Mikrofinanca në mbështetje të qytetarit

E premte, 29 Mars, 2024
E premte, 29 Mars, 2024

Mikrofinanca në mbështetje të qytetarit

Mikrofinanca u shërben mbi 187 mijë qytetarëve, shumica e të cilëve nuk kanë llogari bankare, për të marrë hua në shuma të vogla. 8 në çdo 10 fermerë që kanë marrë hua, i marrin nga mikrofinanca

Mikrofinanca nxit përfshirjen financiare dhe përmirësimin e standarteve të jetesës për qytetarët e Shqipërisë dhe familjet e tyre

Mikrofinanca përfaqëson shërbimet financiare me shuma modeste pranë qytetarit, të tilla si dhënie huash të vogla deri 600 mijë lekë, mbledhje kursimesh për financim në grup, shpesh këshillim financiar pa pagesë, etj.

Ky sektor në Shqipëri u zhvillua si një model për zbutjen e varfërisë dhe sigurimin e qasjes në financim për shtresat më pak të shërbyera nga sektori bankar, si fermerët dhe bizneset e vogla, sidomos jashtë qyteteve të mëdha të vendit. Institucionet e mikrofinancës u krijuan, u zgjeruan dhe u konsoliduan si institucione  të hua-dhënies dhe shoqëri kursimi e krediti.

Pse mikro-huatë e ndihmojnë realisht qytetarin

Duke dhënë mjete financiare për shtresat me të ardhura të ulëta, shtresat në kufijtë të varfërisë dhe qytetarët që jetojnë në varfëri dhe varfëri ekstreme, mikrofinanca është kthyer në promotore e luftës kundër varfërisë, për zhvillim ekonomiko-social, si dhe në nxitëse e edukimit financiar të qytetarëve, fermerëve dhe sipërmarrësve të vegjël.

Me mbi 257 mijë huatë e dhëna gjatë vitit 2022(shifra është ende në përpunim), mikrofinanca ka nxitur krijimin dhe mbajtjen e afro 180 mijë vendeve të punës, ka mbështetur sipërmarrjet e drejtuara nga gratë dhe vajzat, si dhe përfshirjen financiare dhe përmirësimin e standarteve të jetesës për qytetarët  dhe familjet e tyre.

Institucionet e mikrofinancës  punojnë dhe ndodhen edhe me zyra gjerësisht në fshatra dhe oficeri i tyre i mikrokredisë shkon në vendin ku fermeri ushtron aktivitetin, është i përgatitur dhe i përshtatet nevojave dhe kërkesave të fermerit.

Mikrofinanca mund të të japë hua shumë të vogla (10.000-200.000 mijë lekë) brenda disa minutave. Imagjino të kesh  një nevojë urgjente për këto shuma dhe ato ky sektor të t’i sigurojë brenda disa minutave. Ndërkohë, për kreditë nga 800 mijë deri në 1 milion lekë, vendimi merret brenda pak ditësh. Kohëzgjatjen më të madhe të dhënies së një kredie, sektori e ka deri në 1 javë.

Institucionet e mikrofinancës u ofrojnë sipërmarrësve dhe qytetarëve që veprojne në sektorët më në vështirësi, një periudhë ku paguhet vetëm interesi i huasë, për t’u dhënë frymarrje dhe lehtësi, sipas sezonalitetit të aktivitetit të tyre.

Tabela 1. Huatë e dhëna nga mikrofinanca 2019-2022

Nr. Mikro-kredi nga 5.000-800.000 leke 2019 2020 2021 2022

(të dhëna operative

Cilesim
1 Vlera e kredise se re 228 mln euro

133 mln euro 250 mln euro  

264 mln euro

Ne vitin 2021, kredia e re u rrit me 91% dhe perfaqesoi 11% te totalit per ekonomine
2 Numri i kredive te dhena 286,000 176,000 260,000 257,000 U rrit numri i kredive per te varferit dhe kredine konsumatore
3 Numri i zyrave ne qytet dhe fshat 296 236 285

291 Moren kredi 13 mije fermere ne fshat

Rritja e aktivitetit të mikrofinancës në Shqipëri 2019-2022

Në 4 vitet e fundit, mikrofinanca u shndërrua në mekanizmin kryesor formal të financimit për familjet me të ardhura modeste, për ato me të ardhura të pakta dhe në kufijtë e varfërisë, si dhe për familjet që jetojnë poshtë kufirit të varfërisë. Këto shtresa përfaqësojnë edhe grupin më të brishtë të popullsisë, me nivelin më të lartë të informalitetit dhe rrezikut, rrjedhimisht më i ekspozuari ndaj krizave të papritura dhe që u godit më rëndë nga pandemia. Kjo goditje e fortë bëri që gjatë vitit 2020, huatë e institucioneve të mikrokredive të pësonin rënie për herë të parë që nga viti 2015. Gjatë dy viteve të fundit 2021-2022, rritja e aktivitetit të sektorit ka qenë e dukshme.

Sektori i mikrofinancës punëson 1,737 punonjës, ndër të cilët 832 këshilltarë financiarë. Ai ka 285 zyra të shpërndara në të gjithë vendin. Një numër i konsiderueshëm i tyre ndodhet në zonat rurale të vendit.

Kjo industri e mirëfilltë financiare ka shtuar ndjeshëm gamën e produkteve dhe shërbimeve financiare, si dhe ka ulur normat nominale dhe efektive të interesit.

Gjashtë arësye pse qytetarët zgjedhin mikrofinancën

  1. Një pjesë e mirë e 285 zyrave të mikrofinancës janë në fshat dhe fermerët u besojnë këtyre zyrave 85 përqind të parave të marra borxh nga sektori formal i ekonomisë.
  2. Komunikimi i punonjësve të zyrave të mikro-huave me njerëzit hallexhinj që u drejtohen është i hapur dhe pa kërkim të dokumentave të shumta që ata të provojnë të ardhurat e tyre, duke u sjellë qytetarëve besim dhe shërbim të shpejtë për nevojën që kanë. Hua deri në 200 mijë lekë mund të marrësh nga zyrat e mikrofinancës brenda pak minutash, pas konfirmimit elektronik nga banka jonë qendrore që nuk ke histori problematike kredie në institucione të tjera financiare.
  3. Në mikrofinancë nuk mund të flitet për vendimmarrje subjektive në kredidhënie, pasi zyrat e këtij sektori aplikojnë teknologji të përparuar për vlerësimin e rrezikut të huasë, nëpërmjet algoritmeve dhe pikëzimit në huatë konsumatore Fintech.
  4. Mikrofinanca ofron mundësi të mira ristrukturimi të huasë që ke marrë, nëse je në vështirësi të përkohshme në aktivitetin tënd të biznesit të vogël ose në punësimin tënd, duke zgjatur kohën e pagesës së kësteve të mikrokredisë. Për huatë në sektorët e ekonomisë në vështirësi të madhe, mikrokreditë jepen, duke ofruar edhe një periudhë shlyerjeje të parë për vetëm interesat e huasë dhe jo kapitalin (principalin) e saj.
  5. Në katër vitet e fundit, në mikro-hua po fiton gjithnjë e më shumë peshë segmenti i mikrokredisë konsumatore, i lidhur kryesisht me kreditë e shpejta të modelit Fintech. Mbizotërimi i individëve me 52 përqind (mbi gjysmën) në totalin e kredise së re të dhënë nga mikrofinanca, pasqyron edhe zgjerimin e shpejtë të këtyre huave.
  6. Kreditë me probleme (me vonesë mbi 90 ditë) vijojnë të jenë në nivele të ulta në sektor, shumë afër huave bankare që raportuan një nivel 5.7 përqind të këtyre kredive.

Përfaqësim dinjitoz i sektorit

Sektori i mikrofinancës në Shqipëri ka një shoqatë përfaqësuese dhe të konsoliduar, të quajtur Shoqata Mikrofinanca Shqiptare (https://www.facebook.com/mikrofinanca) . Në bashkëpunim me shoqatat simotra në Ballkan dhe më gjerë, ajo po punon që Ballkani Perëndimor të përfshihet në listën e vendeve që mbështeten përmes skemave të financimit  dhe garancisë për mikrokredinë, përmes instrumentave financiarë të dedikuar, me ndihmën e projekteve me bankat zhvillimore si Banka Evropiane e Investimit, Fondi Evropian për Evropën JugLindore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, etj.

Shoqata lobon fort pranë Kuvendit dhe qeverisë, për t’i ardhur më shumë në ndihmë qytetarit, përmes rritjes së shërbimeve të saj.

Tabela 2. Kërkesat e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare

  • Sektorit t’i jepet akses në fonde më të lira, përfshi financimet nga institucionet financiare lokale apo edhe mundësia për të mbledhur mini-depozita nga tregu;
  • Institucionet e mikrofinancës të përfshihen si pjesë me të drejta të barabarta në skemat e mbështetjes për biznesin dhe fermerët, të hartuara apo në proces hartimi nga Qeveria Shqiptare;
  • Sistemit financiar në tërësi t’i ofrohet akses i rregulluar me ligj mbi të dhënat financiare të qytetarëve dhe bizneseve në platformën e-albania (me kërkesë dhe autorizim të plotë të klientit), për të automatizuar edhe më tej procesin e vlerësimit të aplikimeve të kredisë, kapacitetit pagues të klientëve dhe për t’i dhënë një shtysë digjitalizimit të plotë të ofrimit të shërbimeve financiare;
  • Qeveria të punojë për përmirësimin e sistemit dhe referimit të librit të adresave për të mundësuar një komunikim efektiv dhe në kohë të institucioneve mikrofinanciare me klientët e sektorit;
  • Qeveria të mbështesë biznesin familjar dhe mikro-ndërmarrjet me politika të qënësishme, subvencione dhe ndërmjetësim në zinxhirin e vlerës, me qëllim uljen e rrezikut të goditjes së këtyre sektorëve nga kriza e çmimeve dhe pasojat e situatës konfliktuale në Ukrainë.