Guvernatori Sejko në Vjenë: Gjithçka për të kontrolluar inflacionin

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Në datat 10-11 janar 2023, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko  mori pjesë në Vjenë, në Forumin e Evropës Qendrore dhe Lindore. Ky takim vjetor, i organizuar nga revista Euromoney, ndër autoritetet kryesore të informacionit dhe opinionit për tregjet bankare dhe financiare në botë, me gazetarë që mbulojnë rreth 100 vende në mbarë botën, bëri bashkë guvernatorë të bankave qendrore të rajonit, si dhe studjues, akademikë të financave publike dhe personalitete me ndikim në financat evropiane, për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit ekonomike në vendet e Evropës dhe kryesisht në ato të rajonit lindor dhe juglindor të saj.

Guvernatori Sejko ishte i ftuar për të diskutuar në panelin me temë “Politika monetare: një përshpejtuese fiskale, ndryshimet e papritura monetare – kufizimi i pasojave negative”, së bashku me homologë nga Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia dhe Hungaria.

Gjatë këtij paneli, Sejko prezantoi zhvillimet më të fundit në ekonominë shqiptare dhe ndikimet e krizave të viteve të fundit. Ai u shpreh se Banka e Shqipërisë(BSH) ka ndjekur një cikël normalizimi të qëndrimit të politikës monetare gjatë vitit 2022, duke e rritur normën bazë të interesit nga minimumi historik prej 0.5% në fillim të vitit, në nivelin 2.75% në fund të tij.

Guvernatori i BSH u shpreh se detyra e bankave qendrore për ruajtjen e stabilitetit monetar dhe financiar të ekonomive bëhet më komplekse, në prani të goditjeve të huaja të ofertës, si rritja e çmimeve në tregun e huaj, goditje e cila buroi nga agresioni i papritur ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës dhe që kërcënoi stabilitetin e çmimeve kudo në botë.

Më tej, Sejko theksoi se regjimi i politikës monetare të aplikuar nga Banka e Shqipërisë – ai i shënjestrimit fleksibël të inflacionit – ofron kushtet e duhura për vendimmarrjen, për sa kohë ai mban parasysh si objektiv final atë të qëndrueshmërise së çmimeve, si  dhe nevojën për zbutjen e pasojave të goditjeve në ekonomi.

Në vijim, Guvernatori shtoi se ruajtja e stabilitetit financiar kërkon përfshirjen e vazhdueshme dhe aktive të aktorëve të tjerë institucionalë. Ai theksoi nevojën e koordinimit ndërmjet politikave monetare dhe fiskale. Në tërësi, këto politika duhet të jenë në koordinim me njëra–tjetrën, duke synuar kontrollin dhe kthimin në objektiv të inflacionit, me një kosto sa më të ulët mbi aktivitetin ekonomik. Në këtë kontekst, konsolidimi fiskal në Shqipëri ka shkuar në linjë me normalizimin e politikës monetare. Megjithatë, Sejko theksoi se, brenda hapësirave të saj, politika fiskale ka pasur një rol parësor për zbutjen e ndikimit të goditjeve në ekonominë shqiptare.

Gjatë këtij forumi dyditor, Guvernatori Sejko zhvilloi takime me personalitete të njohura ndërkombëtare, me zyrtarë të lartë të bankave qendrore, si dhe me përfaqësues të bankave të ndryshme tregtare.