje ai e ka trajtuar në punime të tij të ndryshme, sidomos në “Biologie des albanischen Volkstammes”.

Në përgjithësi ishte pranuar  se emri i mëparshëm i Shqipërisë  dhe banorëve të saj (Arbën/Arbër dhe i arbëneshë/ i arbëreshë)  e ka burimin tek emri i fisit ilir Alban-oi-ve  me kryeqendër  kryeqytetin Albanopulis, që i përmend edhe Ptolemeu në shekullin e dytë të erës sonë.

Gjithashtu në monografinë e 1916-s Shuflaj nuk mund të  mos prekte edhe çështjen e elementit trak në gjuhën shqipe, si dhe përkimet midis shqipes dhe rumanishtes. Ai nuk e kundërshton praninë e një elementi trak në gjuhën shqipe, por këtë e shpjegon me  shtegtimin e disa fiseve trake në perëndim. (Demiraj, 2003:156)

Përsa i përket formësimit të gjuhës shqipe, Shuflaj është i mendimit se ajo përfaqëson një fazë të re të njërit prej dialekteve ilire, ky mendim ecën paralel me atë të  Mayerit.

Ndihmesë të madhe ai dha në hartimin e veprës  kolektive “Acta et Diplomata Res Albaniae Mediae Aetatis Illustrantia” (vëllimi i parë 1913, i dyti 1916, ndërsa i treti  nuk u botua për shkak të vdekjes tragjike të tij).

Nga sa shohim më sipër Shuflaj nuk qe vetëm një historian i talentuar, por hapi edhe hulli të reja në ndriçimin e historisë së popullit shqiptar, që dha ndihmesa të çmuara në fusha të ndryshme të albanologjisë dhe ballkanologjisë.