Disa nga mjediset ruajtëse tipike të shqipes në Diasporën arbëreshe

E enjte, 28 Mars, 2024

Arbëreshët e Italisë, ashtu si dhe krejt diasporat e hershme shqiptare në vende të ndryshme, si arvanitët apo arbëroret në Greqi, arnautët në Turqi e në vende të tjera të Lindjes, e deri në Siri etj, arbëneshët e Zarës në Dalmaci si dhe shqiptarët e Mandricēs (Bullgari), të Ukrainës (Rusi) janë mjedise ku deri më sot, me gjithë ndikimin nga gjuhët e folura e të shkruara zyrtare të vendeve përkatëse, vazhdojnë të ruajnë shumëçka me vlerë: fjalë, frazeologjizma dhe mbi të gjitha dukuri të etnografisë së të folurit arbërisht apo të shqipes së hershme, si dhe ndikime e hibridizime ligjërimore dhe etnokulturore me shumë interes për t’i njohur dhe studiuar. Në mënyrë të veçantë leksiku i tyre meriton edhe të përfshihet në Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe që ka ndërmarrë Akademia e Shkencave, si dhe në studimet e nivelit të doktoraturës që mund të bëhen mbi bazën e anketimeve dhe hulumtimeve në ato vende.

Në këtë kuadër, mendojmë, sa nuk është vonë duhet të ndërmerret edhe hartimi i një Atlasi të ri dialektologjik të shqipes së sotme, duke përfshirë në të edhe të folmet e diasporës arbëreshe e arnaute.

Sigurisht, një projekt i tillë, në kushtet e sotme, mund të ndërmerret edhe si punë në bashkëpunim ndërmjet universiteteve dhe instituteve kërkimore shkencore albanologjike në krejt arealin e shqipes në Ballkan, në Itali, e më gjerë.

Disa nga mjediset ruajtëse (konservatore) tipike të shqipes në diasporën arbëreshe

Të folmet dhe përgjithësisht ajo trashëgimi që kanë ruajtur arbëreshët në dhe të huaj kanë qenë dhe mbeten me rëndësi për studimet shqiptare. Në mënyrë të veçantë për gjuhën shqipe, dëshmitë shkrimore të së cilës janë të vona, materiali gojor që vjen nga dialektet dhe të folmet është shumë i mirëseardhur dhe me dobi për dialektologjinë historike dhe për historinë e gjuhës shqipe. Në mënyrë të veçantë janë të vlefshme të dhënat e të folmeve anësore të shqipes, sidomos ato me fytyrë arkaike apo ruajtëse (konservative), siç janë disa të folme të pikave anësore të Veriut e të skajit jugor dhe, posaçërisht, të folmet e diasporës sonë të moçme në Greqi, Itali, Zarë etj. Një pamje të përgjithshme për të folmet e arvanitëve të Greqisë dhe të arbëreshëve të Italisë, si dhe të mbarë të folmeve të diasporës shqiptare, e gjejmë në librin “Dialektologjia”, të prof. Jorgji Gjinarit e prof. Gjovalin Shkurtajt.

Arbëreshët e Greqisë quhen më dendur arvanitë, porse Bellushi ka shënuar se nëpër ngulimet shqipfolëse përdoret dendur edhe arbëror. Sipas Bellushit arvanit dhe arvanidh është një fjalë që përdoret më tepër nga grekët për të shënuar arbëreshin, kurse vetë popullsia arbëreshe e Greqisë përdor arbëror: “Neve thuhemi arbërorë”. Ashtu si arbëreshët e Italisë vetën e quajnë arbëreshë, kurse italianët i quajnë ata gjegji.

Bellushi shkruan dhe dëshmon se gjatë udhëtimeve të tij në Greqi, duke shkuar katund më katund dhe gati derë më derë, ka gjetur edhe një numër të mirë librash monografikë rreth historisë së ngulimeve arbërore.

Ai shënon se atje, edhe sot e gjithë ditën, janë edhe një numër shumë i madh visesh arbëreshe si dhe qindra mijra shqipfolës për të cilët dihet pak ose asgjë.

“Arbëreshët”, – përfundon Bellushi, “krahas maqedonëve   turqve, ebrejve dhe vllehëve janë pakica gjuhësore më e konsiderueshme në Greqi”.

Duke përcaktuar se në çfarë statusi ndodhet sot shqipja në diasporën arvanite, prof. Gjovalin Shkurtaj, në kreun përkatës kushtuar të folmeve arvanite ka nënvizuar sa vijon: “Statusi gjuhësor i shqipes në Greqi qoftë në atë pjesë ku shqiptarët janë në trojet e veta e në vijim të atdheut të vet Shqipërisë, në Camëri qoftë në diasporën arvanite, është kudo i njëjtë: injorim e mohim i plotë i pranisë së albanofonisë në Republikën e Greqisë. Pra, si në Çamëri, ashtu edhe në diasporën arvanite, shqipja është vetëm gjuhë e zemrës, gjuhë amtare e papërfillur dhe e panjohur zyrtarisht.”. Mbi të, për të gjithë shqipfolësit e Greqisë, qofshin shqiptarë në trojet e veta në Çamëri, qofshin arvanitë në diasporën e atjeshme, qëndron greqishtja e folur dhe e shkruar, të cilën çdonjëri duhet ta mësojë dhe ta ushtrojë në shkollë, në administratë e kudo”.

Si kudo në Evropën e qytetëruar edhe diasporat e hershme e të reja shqiptare ka nisur një procesi vrullshëm dhe i pandalshëm modernizimi e kulturimi, një përpjekjeje për t’u përfshirë në rrjedhat e jetës moderne”, modeli i së cilës vjen tashmë jo vetëm nga “flukset e dukshme” e nga qendrat urbane si të tilla, si shkollat, institucionet publike, zyrat e burokracia shtetërore etj.  që të gjitha në italisht (përkatësisht në gjuhë të huaja te tjera, që janë gjuhë zyrtare kombëtare në vendet përkatëse) po më për së forti nga “flukset e padukshme”, të cilat nuk janë më pronë vetëm e qyteteve dhe e institucioneve zyrtare. Mbi këtë bazë, sot mund të vëmë re se, në të gjitha bashkësitë gjuhësore në kontakt e në kuadrin e shteteve të ndryshme, gjuha dhe sidomos ligjërimi i folur shfaqen në formën e një sjelljeje gjuhësore. Brenda këtij kuadri të “sjelljes” dhe shfaqjes së një edukate të caktuar, ka edhe një drejtim të caktuar të zhvillimeve komunikative dhe të përdorimit (përkat. mospërdorimit apo deri mënjanimit të plotë apo edhe vdekjes) së gjuhëve dhe idiomave vendore. Kjo e shton më tepër se kurrë edhe rrezikimin e gjuhëve apo idiomave a të folmeve vendore, jo vetëm të arbërishtes ( në fakt arbërishteve) në Itali dhe kudo në Evropë e në Botë. Megjithatë janë akoma disa mjedise që, duke qenë edhe më të emargjinalizuara, rezistojnë më shumë ndaj rrafshimit e zhdukjes së gjuhës, disa prej të cilave po i parashtrojmë në kumtesën tonë.

1.Emrat e farefisnisë: mëm,-a, mëma madhe, jema, jati, tata, tatëjoshi, joshi, tatëmadhi, tatmir,-i, katanan,-i, motra, motem,-a, vëllau/yua, të mi yuezër, motra, motërmë (tezja); bilë/biljë, biri, lal/ljalj, lalj pjak/plak; zoti lal, zotrote, nuni e nuna; pajëm (pa nënë), pajat (pa at=baba); dhender,-i, nuse, ungli (ungji, xhaxhai); krushk,-u, krushk, -a; shkulqija, nusja, dhëndërri etj.

  1. Veshjet e grave dhe të burrave (keza, kurora, tirqit, brek-t (pantallonat, brekët), brez,-i, xilona, xhipun,-i, xheshënj (zhvesh), xheshkarat (i leckosur, i veshur me rroba të grisura), petkat; shtrat ) emërtimet e riteve e qokave famljare ( martohet, ksheti etj.)

3.Praktikat magjike dhe bestytnitë e hershme që ruhen sidomos në ligjërimin e grave (shtrigat), Mëma Qinde (it.Nona Centesima), Përjashtëme (Quelle di fuori), Fatosme (it. Fate), Kënka e Lej-Zot (Ilcanto del gano bollito).

4.Jeta shtëpiake, kushina dhe përgatitje e bukës dhe e ushqimeve tradicionale: zjarm,-i (zjarr), vatër,-a; kulaç,-i , buk,-a, na uzarmi bukën e shpis; bënj bukt (gatuaj), bukzier (it. panocotto), dromsa-t, hell,-i, hirr,-a, kulloshter,-a, ve,-a vezë), uthull,-a, etj.

5.Pjesë të trupit të njeriut, sidomos pjesë intime, emra sëmundjesh të rënda për njerëz e kafshë që jepen me metafora eufemistike: krie (kokë) dhe formimet prej saj si: kriengulaz, krienguret, kriepermist, kembalesh,-e, këmbangriq, këmbështrembër, glu,-ri (gjuri), kupza glurit; gluh,-a (gjuha) dhe formimet prej formimet prej saj,si: glishti i madh,glishti i vogël, glishtel,-a (gishtëz); këmb,-a dhe formimet prej saj, si: faqezi, faqe muri etj.; bith,-a dhe formimet prej saj, si: bithqiqer, bithkulaç, bithtrast; bitha e qiqes, bithza, saj, si: gluhez lopje, gluhglat, gluhlig; glëndërr (gjëndërr) etj.; faqe,-ja dhe formimet prej saj, si: faqezez dhelkrje; hund,-a dhe formimet prej saj, si: hundmadh,-e, hundohem, hundonj, hundpiqurr, hundpo[ -e etj. bisht,-i dhe formimet prej saj si: “Ndrrove sit me bishtin si burrithi me miun; bishtaglatza, bishtarreth, bishtgrik,-a (grykë= gojë) dhe formimet prej saj, si: grikakuq,-i, grikdos, grikmadh,-e; grikhelm etj., shal, a dhe formimet prej saj, si: shalhapt; zëmër,-a, dhe formimet prej saj, si: lugza zëmrës, ëmermir, zemergur

6.Ndajfolje dhe parafjalë tipike arbëreshe: ati (aty), (vitin e kaluar), dej, dejmenat, fare (asgjë, aspak) dhe formimet prej saj, si: faregjakun (asgjëundi), faregje.

  1. Këngët e djepit, këngët rituale dhe përgjithësisht kënga popullore.

Nga Gjovalin Shkurtaj dhe Meleq Shopi

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 