Pavarësia e Kosovës/Lazim Destani i ftuar nderi në seancën solemne në parlament

E martë, 17 Nëntor, 2026

15 vjetori i Pavarësisë së Kosovës është kremtuar me një sërë aktivitetesh mbarëkombëtare, ditën e djeshme. Prishtina ka qene kryeqendra e aktiviteteve. Mes qindra të ftuarve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e veriut dhe Diaspora në këto festime të përvjetorit të Pavarësisë, mori pjesë edhe Presidenti i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës, biznesmeni dhe filatropi i njohur, z. Lazim Destani.

Njoftimi për pjesëmarrjen në këto aktivitete e ka ndarë në rrjetet sociale edhe vetë Z.Destani, i cili shkruan:

“17 Shkurti i djeshëm, 15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, ishte një ditë e ngjeshur me aktivitete festuese në Prishtinë. Një ditë që gëzimin e shikoje në sytë e çdo shqiptari aty që kishte dalë për të festuar, në sytë e qindra të ftuarve në këto ceremoni, nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Diaspora.

I ftuar nga autoritetet Qeveritare pata nderin të marr pjesë në këto aktivitete, duke filluar nga ceremonia solemne e mbajtur në Parlamentin e Kosovës, ku pata rastin e kënaqësinë të takohem edhe me shumë personalitete shqiptare e ndërkombëtare.

Gëzimi më i madh ishte të shikoje në sheshin kryesor ushtrinë dhe policinë e Kosovës teksa parakalonin forcat e mbrojtjes dhe të sigurisë së një shteti të lirë, demokratik e të pavarur.

Gjatë aktiviteteve e manifestimeve të shumta takova të gjithë krerët e institucioneve të Kosovës si dhe liderët politik të vendit të cilëve ua urova 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Lavdi UÇK-së dhe martirëve që ranë për lirinë e Kosovës!

Mirënjohje NATO-s, SHBA-ve dhe gjithë botës demokratike që mbështeti dhe vazhdon ta përkrahë Pavarësinë e Kosovës”.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.