144 vite nga lindja e veprimtarit të çështjes kombëtare Luigj Gurakuqi

E enjte, 28 Mars, 2024

144 vite më parë lindi Luigj Gurakuqi, veprimtar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, kritik letrar, diplomat, deputet, ekonomist e financier, orator, njeri i kulturës dhe i shkencës, i fjalës dhe i veprimit.

Vlen të përmendim se Gurakuqi ka merita të shquara në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe, në përpunimin e gjuhës letrare dhe në njësimin e shqipes së shkruar, në stabilizimin e drejtshkrimit, në pasurimin e fjalorit, në çështjet e leksikologjisë, terminologjisë etj.

Luigj Gurakuqi lindi në Shkodër dhe u rrit në gjirin e një familjeje tregtare shkodrane. Me edukimin e tij u mor në mënyrë të veçantë i ati. Shkollën fillore e të mesme i ndoqi në Kolegjin Saverian në rendin tekniko-tregtar, prej ku doli më 1897. E plotësoi arsimin e mesëm në Kolegjin arbëresh e Shën-Mitër Koronës, ku pati mësues De Radën, që e frymëzoi për tërë jetën; ishte nxënësi i parë shqiptar aty.

Me 1911 ishte një prej hartuesve të Memorandumit të Gërçes gjatë kryengritjes se malësorëve të Mbishkodrës të vitit 1911. Ne vitin 1912 mori pjesë në mbledhjen e Bukureshtit, pastaj më 28 nëntori të po atij viti mori pjesë në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Ishte pjesëmarrës i Revolucionit Demokratik borgjez të qershorit të vitit 1924 bashkë me Fan Nolin, Bajram Currin, Hasan Prishtinën e shumë atdhetarë të tjerë. U vra, në Bari të Italisë, nga forcat zogiste më 2 mars të vitit 1925.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.