Themelohet Forumi i Gruas Shqiptare “Alba”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Të shtunën e kaluar u themelua Forumi i Gruas shqiptare – Alba me seli në Augsburg (FGSH).

Pas disa takimeve të grupit nismëtar si dhe pas disa aktiviteteve kulturore të organizuar nga ky grup u shqyrtua mundësia e organizimit sa me të mirë të Gruas Shqiptare nga Augsburgu e rrethina duke ardhur në përfundim se është nevojë e kohës që të themelohej ky forum.

Grupi nismëtar i ftoi zonjushat dhe zonjat nga Augsburgu në Kuvendin Themelues dhe në pjesëmarrjen e 42 vetave grupi nismëtar i prezantoi qëllimet e dhe detyrat e Forumit, më këtë rast u veçuan si: Organizimi i takimeve konsultative, aktiviteteve kulturore, këshillimet për të interesuarit, organizim të seminareve me tematika përkatëse që dalin nga nevojat e kohës etj. FGSH gjithashtu do të përfaqësojnë Gruan Shqiptare Alba në Augsburg, rrethinë e me gjerë.

Pas leximit të qëllimeve dhe programit të punës, me datën 11.02.2023 u themelua Forumi njëkohësisht edhe u zgjodh Kryesia e saj duke ndarë detyrat si më poshtë vijon:

Kryetare u zgjodh Afërdita Berisha, nënkryetare u zgjodhën Naxhie Sopaj e Majlinda Qarri, sekretare Ilirjeta Kqiku, arkatare Fiona Rama-Morina si dhe zëdhënëse e FGSH-Alba u zgjodh Adelina Osmani. Anëtarë të kryesisë u zgjodhën: Ganimete Nitaj, Hyrie Uka, Valbon Sokoli, Valentina Kuqi dhe Zoje Qorraj.

Pas diskutimit konstruktiv mbi planin afatshkurtër si dhe zgjedhjes së Kryesisë së Forumit, Grupi i valltareve Alba, nën drejtimin e znj. Valjeta Kuqi prezantuan me një program kulturorë me valle tradicionale shqiptare.

Ndërsa për program muzikorë u kujdes DJ Gjaka. Selia e FSH-Alba do të jetë në adresën: Zugspitzstr. 175, 86157 Augsburg. E-Maili i përkohshëm ku të interesuarat mund t’i drejtojnë pyetjet është: [email protected].

Kryesia e FGSH-Alba i fton të gjitha zonjushat dhe zonjat nga Augsburgu e rrethina që të antarësohen në Forum sepse ashtu do të jemi më të zëshme si në Komunitetin tonë ashtu edhe në nivel të qytetit. /Bota Sot/

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.