Përmbledhja poetike e Sokol Demakut “Plagë zemre” tashmë është në duart tona

E enjte, 18 Prill, 2024

Kemi  në dorë përmbledhjen poetike ”Plagë zemre” e autorit Sokol Demaku, botuar nga Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni në Borås të Suedisë, shtypurë në Shtypshkronjën Lena Graphic në Prishtinë

Vlera të thella njerëzore  të ngritura në art

***

Të recensionosh një libër doemos duhet ta lexosh atë disa herë, figurativisht të zhytesh në brendësinë e tij njëlloj si ata peshkatarët e perlave që zhyten në thellësitë e ujit dhe kërkojnë mes guaskave të shumta ato guaska që mbajnë brenda tyre perlat shkëlqimtare. Përgjithësisht kështu ndodh, por kjo përmbledhje poetike e Sokol Demakut ma lehtësojë punën shkrimore, pasi shpejt zbulova shumë poezi mbresëlënëse që ma bënë të dashur vëllimin poetik e, si rrjedhojë, i shpreha natyrshëm dhe pa sforcim vlerësimet dhe konsideratat e mia. Ndoshta kjo erdhi edhe sepse poetin Sokol Demaku kam pasur fatin ta njoh prej vitesh si njeri dhe si personalitet, më është dhënë mundësia të njohë fuqinë e tij krijuese në poezi e në prozë, në publicistikë dhe në përkthime, që janë ndër fushat e parapëlqyera të tij dhe që ai i lëvron suksesshëm prej dekadash.

Merre me vete mallin tim!

Përmbledhja poetike që kemi në dorë hapet me poezinë “Plagë zemre”, e cila i jep edhe titullin librit. Te kjo poezi, poeti Demaku nëpërmjet vargjeve të frymëzuara përcjellë fuqinë dhe ndikimin e madh shpirtëror që ka dashuria për njeriun. Historikisht dashuria si një ndjenjë e bekuar njerëzore, është shoqëruar edhe me pasoja befasuese, pasi shpesh herë ka ndodhur që ajo është penguar nga rrethana, nga tipa e karaktere njerëzore, nga paragjykime, ngjarje apo dukuri, ashtu siç ndodh kur erësohet qielli nga grumbuj reshë të zeza, që lëvizin në mënyrë kaotike dhe pengojnë diellin të dërgojë tek ne rrezet e tija jetëdhënëse. Por, në rastin e poezisë që na afron plot ndjenjë e frymëzim Demaku, dashuria e vërtetë është e tillë që shfaq “aftësinë” të shërojë plagën e zemrës së vrarë, ajo e ringjallë dhe i jep energji zemrës e bën me flatra shpirtin.

Një ndjenjë krej tjetër përfton lexuesi kur lexon poezinë “Qetësia e një nate”, ku, si dhe herë të tjera, poeti shfaq poetikisht mallin për atdheun që e ka larg fizikisht, por shpirtërisht brenda zemrës së tij. Atdheu është tërësisht në mendjen e tij, në kujtime, në shkrime, në mallin e tij të përhershëm. Për t`u çmallur nga ky mall përvëlues, poeti zgjedh shpendin më paqësor të globit, pëllumbin, të cilin duke e mbajtur shumë pranë vetes, nis me të një bashkëbisedim si me një mik shumë të dashur dhe besnik: “Eja, pëllumb dua të porosit,/Të të nis për rrugëtim,/Fushë e male “fluturim”,/ Të fala të m’i çosh vendlindjes,/ Të më qetosh zemrën e shpirtin tim./Nisu fluturim, në këtë rrugëtim,/Merr me vete mallin tim…

Jetë dhe natyrshmëri

Poezitë e këtij vëllimi rrjedhin natyrshëm pa asnjë pengesë, mund të themi se ato rrjedhin si stinët e vitit, herë vërshojnë si dallgë deti, që vë në lëvizje anijet; herë si fllade pranvere, që çelin gonxhet e luleve; herë si stuhi dimri të shoqëruara me krisma vetëtimash, duke prezantuar kështu gjendje të ndryshme shpirtërore të poetit, jetën që ai ka kaluar në fëmijëri dhe në rini në Kosovë, në atdheun e tij të djegur e të shkrumbuar nga fuqitë dhe dyndjet barbare pushtuese, por që sot po përpiqet të shërojë vetveten, plagët e hapura në shekuj, veçanërisht plagët e rënda që iu krijuan gjatë shekullit të kaluar. Kosova po përpiqet të ringjallë veveten nga hiri i saj, si feniksi. Do të thosha se, nga shembujt që sjellë legjenda e lashtë për feniksin, zogun mitologjik, i cili u rilind nga hiri i zjarrit, shembulli i Kosovës (Dardanisë) sonë është mbase shembulli më kuptimplotë, që e vërtetëton më së miri legjendën e lashtë.

Në thelb poezia është zemra dhe shpirti i poetit, apo, siç shprehet Jevtushenko: “Poezia është biografia e një poeti…”. Ajo shpreh ato energji që prodhojnë “turbinat” e zemrës së poetit, duke përcjellë tek ne, lexuesit, talentin, dëshirat dhe bindjet e poetit, duke kumtuar ide dhe mesazhe për jetën, për përballimin e vështirësive të saj, por dhe duke demaskuar të keqen dhe ligësinë, paragjykimet, egoizmin dhe të këqija të tjera që pengojnë udhën drejt përparimit.

Zgjatma dorën, vëlla!

Po ndalem paksa te poezia “Zgjatma dorën, vëlla”, një poezi sa humane, aq edhe realiste, që përcjellë mesazhin e afrimit më shumë të shqiptarëve me njëri-tjetrin, pasi bashkimi për ne është i shenjtë dhe ekzistencial, jemi njerëz të së njëjtës racë, kemi të njëjtin gjak, të njëjtin gen. Poeti dëshiron që ne shqiptarët të mos ndihemi asnjëherë të braktisur dhe të ndarë me njëri-tjetrin. Jeta historikisht nuk na ka buzëqeshur për shkak të keqdashjes së pushtuesve dhe dyndjeve barbare, të cilat, për të na mbajtur nën sundim të gjatë, na kanë përçarë dhe na kanë copëtuar, na kanë hedhur e kundërvënë me njëri-tjetrin, na kanë mbajtur forcërisht të izoluar, të distancuar, larg njëri-tjetrit deri edhe duke na ndarë me tela me gjemba. Trysnia shekullore përçarëse dhe barbaria kanë ndikuar e depërtuar deri te njerëzit tanë në vendlindje apo dhe në emigracion, ku ndodhë që janë të dukshme shfaqet e urrejtjes, ndasive, krahinorizmit, mërisë, zemërimit, egoizmit, smirës, etj. Ato na kanë penguar shpesh herë të bashkëjetojmë të qetë dhe në harmoni. E, pikërisht, për ndjenjat e bashkimit, të vëllazërimit, të dashurisë dhe mirëkuptimit mes ne shqiptarëve kumton poezia “Zgjatma dorën vëlla!” Do ta konsideroja këtë poezi si një kushtrim për ne shqiptarët, sepse sot kemi shumë nevojë për të qenë më afër shpirtërisht, më afër zemrave të njëri-tjetrit. Ndaj të dimë të dëgjojmë edhe një vërejtje e sygjerim, të mos paragjykojmë gjithçka rreth nesh, ta shohim përgjegjësinë në radhë të parë te vetja, të mos e shpenzojmë jetën duke grumbulluar urrejtje, smirë dhe lakmi, sepse helmojmë vetveten, bëhemi padashur shpirtërisht pjesë e së keqes. Duke shëruar vetveten, ndihmojmë jetën tonë dhe tjetrin, ndihmojmë dhe mbështetim shoqërinë, jetojmë jetën me qetësinë, bukurinë dhe madhështinë e saj. Vlerat njerëzore që ne kemi të trashëguara si komb janë një ndihmesë e jashtëzakonshme, por dhe një domosdoshmëri për jetesën dhe jetëgjatësinë tonë, ndryshe përçarja sjell përçarjen, copëtimi sjell copëtimin, urrejtja sjellë urrejtjen, zemërimi sjellë zemërimin e, kësisoj, njerëzit dhe vendi përplasen, shkërmoqen e thërmohen si të mos kishin ekzistuar kurrë. Eksperiencat tregojnë se luftrat civile, asimilimi përmes pushtimit dhe përçarjes, luftërat e ashpra civile, përplasjet mes fiseve, krahinave, mes njëri-tjetrit, kanë bërë që të zhduken kombe në tokë, të shuhen gjuhë të tëra, të humbasin dhe të shpërbëhen vlera njerëzore, materiale dhe shpirtërore. Ndaj, edhe kjo kambanë poetike, ky kushtrim-poetik i Sokol Demakut na ndihmon dukshëm. Vlerat e tij artistike na mbeten në mendje jo si këshilla të thata moralizuese, por si domosdoshmëri jetike: “Zgjatma dorën vëlla,/Se koha ka ardhur,/Ta harrojmë mërinë,/Ta kultivojmë dashurinë./ Zgjatma dorën vëlla,/Së bashku të marshojmë,/Ardhmërinë e fëmijëve,/Së bashku ta ndërtojmë…”

Si gurët e çmuar të një gjerdani shkëlqimtar

Kanë vlera të larta shpirtërore poezia “Eja’, ku poeti thotë poetikisht se njeriun duhet të arrish ta njohësh nga afër, jo ta pargjykosh, por duke iu afruar dhe duke i njohur vlerat, i njeh edhe gjendjen e tij shpirtërore dhe aftësitë, njeh mirësinë dhe humanizmin e tij, njeh tek ai vlera që ti i kërkon larg, kurse i ke shumë afër teje. E pra, afroju te njeriu që ta njohësh, jo thjesht ta pargjykosh nga një pamje, nga një fjalë, nga një mendim prapa krahëve, apo nga një thashethem apo paragjykim racor…

Mbart dashuri dhe ndjenja të dhimbshme njerëzore poezia “E di”, ku, duket se poeti ia dedikon njeriut shumë të dashur, i cili tashmë është në qiell dhe ndriçon mbi poetin, por ai e di se shpirti i njeriut të dashur e të shtrenjtë është atje, sepse nuk mungon njeriu, kur është shpirti, ndaj dhe poeti thur vargje plot ndjenjë, plot dashuri të heshtur që e mban të shenjtë brenda vetes: “Shpirti yt,/Sot është i madh,/Është yll në qiell,/Që ndriçon mbi mua,/Dhe cek mollëzat e mia,/Në një natë vjeshte,/E di se ti je,/Atje.”

Është po aq interesante dhe tërheqëse poezia “Vargu im”, ku poeti vlerëson poezinë si krijim dhe sidomos ata që e krijojnë atë, poetët zemërzjarr, teksa kjo dëshirë poetike konsiderohet nga Demaku si një domosdoshmëri jetese, si një kërkesë që i jep vlerë, e begaton dhe e zbukuron jetën: “Ky vargu im,/Bukur rimon,/Plagët e zemrës,/Sa bukur shëron!/A thua poetët,/Pse nuk jetojnë më gjatë,/Të na lehtësojnë jetën,/Me vargun e zjarrtë!

Poeti filozofon te poezia “Fjala është flori”, ku, duke u shprehur poetikisht për vlerat e fjalës, përmend njëherazi edhe pasojat që ajo shkakton kur nuk është e duhura, kur ajo shigjeton, krijon apo ngacmon plagë: “Fjala është flori,/Diamant në gji,/Është e ëmbël,/për lakmi,/Por e ashpër,/Shpatë e mprehtë,/Shkatërron shoqëri,/Shkatërron dhe jetë.” Teksa ngjall optimizëm dhe ndjenja lumturie poezia ”Jetë e re”, që fillon me vargjet: “Është kohë lumturie,/Është kohë fëmijërie,/Rrugëtim jetik,/Në shpirtin fisnik./Me erën në shpinë,/Dhe diellin mbi fytyrë,/ Le të me verboj vala,/Me gjithë bukurinë,/E ndjejë në shpirt,/Aromën e fushës së blertë,/Freskinë e qiellit të kthjelltë,/Që më bënë të lumtur,/Për jetën në vijim./O, jetë e re plot gjallëri,/ Ma mbushë shpirtin plot lumturi.”

Mund të flasim pafundësisht për këtë vëllim, por dëshiroj të nënvizojë se poezitë e tij më ngjasojnë me gurët e çmuar të një gjerdani shkëlqimtar që gjithkush i dëshiron dhe e ka zor t`i veçojë dhe t`i renditë, sepse edhe sikur njërën prej tyre të heqësh, do t`i prishësh bukurinë gjerdanit, do t`i zbehësh ngjyrat, dritën dhe shkëlqimin. E pra, kemi në duar një gjerdan të shkëlqyer poetik, le ta gëzojmë atë dhe t`i shijojmë vlerat që poeti Demaku na i ofron me shumë kënaqësi, mirësi dhe dashuri.

Njeri largpamës, poet, prozator, përkthyes i njohur

Poeti Sokol Demaku është mërgimtar, natyrisht një pozicion i pafavorshëm, pasi edhe ai, si qindramijë shqiptarëve të tjerë, i është dashur të integrohet me botën perëndimore, saktësisht në Suedi, ku, ai, me qëndrimin, karakterin, formimin, kulturën, vullnetin dhe vlera të tjera shoqërore ia ka arritur t`ia dalë ndanë me sukses. Jeta e Sokolit nuk ka qenë e lehtë për faktin se ai nuk ka qëndruar si një fidanë i mbjellë rastësisht, por ai ka dashur të prezantojë vetveten, të shpërthejë energjitë e tij krijuese, të prezantojë aftësitë, formimin dhe pozivitetin e tij, kulturën dhe traditat, edukatatën që i ka dhënë familja, prindërit e dashur që nuk i harron asnjëherë, ndonëse edhe vet ai sot është baba dhe gjysh shembullor me ndjeshmëri të lartë. Mjafton të përmendim faktin se, Sokoli sapo erdhi në Suedi, mësoi me thmel gjuhën e vendit, jo thjesht si një nevojë komunikimi, por ai mësoi gjuhën letrare kombëtare suedeze në mënyrë që të shkruajë dhe të botojë në atë gjuhë. Ai mbaroi studimet universitare në Goteborg, duke mbështetur kështu profesionin e tij si mësues në shkollën “Fjardingskolan” të Borasit. Ndërkaq, duke qenë nismëtar, së bashku me shqiptarë të tjerë, ai ngriti Qendrën e njohur Kulturore Shqiptare “Migjeni”, e cila është ndër qendrat dhe shoqatat kulturore shqiptare më të shquara në Suedi, e vlerësuar nga vet suedezët, por dhe nga shqiptarët në atë vend, ashtu dhe me rrezatim të gjerë në trojet shqiptare, ku Qendra Kulturore “Migjeni” rrezaton pandërprerë kulturë, trashëgimi, etnografi, tradita shqiptare, art dhe letërsi. Kjo Qendër, nën drejtimin e Sokolit, ka përhapur dhe ka ngritur lart emrin e Migjenit tonë, e ka bërë atë të njohur në vlerat e tij të madhërishme, edhe atje në Veriun e largët, në vendin e vikingëve të lashtë dhe të aurorave polare, vepra e Millosh Gjergj Nikollës (Migjenit) ndrit me tërë fuqinë e saj. Nëpërmjet kësaj Qendre shkëlqimtare e kulturore, Migjeni është gjallë dhe rrezaton si yll i ndritshëm. Në qytetin Boras të Suedisë, të njohur si qytet i lindjes së tekstilit suedez, Sokoli i dha jetë edhe revistës kulturore për fëmijë dhe të rinj “Dituria”, një radioje që transmeton suedisht dhe shqip “Dituria”, sikurse dhe një TV me emrin “Dituria”…

Suedezët e duan shumë Sokolin, ata e prezantojnë emrin dhe kontributin e tij krijues në mediet e tyre, e nënvizojnë emrin e tij në vlerësimet që i bëjnë, duke i besuar deri dhe përkthimin në shqip të disa prej kryeveprave të tyre letrare, sikurse, Sokoli përkthen suksesshëm edhe nga shqipja në suedisht vepra të njohura shqiptare.Tashmë fusha e përkthimeve është një projekt i madh i tij,të cilin ai e realizon me vullnet dhe pasion.Lista e librave të përkthyera prej tij e kalon numrin 40.

Kontributi i Sokolit është i dukshëm në ngritjen e urave kulturore të miqësisë ndërmjet dy shteteve mike, por edhe në fushën e arsimit, ku ai ia ka arritur të binjakëzojë shkolla suedeze me shkolla shqiptare, qendra kulturore të shqiptarëve të Suedisë me ato të Shqipërisë, të Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare si në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Greqi etj. Janë të shumta arritjet e këtij njeriu largpamës, por edhe gazetar, prozator, poet dhe përkthyes tashmë i njohur, të cilin Lidhja e Shkrimtarëve të Suedisë e ka pranuar si njërin prej anëtarëve të saj më aktivë. Por Sokoli është edhe njeri me zemër të madhe e paqësore; bukuria e shpirtit të tij, pasqyrohet thellësisht dhe dukshëm në poezinë e tij, teksa vargjet që krijon pareshtur përhapen dhe vërshojnë pa u ndalur si ujërat e pastra, të kaltëra e jetëdhënëse.

I lumtur kush njeh nga afër Sokol Demakun, por edhe më i lumtur kur njeh fuqinë e tij krijuese, miqësinë dhe personalitetin e tij shumëplanësh.

Ftoj lexuesin në leximin e këtij vëllimi poetik, i bindur se do të gjejë aty vlera të thella njerëzore të ngritura në art, të cilat jo vetëm na bëhen të dashura dhe na emocionojnë artistikisht, por na shërbejnë edhe si mësime të vlefshme për jetën.

Faleminderit!

Nga Viron Kona