Duke parë fotot e prindërve të mi: 30 vjet imigracion shqiptar në Greqi

E enjte, 19 Nëntor, 2026

“Arkivi i Historisë Sociale Bashkëkohore në Greqi (ASKI), në kuadrin e programit ‘‘Voicing the Albanian Experience in Greece’’, me mbështetjen e Fondacionit “Stavros Niarchos Public Humanities Initiative” të Universitetit Columbia, synon të krijojë një arkiv dinamik dokumentesh, eksperiencash, dëshmish, dhe një bazë të dhënash që do të fokusohen në eksperiencat e imigracionit shqiptar, i cili përbën një komponent shumë të rëndësishëm të realitetit social grek gjatë 32 viteve të fundit.

Në Qendrën e Arteve të Bashkisë së Athinës, u zhvillua aktiviteti “Duke parë fotot e prindërve të mi: 30 vjet imigracion shqiptar”, në kuadër të “Festivalit të Historisë” të Arkivit të Historisë Sociale Bashkëkohore (ASKI).

Një bashkëbisedim i frytshëm rreth migracionit shqiptar në Greqi, që bëri bashkë fotografin, i cili ka dokumentuar hyrjen e imigrantëve shqiptarë në Greqi në fillim të viteve 1990 dhe që e ka dhuruar këtë arkiv, tek Arkivi i Migracionit Shqiptar, z. Spyros Staveris, teoricienen e studimeve kritike dhe artit, z. Paty Vardami, historianin dhe drejtor të Arkivit të Historisë Sociale Bashkëkohore (ASKI) z. Kostis Karpozilos, koordinatoren e Arkivit Shqiptar të Migracionit-ASKI, znj. Ilirida Musaraj, artistin-aktivistin z. Marleno Nika, gazetaren znj. Anna Nini dhe sociologun-aktivistin, z. Ervin Shehu.

Në emër të Ambasadës së RSH-së në Athinë mori pjesë Oficerja Koordinuese për Çështjet e Diasporës, znj. Joneda Dodaj, e cila përcolli mbështetjen dhe gatishmërinë e Ambasadës për asistencë kundrejt kësaj nisme.

Videon e plotë të aktivitetit mund ta ndiqni këtu: 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.