Mësonjëtoret Shqipe në Diasporë

E premte, 26 Prill, 2024
E premte, 26 Prill, 2024

Mësonjëtoret Shqipe në Diasporë

Diaspora shqiptare ka marrë përmasa të konsiderueshme në numër, është rritur dhe nuk është më diaspora e shumë dhjetëvjeçarëve më parë. Kanë ndryshuar përparësitë, në familjet, projektet personale ose të grupimeve. Kanë përparuar arritjet dhe problematikat e reja në funksion me kohën.

Nga Ermira Lefort
Nga Ermira Lefort

Gjuha shqipe është gjithnjë dhe më e pranishme me shpërfaqjen e saj, gojore dhe të shkruar në shtetet ku jetojnë dhe punojnë familjet shqiptare. Nga “Mësonjëtorja e parë shqipe” në vitin 1887 me vlerën për nga rëndësia atdhetare, me historikun e këmbënguljes atdhetare dhe sakrificave të mëdha përkundrejt kundërshtarëve, në periudha të vështira, misioni i “Mësonjëtoreve Shqipe“ kishte vazhdimisht qëllime të rëndësishme historike, identitare dhe kulturore.

Tashmë në trojet tona si dhe në diasporë nuk janë vetëm këto arsye dhe rrethana të lartpërmendura. Plus rëndësisë për nga numri dhe puna cilësore që bëhet në Shkollat Shqipe kudo jashtë atdheut, gjithnjë dhe më shumë me gjeneratat e reja, është një mision i pandërprerë të mos humbet gjuha amtare. Sepse plus vazhdimësisë së identitetit, kulturës dhe të origjinës, janë dhe shumë arsye pozitive dhe produktive, përse gjuha shqipe për fëmijë duhet të vazhdojë të mësohet me shkrim e lexim.

Fëmija dy-gjuhësor ka kapacitetin e të menduarit dhe të shprehurit, mbi dy fjalorë që zotëron. Kanë një kapacitet cerebral më të shpejtë dhe më rezultativ se normal-siç thotë studiuesja gjuhëve Viocira Marian Dy-gjuhësorët janë fëmijë më pak të ndrojtur dhe nuk kanë ndjesi krahasimi me të tjerët që ti pengojë. Duke folur dy gjuhë, shumëzohet me 2 numri i personave me të cilët komunikojnë dhe transmetojnë. Jep mundësinë jo vetëm të komunikojnë, por dhe të shprehen në mënyrë gjuhësore dhe kulturalisht, për vendin e origjinës nga vijnë. E pra dy gjuhë- dy kultura. Jo rastësisht fëmijë dhe të rritur quhen në këtë rast “multikulturor”. Një fëmijë i tillë ka një mëndje të hapur dhe mbi bazën e gjuhës amtare, nga mësimet dhe leximet e tij në shkolla, ka besim dhe kënaqësi për të komunikuar historinë, kulturën, traditat e origjinës së tij. Ngjall kuriozitet, interes dhe vlersim tek bashkëbiseduesit në një komunitet ose më gjerë….

Për rrjedhojë pranon dhe pranohen më shpejt në qarqe të ndryshme të një vendi dhe shoqërie të caktuar ku jetojnë, sidomos kur komuniteti shqiptar ka ato përmasa që ka tashmë në diasporë. Duke prezantuar kulturën e tyre nëpërmjet gjuhës, fëmijët janë të hapur të pranojnë kulturat e tjera. Të flasësh gjuhën amtare, realiteti i të ardhmes për këta fëmijë i jep një mundësi plus dhe për punë në të ardhmen. Në shumë fusha që nga përkthimi, por dhe studime, teza e doktoratura me temë të origjinës dhe kulturës. Është një mundësi plus në biznese të drejtuar nga shqiptarë ose të tjerë biznese bashkëpunuese që krijohen, gjithashtu edhe në projekte shqiptare të përbashkëta me kultura të tjera. Pra është gjuha edhe një mjet i fuqishëm në botën profesionale në të ardhmen e këtyre fëmijëve.

Diaspora avancon në numër, cilësi integrimi dhe objektivash, andaj mësimi i gjuhës amtare, nga mision i identitetit dhe kulturës për të mos u humbur, është pasuruar me arsye të forta ekuilibri të personalitetit, të profesioneve të ardhshme, nga fëmijë dhe deri i rritur. Ashtu si denjësisht jetohet dhe punohet nga shqiptarët kudo, denjësisht të motivohen të vegjlit e sotëm për gjuhën amtare (se nuk kanë zgjedhur ata të jetojnë jashtë shtetit amë).

Kudo ka mësues të përkushtuar të shkollave shqipe, me vullnet, punë, me këmbëngulje fisnike të admirueshme për mësimin shqip në dijet e gjeneratave të reja. Bashkë me një jetesë më të mirë nga familja , le tu ofrohet nga prindërit si dhuratë për jetën, mësimet në “Mësonjëtoret Shqipe” kudo.